Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Qendra për ‘të penduarit’ e ISIS në Shqipëri, Mediu: Siguria kombëtare në rrezik

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Qendra për ‘të penduarit’ e ISIS në Shqipëri, Mediu: Siguria kombëtare në rrezik

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka deklaruar se është kundër ngritjes së një qendre për luftëtaret e huaj të ISIS në Shqipëri, duke sqaruar se siguria kombëtare është e rrezikuar.

Mediu thotë se siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e kryeministrit Edi Ramës apo qeverisë, por edhe e parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kreu i republikanëve thekson se Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithë informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut

Pjesëmarrja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë.

Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturave terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend.

Ndalimi para disa kohesh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar tëë Izraelit tregon qartë qëë strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon.

Finacimet për radikalizimin e fesë Islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente.Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për Sigurinë tonë kombëtare.

Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters të ISIS të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin.

Së pari strukturat e sigurise dhe të rendit në Shqiperi janë të dobëta dhe të korruptueshme.

Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona të Inteligjencës, ato akoma nuk janë në nivelin e shërbimeve të vendeve më të zhvilluara, si nga baza e të dhënave që disponojne (pjesën më të madhe të të dhënave për individë me lidhje terroriste e marrin si informacion nga shërbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik që përdorim dhe për më tepër nga kualifikimi i personelit të sherbimit me gjithe respektin për punën e tyre.

Se treti, rritja e influencës së krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit lidhjet me qeverinë, krijon një potencial jashtëzakonisht të rrezikshëm të lidhjes së terrorizmit me krimin e organizuar, që do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe rajonin.

Qeveria duhet të lerë aventurat për interesa momentale politike. Sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë.

Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influencës Ruse, shqetesimet për rritjen dhe kontrollin e Turqisë, (jo per interesa të partneritetit strtaegjik, por të mirëfillta të kontrollit poltik, siç shprehen liderat evropianë), aktivizkmi i shërbimeve të Iranit edhe për shkak të MEK, trafiku I drogës dhe pastrimit I parave janë kërcënime serioze, me të cilat duhet të merremi seriozisht.

Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Tags: ‘të penduarit’ISISKombëtaremediuqendrarrezikshqiperisiguria

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Shkëmbimi Icardi-Higuain? Ja si qëndron e vërteta sipas ish-drejtuesit

Shkëmbimi Icardi-Higuain? Ja si qëndron e vërteta sipas ish-drejtuesit

Këputi ligamentin, Argjentina humb një yll tjetër pas Romeros

Këputi ligamentin, Argjentina humb një yll tjetër pas Romeros

(Video) Mësuesi abuzoi seksualisht me nxënësen 11-vjeçare, prindërit rrëfejnë ngjarjen

(Video) Mësuesi abuzoi seksualisht me nxënësen 11-vjeçare, prindërit rrëfejnë ngjarjen







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com