Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Qytetari antidemokratik

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika po na bën të gjithëve sofistë

Nga: Klementin Mile

Kriza politike e vendit tonë është e plotë. Ajo i ka përfshirë të gjitha organet e shtetit, qeverinë në kuptimin e gjerë të fjalës. Krizën e gjejmë në pushtetin legjislativ, të cilit i mungon legjitimiteti i një gare të drejtë dhe të ndershme për votën e popullit. E gjejmë në pushtetin ekzekutiv, ku qeveria e dalë nga legjislativi i dyshimtë, as i ka bërë premtime popullit dhe as i jep llogari për ndonjë gjë. E gjejmë këtë krizë edhe në pushtetin gjyqësor, i cili prej kohësh është paralizuar dhe nuk funksionon.

Përpos të tjerave, ka të dhëna të painjorueshme se kreu i ekzekutivit po përpiqet t’i kapë edhe pushtetet e tjera. Në këto kushte, konflikti presidencë – parlament dhe presidencë – qeveri është bërë i zakonshëm. Por kjo krizë nuk do të ishte e plotë në rast se do të përfshinte vetëm organet e qeverisë, duke lënë të paprekur anën tjetër, të qeverisurit.

Të flasësh për qeverinë dhe të qeverisurit do të thotë t’i referohesh sistemit politik. Politologu amerikan Dejvid Iston, duke na dhënë modelin e sistemit politik, thotë se të qeverisurit kontribuojnë në sistem me anë të mbështetjes dhe të kërkesave të tyre. Sistemi reagon me anë të vendimeve dhe politikave, që mund të jenë të kënaqshme ose të pakënaqshme për të qeverisurit. Për një vend në krizë politike të plotë, si ky yni, kjo do të thotë se përgjegjësia nuk mund t’i hidhet tërësisht legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, pra qeverisë në kuptimin e gjerë të fjalës, por duhet parë gjithashtu se çfarë është e gabuar në mënyrën se si qytetarët shqiptarë e japin mbështetjen e tyre dhe se çfarë është e gabuar në kërkesat që bëjnë.

Fenomenet negative me të cilat përballemi sot dhe që janë dimensione të krizës, të tilla si shitblerja e votave, mungesa e llogaridhënies qeveritare, dëmi i jashtëzakonshëm ndaj buxhetit të shtetit, prokurorë që u bëhet atentat, dhe media që dizinformojnë rregullisht dhe qëllimisht, nuk do të ishin të mundura pa kontributin esencial të të qeverisurve. Këto janë fenomene korruptive dhe, siç e tregon edhe etimologjia e termit, në latinisht corruptus i referohet një shkatërrimi që mund të ndodhë vetëm prej bashkëveprimit të dy forcave të ndryshme.

Një shekull e gjysmë më parë, filozofi i shquar anglez Xhon Stjuart Mill, theksoi nevojën e demokracisë për qytetarin demokratik. Ky i fundit shpreh kulturën demokratike, e cila është e domosdoshme për mirëfunksionimin e strukturës demokratike. Qytetari demokratik e zgjeron këndvështrimin e tij duke analizuar shumë çështje me të cilat nuk përballet në përditshmërinë e vet. Ndërkohë që është i angazhuar në funksionet publike, ai është thirrur për të vlerësuar dhe për t’u shërbyer interesave që nuk janë të tijat; për t’u udhëhequr në raste pretendimesh konfliktuale prej një ligji të ndryshëm nga ai i njëanshmërisë personale; për të aplikuar, në çdo veprim të tij, parime dhe principe që kanë të mirën e përbashkët në themel të ekzistencës së tyre. Ai është krijuar për t’u ndier pjesëtar i shoqërisë dhe se çdo gjë që destinohet në dobi të saj, është e tillë dhe për të.

Në vendin tonë është shumë e vështirë të gjesh qytetarë demokratikë. Këndvështrimi i ngushtë personal dhe llogaritë imediate të së sotmes dominojnë në të gjitha situatat e jetës sociale, duke krijuar një terren të pafavorshëm për regjimin politik të demokracisë. Janë shumë të paktë qytetarët që shohin se ç’ndodh jashtë oborrit të tyre. Interesi personal i njërit dhe interesi privat i disave janë gjithmonë më të fuqishëm sesa interesi publik i të gjithëve. Në këto kushte pamundësohet jo vetëm demokracia, si sundim i shumicës në të mirë të shumicës, por edhe vetë shteti si përfaqësues i interesit publik.

Siç shkruan Milli, në mungesë të qytetarit demokratik, “çdo mendim ose ndjenjë, qoftë ajo interesi apo detyrimi, absorbohet brenda individit dhe familjes. Njeriu asnjëherë nuk mendon për interesa kolektivë dhe as për objektiva që duhen arritur së bashku me të tjerët, por vetëm në konkurrencë me ta dhe, në një farë mase, në kurriz të të tjerëve”. /Gazeta Liberale

 

Tags: Klementin Milekriza politikeqytetari

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Zyrtarisht të ndarë/ Çifti i njohur i jep fund martesës 8-vjeçare

Zyrtarisht të ndarë/ Çifti i njohur i jep fund martesës 8-vjeçare

I bëri “zbor” policisë, policia kap pas një ore 18-vjeçarin (VIDEO)

I bëri “zbor” policisë, policia kap pas një ore 18-vjeçarin (VIDEO)

Ekzekutimi i liderit Oliver Ivanoviç, publikohen fotot e të dyshuarve

Ekzekutimi i liderit Oliver Ivanoviç, publikohen fotot e të dyshuarve







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com