Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e Kosovës paralajmëron masa për produktet bazike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se janë duke shqyrtuar mundësinë për marrjen e masave ligjore për produktet bazike, në mënyrë që t’i mbrojë konsumatorët.

Çmimi tavan apo caktimi i marzhës janë dy mundësitë që janë duke u shqyrtuar. Produktet esenciale për konsumatorin janë gruri, mielli, buka, vaji, vezët, pastat, qumështi, kripa, detergjenti e të tjera.

“Se cila masë do të vendoset për produktet bazike do të vendoset shumë shpejt, vetëm varet nga analiza e situatës”, ka thënë Hajdari në një konferencë për media, më 13 korrik. Hajdari ka shprehur shqetësimin për ngritjen e çmimit të bukës në disa qytete të Kosovës, që sipas saj, po ndodh në kohën kur importi i çmimit të miellit dhe grurit është liruar për shtatë për qind në krahasim me muajin maj.

Ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës, çmimi i bukës është shtrenjtuar nga 40 deri në 60 centë.

“Me këtë situatë, ne në vazhdim të analizës nga rrjeti i operatorëve të shitësve me pakicë, shohim që kemi një dallim tepër të lartë. Marzha tregtare e fitimit ka qenë nga 4 deri 19 për qind”, ka thënë ajo.

Edhe kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, ka kërkuar që të mos spekulohet me çmimet. Ai ka thënë se në tregun e Kosovës aktualisht ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe miellit dhe nuk ka arsye për shqetësim dhe ngritje të çmimeve.

Në Kosovë ka filluar procesi i korrje shirjes. Ministrja Hajdari konsideron se nga korrjet-shirjet e grurit Kosova do të sigurojë deri në 70 për qind të kërkesave të qytetarëve me këtë produkt.

Qeveria e Kosovës muajin e kaluar ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për derivate të naftës.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK), inflacioni në muajin qershor të këtij viti ka arritur 14.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas çmimeve ditore për produktet bazë të publikuara më 12 korrik 2022 nga ASK-ja, një kilogram miell në treg aktualisht shitet për 0.79 euro, një litër vaj 2.93 euro, buka e zakonshme 0.50 euro, një litër qumësht 1.10 euro, kurse 30 kokrra vezë shiten për 3.90 euro.

Sipas ASK-së, në muajin qershor të vitit të kaluar një kilogram miell ka kushtuar 0.52 euro, një litër vaj 1.56 euro, një bukë e zakonshme 0.46 euro, një litër qumësht 0.91 euro, kurse 30 kokrra vezë kushtonin 1.92 euro. /evropaelire

Tags: kosoveproduktet bazikeQeveria

TË LIDHURA

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

16:45 | 09/10/2025
Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur
Rajoni

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

18:08 | 08/10/2025
Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë
Rajoni

Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë

17:28 | 07/10/2025
Next Post
Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës thirrje ushtrisë të rivendosë rendin

Shakira e pakënaqur me komentet e nënës së saj për ndarjen nga Pique

Shakira e pakënaqur me komentet e nënës së saj për ndarjen nga Pique

Rama në konferencë me Stoltenberg: Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen

Rama në konferencë me Stoltenberg: Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com