Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Punë ka, por profesionistët kanë ikur në emigracion

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Punë ka, por profesionistët kanë ikur në emigracion

Klodian Muço

Sipas një studimi të publikuar nga UNDP-ja në 2018, 52% e shqiptarëve dëshironin të emigronin. Ndërsa në 2007, dëshirën për të emigruar e kishte vetëm 44% e popullsisë.

Në Shqipëri, rritja e dëshirës për të emigruar është ndër më të lartat në botë. Ne renditemi mbas Togo, Siera Leones, Kongos dhe Sirisë dhe jemi pothuajse në të njëjtin nivel me Haitin, si emigrantë potencialë.

Dëshira e popullsisë për të ikur nga Shqipëria po kalon edhe atë të viteve ’90. Por nëse në vitet e para të tranzicionit iknin kryesisht të rinjtë pa punë, pa të ardhme dhe jo shumë të arsimuar, sot po ikin dhe kërkojnë të emigrojnë intelektualët dhe profesionistët

Mund të quhet ndryshe si “hemorragji”, pasi çdo vit gati 20 % e maturantëve më të mirë aplikojnë për të studiuar jashtë shtetit, pa harruar këtu edhe dhjetëra mijë të tjerë të rinj shqiptarë të arsimuar mirë, që kërkojnë fatin e tyre jashtë Shqipërisë.

Sipas një studimi të kryer nga Gedeshi dhe King në 2018, rreth 180 studentë të diplomuar në Infermieri dhe Mjekësi kërkojnë të ikin çdo vit në Gjermani, por jo vetëm. Në tre-katër vitet e fundit janë larguar rreth 30% e tyre.

Kur pyet studentët nëpër auditorë se çfarë do të bëjnë pasi të mbarojnë shkollën, shumica e tyre përgjigjen se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Arsyetimi i motivimit për t’u larguar është pothuajse i njëjtë nga të gjithë. Niveli i ulët i rrogave, që nuk del as për të “ngrënë bukë”, mungesa e së ardhmes dhe progresit në karrierë dhe humbja e shpresës se ky vend do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen dhe mirëqenie për qytetarët.

Formimi i këtyre të diplomuarve ka pasur një kosto për Shqipërinë, pasi shteti investon rreth 490 euro në vit për çdo student deri ditën e diplomimit. Pa harruar këtu shpenzimet e familjarëve, apo taksën e regjistrimit, që e paguajnë të gjithë privatisht.

Në Shqipëri, gati 4% e totalit të shpenzimeve familjare shkon për arsimimin. Kjo përqindje është gati 4 herë më e lartë se e familjeve europiane. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa në disa prej vendeve të rajonit harxhojnë edhe më pak, në Serbi apo Mal të Zi harxhojnë diçka më pak se 1%.

Gjithë këto shpenzime për arsimin në Shqipëri, që shkojnë si avantazh për të tjerët, për Gjermaninë, Italinë, Amerikën. Pra, një vend i varfër si Shqipëria financon shkollimin e kuadrove të së nesërmes për t’i shfrytëzuar vendet e mëdha. Ndërsa te ne, për t’i bërë ballë këtij “evazioni të rinjsh brilantë”, gjejnë si zgjidhje “importin e imigrantëve” nga vendet afrikane. Por harrojnë faktin se, edhe sikur të duan ata, vetëm bileta e ardhjes nga vendi i tyre deri në Shqipëri u kushton sa rroga mesatare e një viti të një punëtori krahu. Harrojnë po ashtu, se në Shqipëri me 26000 lekë në muaj nuk dalin as për të ngrënë, pale për të paguar, qira, korrentin, ujin etj.. Ata s’do kenë mundësi as të kursejnë lekët e biletës së kthimit në një vit pune në Shqipëri. Pa harruar këtu që ata janë të pakualifikuar, nuk zgjidhin problemin e “mungesës së profesionistëve”.

Sigurisht që, vendi ynë mund të investojë edhe në formimin e këtyre imigrantëve imagjinarë, por në këtë pikë paradoksi është evident. Që ne të investojmë për formimin imigrantëve, ndërkohë që emigrantët tanë të formuar japin kontributin e tyre në vendet e zhvilluara.

Një vend “normal”, sot do fliste për frenimin e emigracionit, jo për zgjidhjen e tij me anë të imigracionit.

Hemorragjia e të rinjve që largohen është një problem i rëndësisë së veçantë, pasi sjell pasoja të rënda për ekonominë e vendit. Për ta pasur më të qartë këtë gjë, mjafton të shohim pak shifrat në vijim.

Sipas të dhënave të Eurostat, në 2017 rreth 52 mijë shqiptarë emigruan në 1 nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në 10 vitet e fundit, numri i shqiptarëve që kanë lënë Shqipërinë për të shkuar në një nga vendet e Bashkimit Europian ka shkuar në 590 mijë veta.

Nëse do të analizonim emigracionin shqiptar sipas moshave, do të vërenim se mbi 2/3 e personave që kanë lënë përfundimisht Shqipërinë, sipas UNICEF janë nën moshën 30 vjeç, ndërsa ata nën moshën 20 vjeç përbëjnë 16% të emigrantëve.

Vetëm në 5 vitet e fundit kemi një rënie të rregjistrimeve nëpër shkolla me 12.3%. Emigrimi i viteve të fundit po rrezikon rëndë ekonominë dhe të ardhmen e vendit.

Nëse në vitet ’90 kishim 4 kontribuues për një përfitues pensioni, sot jemi në nivelet e 1.5 kontribuuesi për një përfitues.

Nëse nuk do të ndryshojë ky trend në 2032, sistemi i pensioneve do të kalojë në kolaps. Rreth 30% e mësuesve do të ngelen pa punë.

Nëse ikin të rinjtë, sektori i ndërtimit, që drejtuesit e kanë për zemër, do të kalojë në kolaps pasi s’do ketë “më njerëz” që të marrin me qira apo blejnë apartamente të reja.

Do të reduktohet konsumi e do të rriten ndjeshëm shpenzimet për shëndetësinë, pasi mosha e tretë konsumon pak veshje e ushqime dhe shumë ilaçe e shërbime shëndetësore.

Tags: emigracioniimigracioniprofesioniste

TË LIDHURA

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë
Aktualitet

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025
Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Aktualitet

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

20:49 | 02/09/2025
Next Post
Pse Monika dhe Lulzimi s’bëhen dot si Vjosa dhe Albini?

Pse Monika dhe Lulzimi s’bëhen dot si Vjosa dhe Albini?

“Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, reagon Basha pas përfundimit të numërimit

“Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, reagon Basha pas përfundimit të numërimit

“Punët e vështira që…”/ Albin Kurti flet pas fitores, ka një mesazh për qytetarët e Kosovës

"Punët e vështira që..."/ Albin Kurti flet pas fitores, ka një mesazh për qytetarët e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com