Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Punonin si mekanikë, historia tragjike e dy vëllezërve kosovarë që humbën jetën

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Punonin si mekanikë, historia tragjike e dy vëllezërve kosovarë që humbën jetën

Mes personave që humbën jetën ditën e sotme, si pasojë e lëkundjeve sizmike me magnitudë 6.4, janë edhe dy vëllezër kosovarë.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli shkruan në “Facebook”-un e tij, se ndan dhimbjen me familjarët e Shemsedin dhe Isa Abazit nga Gjilani. Të cilët mbetën të bllokuar mëngjesin e sotëm në Hotel “Tropikal” në Durrës.

Ata kishin bërë thirrje për ndihmë duke telefonuar të afërmit e tyre, por pas shumë orësh, pas sinjalizimit për shpëtim, nuk arritën që të mbijetojnë.

Ndërkohë, “gazeta ekspress” ka shkruar edhe historinë tragjike që ka ndjekur familjen Abazi, teksa përcjell detaje nga jeta e dy te rinjve që humbën jetën nën rrënojat e një hoteli në Durrës.

Shkrimi i plotë:

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq dhe mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi mbrëmë Shqipërinë duke e gjetur kështu vdekjen. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Asaj vite më parë iu shua edhe një djalë. Express iu sjellë rrëfimin e dhimbshëm nga Livoçi i Gjilanit.

Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29 vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.

Por e hëna doli të jetë fatale për këta dy vëllezër. Ata njëjtë sikur mijëra shqiptarë të tjerë u goditën mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnate nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të rihterit duke mbetur kështu nën gërmadhat e hotelit ku po qëndronin.

Për fatin e tyre nuk u ditë asgjë për më shumë se 15 orë. I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini 32-vjeçar.

Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy vëllezërve në fshatin Livoç të Gjilanit. Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë.

“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjeshtë nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllëzërve tashmë të ndjerë.

Ata tregojnë se Shemsedini e Isai, kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër tjetri dy.

Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale. Por kjo familje para shtatë viteve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therë me thikë në një pishinë ku nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.

Tags: 6.4balleBehxhet Pacollihotel DurresIsa AbaziShemsedi Abazitermet

TË LIDHURA

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar
Aktualitet

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar

19:06 | 04/02/2026
Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

18:49 | 04/02/2026
75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

18:06 | 04/02/2026
Next Post
Ndërron jetë 30-vjeçarja e cila u nxor nga rrënojat në Thumanë

Ndërron jetë 30-vjeçarja e cila u nxor nga rrënojat në Thumanë

Demaskimi/ Fotografia e karvanit të FSK-së drejt Shqipërisë nuk është bërë sot

Demaskimi/ Fotografia e karvanit të FSK-së drejt Shqipërisë nuk është bërë sot

Publikohet lista, ja pallatet dhe banesat e shpallura të pabanueshme në Durrës

Publikohet lista, ja pallatet dhe banesat e shpallura të pabanueshme në Durrës







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar
Aktualitet

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar

by mirseda
19:06 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama...

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

18:49 | 04/02/2026
75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

18:06 | 04/02/2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

18:02 | 04/02/2026
Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

17:28 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com