Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin-Trump takim kokë më kokë. Kush do të fitojë?

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Putin-Trump takim kokë më kokë. Kush do të fitojë?

Narcizmin e politikanëve autokratët e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Vladimir Putini do ta shfrytëzojë takimin e Helsinkit me Presidentin Trump për ta projektuar veten si lider botëror.

Çfarë mund të arrijë Donald Trumpi në një takim të nivelit të lartë me Vladimir Putinin? Pak. Rusia nuk do të tërhiqet në asnjë mënyrë nga Krimeja. Ajo do të vazhdojë t’i mbështesë kryengritësit në Lindje të Ukrainës; njësoj si edhe Presidentin Asad dhe trupat e Iranit në Siri. Në “Russia first” (Rusia e para) të Putinit Trumpi zor se mund të ndryshojë gjë.

Përkundrazi, shefi i Kremlinit mund të presë shumë gjëra nga një takim i nivelit të lartë ruso-amerikan. Kur ai dhe Trumpi të diskutojnë kokë më kokë, për të folur për çarmatimin atomik, do të jenë pamjet televizive që do të transmetojnë në të gjithë botën mesazhin: këtu po negociojnë dy politikanë në nivel të barabartë. Me këtë Putini do të fitonte, pavarësisht nga fakti nëse arrihet apo një rezultat.

Kompromise amerikano-ruse – në kurriz të të tretëve

Njëkohësisht, me këtë takim në momentin e tanishëm Putini e përçan edhe më tej kampin perëndimor: synimi i Britanisë së Madhe për ta izoluar Rusinë pas aferës Skripal do të eleminohej pikërisht nga “vëllai i madh” përtej Atlantikut. Edhe ukrainasit do të ndihen të mashtruar nga SHBA, në mos fare të tradhëtuar. Kjo në një kohë kur Kievi duhet t’ia pranojë vetes: Uashingtoni e ka mbështetur Ukrainën gjithmonë vetëm me fjalë të forta – rrallë duke i dhënë para. Putini vërtet mund të jetë i gatshëm për lëshime në konfliktin e Ukrainës, por vetëm nëse amerikanët do të hiqnin dorë si shpërblim nga rezistenca e tyre kundër gazsjellësit Nordstream 2.

Sido që të bëhet, SHBA do t’i vazhdojnë sanksionet e tyre kundër Rusisë edhe pas takimit të nivelit të lartë. Kongresi në Uashington nuk mund t’i tërheqë ato brenda natës, për shkaqe proceduriale teknike. Aktualisht tek deputetët nuk ekziston as vullneti politik për këtë.

Pse e do Trumpi atëherë këtë takim të nivelit të lartë? Nga njëra anë: ai do që ta mbajë premtimin që ka bërë në fushatën elektorale. Dhe këtu bën pjesë përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë. Nga ana tjetër, ai duket se i ka të nevojshme inskenimet spektakulare politike për egon e tij. Këtë narcizëm autokratët e shfrytëzojnë për synimet e tyre. Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un thuajse nuk e ka ndryshuar pozicionin. Megjithatë Trumpi e shiti takimin me të si sukses historik. Putini e regjistroi këtë dhe do të veprojë po në të njëjtën mënyrë. (Burimi:DW)

 

Tags: putintakimTrump

TË LIDHURA

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull
Bota

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar
Bota

Të shtënat në Times Square, i arrestuar një 17 vjeçar

17:03 | 09/08/2025
Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent
Bota

Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent

14:14 | 09/08/2025
Next Post
SHBA/ Shkon në 5 numri i viktimave pas sulmit në gazetë

SHBA/ Shkon në 5 numri i viktimave pas sulmit në gazetë

Doni të shkoni në plazh? Moti plot teka dhe sot

Doni të shkoni në plazh? Moti plot teka dhe sot

BE arrin paktin për refugjatët

BE arrin paktin për refugjatët

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com