Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Qeveria “rikthen” kanabisin, konsultim të dytë për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjekësore

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria “rikthen” kanabisin, konsultim të dytë për draft-ligjin e kultivimit për qëllime mjekësore

Qeveria ka nxjerrë për së dyti për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Në draftligj përcaktohet se subjekt i tij janë :a) subjektet që pajisen me licencë, sipas parashikimeve të këtij ligji, të cilët, në rastin e kanabisit për qëllime mjekësore zotërojnë njëkohësisht një licencë tjetër të ngjashme në një vend tjetër të zonës së OECD-së si dhe janë zotërues të GMP (Good Manifacturing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat);

b)Subjektet që pajisen me lejen e kultivimit të cilët ushtrojnë aktivitet si persona juridikë, persona fizikë ose si fermerë.

Agjencia

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm struktura dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Licencat

Licenca për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të  saj për qëllime mjekësore, këtu e në vijim licenca,  jepet për një periudhë 15 vjeçare, me të drejtë rinovimi. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra tjetrën dhe në çdo rast, jo më shumë se katër njësi, në të njëjtën licencë.  Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Sipas draftit licenca jepet vetëm në sipërfaqe të mbuluara ose serë apo sipërfaqe të hapura. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës.

Një ndër kushtet për licencën është kapitali 100 milionë lekë. Drafti parashikon një listë të gjatë dokumentesh ndërkohë që përcakton edhe procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit.

Në dispozitat kalimtare nënvizohet se subjekteve të interesuara për kultivimin e bimëve që përmbajnë lëndë narkotike dhe psikotrope për qëllime mjekësore, u lind e drejta për aplikim për leje pas datës 01.01.2023.

“Personat juridikë të cilët bëjnë prodhimin dhe kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe personat juridike që kryejnë eksportimin e kanabisit janë të detyruar që të marrin masa për organizimin e punës së tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe/ose me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve mbikëqyrëse dhe kontrolluese.

Subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi pas datës 01.01.2023. Komunikimi mes subjekteve, si dhe komunikimi i tyre me institucionet dhe autoritetet shtetërore konsiderohet i vlefshëm dhe i ligjshëm vetëm kur bëhet me shkrim. Të gjitha aktet e tjera nënligjore në lidhje me kultivimin, prodhimin, qarkullimin dhe përdorimin e produkteve psikoaktive nga bima e kanabisit në zbatim të këtij ligji, do të miratohen brenda një periudhe prej tre vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në çdo rast shqyrtimi të ankesave nga subjektet e këtij ligji, çdo komunikim tjetër përveç shkresave zyrtare do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i paligjshëm” thuhet në draft.

Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Projektligji parashikohet të qëndrojë për konsultim deri më datë 20 tetor 2022. /Monitor

Tags: kanabisiqëllime mjekësoreQeveria

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Next Post
Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për nesër

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për nesër

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

by mirseda
22:03 | 06/10/2025
0

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në...

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

20:42 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com