Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Radovan Karaxhiç, psikiatri poet që përgjaku Bosnjën dhe ideoi gjenocidin në Srebrenicë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Radovan Karaxhiç, psikiatri poet që përgjaku Bosnjën dhe ideoi gjenocidin në Srebrenicë

Masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, është akti më i rëndë i gjenocidit të ndodhur në Evropë, që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte për arkitekt udhëheqesin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.

Pasi u dënua me 40 vjet burg për këtë masakër në vitin 2016 nga Gjykata e Hagës, Karaxhiç u dënua 3 vite më pas, në mars të këtij viti me burgim të përjetshëm, pas shpalljes fajtor për masakra të tjera të ndodhura gjatë Luftës së Bosnjes së viteve 1992-1995.

Po kush ishte ky njeri, që bashkë me gjeneralin Ratko Mlladiç, ishin “kasapët” që zbatonin në terren planet gjakatare të udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç? Radovan Karaxhiç lindi në fshatin Petnicë pranë qytetit të Savnikit në Malin e Zi në qershorin e vitit 1945.

Fëmijërinë e kaloi në fshat, përpara se të shkonte në kryeqytetin boshnjak Sarajevë, për të studiuar në shkollën e mesme mjekësore. Ai i vazhdoi studimet në Universitetin Mjekësor të Sarajevës, dhe u specializua si psikiatër në spitalin e qytetit të Koshevos.

Krahas punës së tij si psikiatër, kryesisht me pacientë që vuanin nga depresioni, Karaxhiç nisi të shkruante edhe poezi. Ai botoi disa libra, dhe fitoi një fare njohjeje.  Në kulmin e viteve të luftës në ish-Jugosllavi, atij iu dha një çmim letrar në Rusi. Madje botoi një tjetër libër me poezi gjatë kohës që ishte në arrati pas përfundimit të luftës.

Eprori i Karaxhiçit në spitalin e Koshevos ishte Ismet Çeriç, që kujton se Karaxhiç kishte gjithmonë kishte një “vlerësim tepër të lartë për veten”. “Ai thoshte:Unë jam një poet i shkëlqyer, një psikoterapeut i shkëlqyer, një menaxher i shkëlqyer. Në atë kohë ne menduam se kjo ishte ndjenja e tij unike e humorit”- thotë ai.

Pavarësisht vetëmburrjeve, Karaxhiç nisi të ketë probleme me ligjin. Në vitin 1984 u arrestua nën akuzën e përvetësimit të fondeve publike, që i shfrytëzoi për ndërtimin e vilës së tij në qytetit të voglës të Pales, pranë Sarajevës. Karaxhiç u shpall fajtor dhe u dënua, por për shkak të 11 muajve kaluar në paraburgim, u lirua.

Në vitin 1990 në Bosnje u themelua Partia Demokratike Serbe, SDS, dhe Karaxhiç u zgjodh kryetari i parë i saj. Partia ishte pjesë e një koalicioni anti-komunist, që nisi fushatën që Bosnja të vazhdonte të mbetej pjesë e Jugosllavisë.

Zgjedhjet e para shumëpartiake në Bosnje, u mbajtën në nëntor të atij viti. Së bashku me SDS e Karaxhiç, fituese të zgjedhjeve ishin edhe 2 partitë e tjera nacionaliste – Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Kroat.

Në një fjalim në tetorin e vitit 1991 në parlamentin boshnjak, Karaxhiç i paralajmëroi boshnjakët, mbi rreziqet e një lufte të afërt, vetëm pak ditë pasi Sllovenia dhe Kroacia kishin shpallur pavarësinë nga Jugosllavia. Ai tha se braktisja e Jugosllavisë, do ta zhysë Bosnjën në kaos.

“Rruga që po zgjedh sot Bosnja dhe Hercegovina, është rruga e njëjtë për në ferr, që kanë marrë tashmë Sllovenia dhe Kroacia”- u tha ai deputetëve boshnjakë. Ishte një fjalim që dukej se parathoshte brutalitetin e konfliktit të ardhshëm, dhe masakrat që do të vinin.

