Blutë e Elbasanit kanë prangosur 45 vjeçarin Josif Kavaja në Elbasan, i cili qëndroi 48 orë i ngujuar në banesë. Gjatë orëve të natës, ai ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit, kur policia shkoi për kontroll në banesën e tij me vendim gjykate, pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.
Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre, duke u rrezikuar jetën.
Nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë.
45-vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara.