Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin emëron kryeministrin e ri rus

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Putin emëron kryeministrin e ri rus

Kremlini bëri të ditur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar shefin e Shërbimit Federativ të Taksave, Mikhail Mishustin, për kryeministër të ri të Rusisë.

Ky veprim erdhi vetëm pak orë pasi Dmitry Medvedev dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, në përgjigje të thirrjes së Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në Qeverinë ruse qysh në vitin 1998.

Ai ka mbajtur një profil të ulët si shef i Shërbimit Federativ të Taksave – pozitë që ka mbajtur qysh në vitin 2010.

Mediat ruse raportojnë se Putin e ka dërguar kandidaturën e Mishustinit në parlament për miratim.

Të mërkurën, presidenti rus, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

“Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Putin, duke iu adresuar Asamblesë Federale, tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.

Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit.

Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet “republikë e fuqishme presidenciale”.

“Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit”, tha Putin.

Ai po ashtu tha se duhen ashpërsuar kushtet për t’u bërë president dhe se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për së paku 25 vjet dhe të mos ketë ndonjë shtetësi të huaj. /Rel

Tags: emeronkryeministerputinrus

TË LIDHURA

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
Aktualitet

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

18:05 | 22/01/2026
Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë
Bota

Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

17:44 | 22/01/2026
Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU
Aktualitet

Qumështi “NAN 1 OPTIPRO” i Nestlé, me bakterë, hiqet nga tregu nga AKU

17:01 | 22/01/2026
Next Post
Dosja “Tërmeti”/ Ish-prokurori Hajdari: Koha për një “tërmet” ligjor

Dosja "Tërmeti"/ Ish-prokurori Hajdari: Koha për një “tërmet” ligjor

Emiliano Muharremi rikonfirmohet si kryetar i PS për Bashkinë e Korçës

Emiliano Muharremi rikonfirmohet si kryetar i PS për Bashkinë e Korçës

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion

Policia në Maqedoninë e Veriut gjen dhjetëra migrantë në një kamion







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Kosovo

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

by mirseda
19:09 | 22/01/2026
0

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti...

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

18:20 | 22/01/2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

18:05 | 22/01/2026
Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

17:48 | 22/01/2026
Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

17:44 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com