Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama do “kokën” e nr.1 të Mallakastrës; Agron Kapllanaj, i dënuari që u bë kryebashkiak

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama do “kokën” e nr.1 të Mallakastrës;  Agron Kapllanaj, i dënuari që u bë kryebashkiak

Këtë javë në fokusin e medias është përplasja mes Partisë Socialiste dhe kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Klement Zguri. Më herët Partia socialiste kërkoi shkarkimin e kryetarit të i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj por dhe të kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Në faqen zyrtare të KQZ-së është publikuar formulari i dekriminalizimit të Agron Kapllanajt dhe gjendet në këtë link.

Formular i dekriminalizimit, Agron Kapllanaj by Tirana Today on Scribd

Kapllanaj ka deklaruar së është i dënaur më dy vite burg dhe 200 euro në Itali për një ngjarje të ndodhur ne 1995 por nuk ka bërë burg duke u kliruar me kusht por dënimin e ti.

Kapllanaj në formular nuk shpjegon arsyen se përse është i dënuar, por në rrjetin social facebook ka shkruar se është dënuar për letra të falsifikuara.

Sot kryeministri Edi Rama tha se duke kërkuar shkarkimin e Klement Zgurit, do t’i hapet rrugë pas edhe shkarkimit të kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, i dënuar në Itali.

Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka teserën e Partisë Demokratike nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe është dënuar nga autoritetet italiane.

Kapllanaj në një shkrim në Facebook shkruan për arsyet e dënimit në Itali.

 

Kryetari i bashkisë z.Agron Kapllanaj jep një deklarim në facebook.

Të dashur miq,

Detyrimi moral që kam ndaj jush dhe të gjithë publikut, më bën t’ju sqaroj historinë time të publikuar në media këto ditë. Ligjërisht, unë e kam përmbushur detyrimin tim duke plotësuar të gjitha të dhënat e kërkuara në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin. Unë nuk fola menjëherë pasi u bë publikimi i të dhënave të mia në media sepse nuk doja që fjala ime të tingëllonte si justifikim dhe për këtë arsye, po ju drejtohem sot. Besoj që sot sqarimi im do të lexohet ftohtë nga të gjithë dhe secili prej jush ka mundësinë të më gjykojë pastër dhe pa emocion.

Unë nuk dua të jap asnjë justifikim. As nuk dua të them se nuk i mbaj mend detajet apo arsyet. Detyrimi im moral është që publiku meriton ta dijë, përsa kohë kam dalë të kërkoj para një viti besimin e tij dhe që me shumë bujari ma dha këtë besim.

Si shumë shqiptarë të tjerë, në vitin 1991, mes shumë vështirësive, emigrova në Itali, ku jetova 10 vjet, gjer në vitin 2000. Në vitin 1995, pasi kurseva disa para nga puna dhe për shkak të moshës së re që kisha, bleva një makinë të përdorur në Firenze. Sigurisht që padituria apo edhe dëshira e tepruar e moshës, për të patur makinën, më shtyu në nxitim ta blija nga një individ Italian, i cili dokumentat e makinës i kishte të falsifikuara. Iu gëzova makinës së blerë, pa ditur, për rrengun që më ishte punuar.

Në datën 26.07.1995, më ka ndaluar në rrugë patrulla e policisë rrugore dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi që dokumentat ishin të falsifikuara, edhe pse unë isha në posedim të mjetit me të gjitha çelësat e saj. Më kot ishin sqarimet që unë dhashë pranë autoriteteve italiane për atë çfarë kisha pësuar. Një ditë më vonë, u ndodha pa makinen e blerë dhe pa lekët e kursyera që kisha paguar për ta blerë këtë makinë. Vazhdova të qëndroj e të punoj në Itali deri në vitin 2000, kur u ktheva në Shqipëri përgjithnjë. Më vonë rashë në dijeni se autoritetet policore italiane më kishin proceduar për atë incident, që në vitin 1995. Megjithëse unë kam jetuar në Itali në atë periudhë, nga viti 1995 deri në vitin 2000 nuk kam qenë në dijeni dhe nuk kam njoftuar se si kishte rrjedhur çështja. Vitin e kaluar, teksa ishte duke u diskutuar çështja e dekriminalizimit, bëra kërkimet përkatëse dhe më rezultoi se në vitin 2003, pra plot 8 vjet nga ai incident dhe 3 vjet pasi unë kisha lënë përfundimisht Italinë, ndaj meje ishte dhënë një vendim dënimi me dy vjet burgim të pezulluar (që nuk vuhet nëse nuk bën shkelje) dhe me 200 euro gjobë. Kam shkuar disa herë në Itali, qoftë për çështje pune, qoftë për çështje personale. Asnjëherë nuk më është vënë në dijeni ky fakt. Nuk jam arrestuar dhe nuk jam burgosur asnjë ditë të vetme. Megjithatë, në çdo rast unë pranoj se është përgjegjësia ime e plotë që nuk e ndoqa personalisht procedurën gjyqësore.

Është kjo një përgjegjësi totalisht e imja, për të cilën jam i gatshëm të mbaj cfarëdo mase, ligjore dhe morale. Kam kërkuar besimin e qytetarëve, duke iu premtuar atyre shembullin e punës dhe të moralit. Këtë kam besuar se kam treguar përsa kohë që kam qenë kryetar Komune dhe tashmë prej 1 viti, edhe Kryetar i Bashkisë Mallakastër. Bashkëqytetarët e mi kanë të drejtën të jenë në dijeni se cili është njeriu, që i kanë besuar drejtimin e Bashkisë së tyre. E sigurt është një gjë që iua kam premtuar dhe që nuk do rresht asnjë ditë së treguari. Ata nuk kanë në krye një njeri që i turpëron në dinjitetin e tyre.

Gjithsesi, ngjarja është ajo çka ju tregova më sipër. Unë kam depozituar sipas ligjit në KQZ vetëdeklarimin së bashku me dokumentet e tërhequra nga gjykata italiane dhe Ministria italiane e Drejtësisë. Vlerësimi tashmë i mbetet autoriteteve dhe publikut.

Agron Kapllanaj

Kryetar i Bashkisë Mallakastër (TIRANA TODAY)

 

Tags: bashkisëe kryetaritkërkojnëMallakasterPSramashkarkimin

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar
Aktualitet

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

17:52 | 10/11/2025
Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari
Aktualitet

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

16:13 | 10/11/2025
Next Post
Baloteli: Të bashkuar drejt Rusisë, Zlatan për fat të keq je në anën e gabuar (Video)

Baloteli: Të bashkuar drejt Rusisë, Zlatan për fat të keq je në anën e gabuar (Video)

Teknologjia në arsim, një sfidë midis dështimit dhe suksesit

Teknologjia në arsim, një sfidë midis dështimit dhe suksesit

Formacionet zyrtare/ Panucci hidhet në sulm

Formacionet zyrtare/ Panucci hidhet në sulm







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com