Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Punësimi në BE; Qindra mijëra vende të lira pa eksperiencë dhe arsim të detyruar

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Punësimi në BE; Qindra mijëra vende të lira pa eksperiencë dhe arsim të detyruar

Bashkimi Evropian ofron pothuajse 1 milion e gjysmë vende pune, për të cilat mund të aplikojnë jo vetëm shtetasit nga vendet e unionit, por edhe qytetarët nga Shqipëria e çdo vend tjetër.

Në faqen e dedikuar punësimit, e cila mbledh të dhëna nga të gjitha zyrat e punës të unionit, pasqyrohen të gjitha pozicionet e lira. Shumica e vendeve vakante ndodhen në Gjermani dhe ofrojnë një kontratë të përhershme pune me kohë të plotë.

Në kategorinë e profesioneve të cilat konsiderohen shumë të thjeshta, ka rreth 147 mijë vende të lira pune. Këto përfshijnë detyra si: punëtorë në agrikulturë, pylltari dhe peshkim; pastrues dhe ndihmës; asistentë në përgatitjen e ushqimit; punonjës në ndërtim, miniera, transport dhe manifakturë; punonjës të pastrimit të qytetit; etj.

Nëse do të përfshinim vetëm pozicionet që kërkojnë vetëm arsimin e detyruar, ose pa arsim të nevojshëm, si edhe punëdhënës që ofrojnë punë edhe për vendet jashtë BE, pa eksperiencë të mëparshme të nevojshme, atëherë do të mbeteshin një numër i bollshëm prej 120 mijë vendesh pune vetëm në kategorinë e punëve të lehta.

Duke marrë shembull një kërkesë të rastësishme, një punëdhënës në Gjermani ofron këtë pozicion vakant në sektorin e ndërtimit:

Kërkesat: eksperiencë në sektorin e ndërtimit, aftësi të mira në zanat, të jetë i motivuar dhe i besueshëm

Oferta: orar i plotë, 40 orë në javë, kontratë e përhershme, 10,95 euro/orë në varësi të kualifikimit.

Vende të tilla pune janë me mijëra, të përshtatshme me tipologjinë e formimit edukativ ose profesional të individit.

Për të përfituar në mënyrë më maksimale nga këto oferta pune, ju mund të regjistroheni falas në portalin e punësimit, duke plotësuar të dhënat tuaja të përgjithshme, e më pas CV-në që ju ndihmon të merrni ofertat më të përshtatshme.

Pasi të gjeni vendin e punës që ju përshtatet më shumë e të arrini një marrëveshje me punëdhënësin, atëherë ju mund të aplikoni për kartën blu, e cila ju lejon të jetoni dhe punoni në Bashkimin Evropian.

Portali Evropian i Punësimit ofron versione në disa gjuhë, përfshirë anglisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht, në mënyrë që të shfrytëzoni sa më mirë potencialin e tij.

Ndërkohë numri i pozicioneve vakante në sektorët e tjerë është gjithashtu u lartë. Në sektorin e shërbimeve dhe shitjeve ofrohen 145 mijë vende pune pa arsim të detyruar dhe eksperiencë pune; 227 mijë vende pune ofrohen në sektorin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit, 11 mijë vende vakante për punonjës të specializuar në agrikulturë, peshkim dhe pylltari.

Kërkesat më të larta në Evropë gjithsesi mbeten për profesionistë në fushën e mjekësisë, shkencave, teknologjisë, inxhinierisë, informatikës dhe matematikës./scan/

Tags: aplikimebevende pune

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Shaqiri mund të rikthehet në Itali, kërkohet nga Roma

Shaqiri mund të rikthehet në Itali, kërkohet nga Roma

Rama: Shqipëria, një çerek shekulli si Kalaja Rozafës, pas 25 qershorit merr fund pengmarrja

Rama: Shqipëria, një çerek shekulli si Kalaja Rozafës, pas 25 qershorit merr fund pengmarrja

“Gjuha e shtypit”, Shoqata e Gjuhësisë: Mënjanoni fjalët e huaja

“Gjuha e shtypit”, Shoqata e Gjuhësisë: Mënjanoni fjalët e huaja







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com