Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Punonjësit e bashkisë harrojnë të dalin në pension sepse janë ushtarë të partisë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Punonjësit e bashkisë harrojnë të dalin në pension sepse janë ushtarë të partisë

Edhe pse mosha e daljes në pension për gratë është 60 vjeç  e 8 muaj ndërsa për burrat 65 vjeç  ky ligj mbetet i shkruar vetëm në letër, sepse në Bashkin e Gramshit nuk gjen zbatim.

Nga një vëzhgim i BOOM rezulton se në këtë bashki janë të paktën 3 punonjës që edhe pse e kanë mbushur moshën e pensionit  vazhdojnë të punojnë në ketë institucion.

Me konkretisht Afërdita Doko Përgjegjëse e Sektorit të Tatim-Taksave, Enver Qose Zv/Kryetari i Bashkise dhe Fatos Shuli Inspektor I Shërbimeve Publike kanë mbushur moshën e pensionit, por ende vazhdojnë punën.

Ndërkohe  që qindra të rinj të diplomuar   janë në kërkim  të një vendi pune kjo Bashki shkel  çdo ligj duke  mbajtur në punë  personel i cili  ka mbushur moshen e pensionit.

Gazetarja e BOOM ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Gramosh,  i cili thotë se posti i nënkryetarit është politik dhe e vedos kryetarja.

Gazetarja-Në Bashkinë e Gramshit janë minimalisht 3 punonjës të cilët kanë mbushur moshën e pensionit por aktualisht vazhdojnë punë. Më konkretisht Enver Qosja Nën Kryetari i Bashkisë 68 vjeç, Afërdita Doku dhe Fatos Shuli Përgjegjes i shërbimeve 66 vjeç. Të gjithë këto persona duhet të ishin në pension tani.

Sekretari  i Përgjithshëm – Lidhur me Nën Kryetarin e Bashkisë është Enver Qosja. Ai është pozicion politik më tepër dhe kryetarja mund ta mbajë jashtë pensionit, megjithatë ai po i bën procedurat e pensionit. Afërdita Doka po rri se është me statusin e nënpunsit civil përgjegjsja e taksave.

Gazetarja- Po Fatos Shuli? E njejta gjë, duhet të kishte dale në pension vazhdon punën aktualisht.

Sekretari  i Përgjithshëm – Unë e di që ky po i bën letrat e pensionit. Nuk e di pse …? Kryetarja i mban për faktin sa të bëjë letrat e pensionit zgjat 2-3 muaj. Kur e ka mbushur ky Fatos Shuli?

Sekretari  i Përgjithshëm – Automatikisht që do largohet, por me sa duket vonohet vetëm për procedure që mos t’i lërë dhe Kryetarja pezull 2-3 muaj sa të bëhet dokumentacioni

Ndërsa drejtoresha e Burimeve Njerëzore tha se nuk mund të kthejë përgjigje sepse nuk i kujtohet procedura e rekrutimit për të gjithë punonjësiot.

Gazetarja- Na ka ardhur informacion që janë 3 punonjës të cilët kanë mbushur moshën e pensionit dhe aktualisht vazhdojnë të punojnë  në Bashkinë tuaj. Doja të dija pse nuk janë liruar këto vende pune, ndërkohë që  këto persona e kanë mbushur moshën e pensionit?

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-Nëse ti më flet për persona unë nuk mund të sjell ndërmend procedurën se si rekrutohen. Këto persona që më  the më duhet të shoh procedurën se ku ka ngecur. Pse? Si? Qysh? Tek?

Gazetarja-Ju nuk e dini që Nën Kryetari është 68 vjeç, me gjithë respektin që kemi për moshën?

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-Nuk mund të jap informacion paraprak nëse unë nuk verifikoj dokumentat në dosje.

Gazetarja-Që kjo është shkelje nuk diskutohet,por arsyet e kësaj shkelje unë doja t’i mësoja nga ju.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-Që të mos jap informacion verbalisht , më paraqit një kërkesë me shkrim dhe unë do të jap informacionin.

Tani zoti Enver Qosja është e vërtetë e ka mbushur, është pozicion politik emërohet dhe shkarkohet nga Kryetari. Duke qenë se ndihmon Kryetarin në ushtrimin e funksioneve…

Gazetarja-S’ka asnjë person tjetër që ta  ndihmoje Kryetaren?

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-Jo, nuk ka asnjë aplikim për atë pozicion.

Gazetarja-Që të aplikohet fillimisht duhet të shpallet vendi vakant.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-Çdo pozicion që ka një shënim vakant është i lirë, tani për pjesën e …

Gazetarja- Zotit Enver nuk ka shënim vakant? E kuptova!

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore- Kurse Fatosi në fakt, në prill i ka mbushur.

Gazetarja- 6 muaj përpara fillojnë procedurat e daljes në pension.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore-E di, por duhet të merrni parasysh edhe Njësia Administrative për të cilën flasim ka një shtrirje shumë të vështirë gjeografike. Më beso që është shumë e vështirë që të shkoje një punonjës të punojë atje me nivelin e pagave që është në qeverisjen vendore për bashkitë e vogla, siç është Bashkia e Gramshit./Oranews/

Tags: e bashkisëHarrojnëjanënë pensionpunonjësittë dalintë partisëushtare

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Harroi mikrofonat, kroati i bën “gropën” vetes: Ajo vajza mbrëmë… (Video)

Harroi mikrofonat, kroati i bën “gropën” vetes: Ajo vajza mbrëmë... (Video)

Alarmante, djathi me niseshte rrezikon jetën e diabetikëve

Alarmante, djathi me niseshte rrezikon jetën e diabetikëve

Foto/Supermodelja provokon Ronaldon pa u akomoduar në Torino

Foto/Supermodelja provokon Ronaldon pa u akomoduar në Torino







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com