Kryeministri konfirmoi një natë më parë, se ai nuk do të ndërmarrë asnjë vendim nëse studentët nuk pranojnë të dialogojnë me të.
Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 9 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara Kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret, mund të rrinë dhe 10 vite.
“Ata që janë tani tek zjarri, le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama në emisionin ‘Opinion’.
Kjo përgjigje ka revoltuar moderatorin, i cili menjëherë ka ndërhyrë.
Blendi Fevizu, duke ju drejtuar kryeministrit tha se “si mund ta thuash këtë, se ke qenë pedagog?”.
Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ata “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.