Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Qytetarët e PBM-s pa pasaporta. Publicisti: Thaçi dhe Meta na kanë harruar. Nuk dimë kujt i përkasim

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Qytetarët e PBM-s pa pasaporta. Publicisti: Thaçi dhe Meta na kanë harruar. Nuk dimë kujt i përkasim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më datën 23 maj në Gjilan në cilësinë e të  nominuarit për Kryeministër të Kosovës, tha se “Shteti i Kosovës  duhet me ua dhanë shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës’’.

Kurse më 11 tetor 2017, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin që u mbajt gjatë vizitës së Presidentit shqiptar, Ilir Meta në Prishtinë, u shpreh se “E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm dhe në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë t’u jepet shtetësia shqiptare qytetarëve të Kosovës’’.

Kryeministri i Kosovës, iu premton  shtetësinë, të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndërsa presidenti kërkon që t’u jepet shtetësia shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në këtë mes qytetarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, cila duhet t’i pajisë me nënshtetësi Prishtina apo Tirana zyrtare? Kjo është droja që ne mund të mbetemi qytetarët të askujt.

Këto deklarata janë tejet të pamatura. Të gjitha këto kanë shpërfaqur dallimet edhe midis kryeministrit dhe presidentit të Kosovës. Diskursi politik është i pa harmonizuar dhe larg koordinimit. Në radhë të parë, është i padrejtë qëndrimi i përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Dy presidentët, dy kryeministrat, dy kryeparlamentarët, duke përfshirë dy qeveritë  dhe dy parlamentet, do të duhet të trajtojnë në mënyrë unike Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën e jo me dallime.

Vazhdimisht kemi kërkuar që na duhet një qëndrim i përbashkët. Prandaj, Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të mbajnë një qëndrim për të gjitha çështjet e shqiptarëve që jetojnë në hapësirat tona etnike apo jashtë tyre.

Ndërkohë që Serbia është duke fshirë adresat e vendbanimeve nga regjistrat amë, Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të mbajnë një qëndrim të prerë.

Ne shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, herë na premtohet nënshtetësi e Kosovës nga kryeministri dhe presidenti ndërkaq kërkon që të gjithë kosovarët të pajisen me pasaporta të Shqipërisë. Po ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës të kujt jemi, kur nuk na pranon as vetë Serbia që ka obligim të na pajisë me dokumente si kërkesë për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian. Të mos harrojmë se qytetarët nga kjo krahinë  një pjesë jo e vogël kanë mbetur sikur të jenë banorë të askujt, pasi nuk janë të pajisur me dokumente të asnjë shteti. TIRANA TODAY

Tags: Dimëharruari përkasimkujtMetapasaportaPBM-spublicistiqytetaretThaci

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë
Aktualitet

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria
Aktualitet

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Next Post
12 shenja që tregojnë se jeni më inteligjent nga sa mendoni

12 shenja që tregojnë se jeni më inteligjent nga sa mendoni

Verner sërish jashtë, “Muri i Verdhë” i papërballueshëm

Verner sërish jashtë, “Muri i Verdhë” i papërballueshëm

Biznesi i vogël: TVSH-ja do të na rrënojë

Biznesi i vogël: TVSH-ja do të na rrënojë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

by mirseda
17:33 | 12/03/2026
0

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com