Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Demoktatike, Lulzim Basha që të mos bllokojë negociatat me BE-në. Deklarata e Ramës u bë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ku tha se “PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar nga të tjerë aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE.”
“Prandaj i bëj një thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.
Nuk është 100% i sigurt sot, duhet të garantohet, jemi duke punuar me disa shtete që kanë shqetësimet, që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim mund të kthehet në arsye për të na penguar” , tha Rama.