Presidenti rus, Vladimir Putin ritheksoi pretendimet e tij për aftësitë bërthamore të Rusisë, pas njoftimit të tij të bërë dje teksa zbuloi sisteme të reja të armëve bërthamore.
“Në fakt, çdo sistem armësh i diskutuar sot tejkalon dhe shmang një sistem mbrojtës kundër raketave”, tha Putin në një intervistë për NBC News, të enjten në mbrëmje.
Sipas njoftimit të presidentit rus, raketat bërthamorë janë të pamposhtura dhe në gjendje të lundrojnë me një gamë të pakufizuar. Putin tha se disa prej raketave janë gati për betejën dhe aftësitë e raketave balistike interkontinentale janë testuar me sukses.
“Të gjitha testet rezultuan të suksesshme”, tha Putin.
Pas deklaratës së presidentit rus, zyrtarët e SHBA-së ‘minimizuan shfaqjen’ e ushtrisë ruse, duke e konsideruar atë si “të papërgjegjshme”.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha: “Presidenti Putin ka konfirmuar atë që qeveria e SHBA-së e ka njohur gjatë gjithë kohës, të cilën Rusia e mohuar, pra ka zhvilluar sisteme të armatimit destabilizues për më shumë se një dekadë, një shkelje e drejtpërdrejtë e detyrimeve të traktatit.” TIRANA TODAY