“Mos mendoni se nuk do ta merrni kollaj Bosnjen, dhe myslimanët ndoshta do të zhduken, pasi nëse shpërthen lufta, populli mysliman nuk do të jetë në gjendje që të mbrojë veten”- tha Karaxhiç. Bosnja Hercegovina shpalli pavarësinë në vitin 1992, pavarësisht kundërshtimit të pakicës së konsiderueshme serbe, që donte të mbetej pjesë e Jugosllavisë. Në ato kushte shpërtheu lufta.

Karaxhiç u vetë shpall presidenti i parë i Republikës Serbe brenda Bosnje Hercegovinës.

Me mbështetjen e Beogradit dhe Sllobodan Millosheviçit, Karaxhiç nisi luftën që kishte paralajmëruar në Bosnje. Nën udhëheqjen e tij politike, u kryen vrasje dhe përdhunime në zonat e kontrolluara nga serbët. Për komunitetet jo-serbe, kryesisht kroatë dhe boshnjakë u ngritën kampe përqendrimi, dhe pas 6 muajsh nisi rrethimi i gjatë i Sarajevës.

Pak javë pas nënshkrimit të Marrveshjes së Paqes në Dejton në korrik 1995, që i dha fund luftës në Bosnje, Karaxhiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Republikës Serbe, për shkak të edhe të presionit ndërkombëtar.  Pak muaj më vonë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër-arresti për të, ai u fsheh.

Për vite të tëra, ishte në kërkim ndërkombëtar. Për një kohë, mendohej se fshihej në manastiret e Kishës Ortodokse Serbe, dhe më pas në zonat malore në trekëndëshin mes Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi. Gjatë gjithë kohës, qeveria serbe deklaronte se nuk kishte asnjë informacion se ku mund të gjendej Karaxhiç, edhe pse faktori ndërkombëtar nuk e besonte këtë.

SHBA ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, për atë që jepte informacione mbi vendndodhjen e tij. Por përkundër përpjekjeve të shumta nga forcat ndërkombëtare dhe lokale të sigurisë, Karaxhiç u arrestua vetëm në verën e vitit 2008 në Beograd, ku ai jetonte i transformuar në pamje dhe nën identitetin e rremë, Dragan Dabiç, duke ushtruar profesionin e mjekut.

Çuditërisht ai qarkullonte lirshëm në publik, dhe nën emrin e ri shkruante artikuj për revistën “Epoka e Re”. Gjatë gjyqit, ai hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar veten si “viktimë të Drejtësisë”, dhe e prezantuar veten si “psikiatër, poet dhe një njeri të paqes”. Por qindra dëshmitarë okularë të krimeve të tij, e fundosën në Hagë, duke e detyruar të ngrysë ditët në qeli./ TIRANA TODAY

Tags: Gjykata e Hagësmasakra e SrebrenicëspsikoterapeutRadovan Karaxhicudhëheqesi i serbëve të Bosnjes

TË LIDHURA

Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026
Bota

Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026

20:23 | 16/09/2025
Botërori/ FIFA “lëshon dorën”, mbi 300 milionë euro për lojtarët e kombëtare
Bota

Botërori/ FIFA “lëshon dorën”, mbi 300 milionë euro për lojtarët e kombëtare

18:50 | 16/09/2025
Vrasja e Charlie Kirk, sonte në ora 22:00 zhvillohet seanca e parë dëgjimore me autorin e krimit Tyler Robinson, detajet
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, sonte në ora 22:00 zhvillohet seanca e parë dëgjimore me autorin e krimit Tyler Robinson, detajet

17:27 | 16/09/2025
Next Post
Tarragona 1978/ Kur një ditë vere, u shndërrua në tragjedi për qindra plazhistë

Tarragona 1978/ Kur një ditë vere, u shndërrua në tragjedi për qindra plazhistë

Haradinaj nuk heq dorë: Kur të na njohë Serbia hiqet taksa

Haradinaj nuk heq dorë: Kur të na njohë Serbia hiqet taksa

Euro dhe Paundi e nisin javën në rritje, zhvlerësohet Dollari

Euro dhe Paundi e nisin javën në rritje, zhvlerësohet Dollari

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025




TË FUNDIT

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve
Politikë

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

by mirseda
21:23 | 16/09/2025
0

Pas vendimit të Apelit tq GJKKO e cila kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush...

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025
“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

20:46 | 16/09/2025
Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026

Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026

20:23 | 16/09/2025
Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas vendimit

Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas vendimit

20:12 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com