Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Publikohet numri i rasteve të reja në Shqipëri, ekspertja e ISHP-së jep lajmin e mirë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Publikohet numri i rasteve të reja në Shqipëri, ekspertja e ISHP-së jep lajmin e mirë

Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se janë evidentuar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Përmes një deklarate për mediat, Dervishi njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 224 raste. Sipas saj, sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.

Për momentin në vend janë 198 raste aktive, ndërsa më pak se 15% e tyre po trajtohen në spitale. Deri më tani në Shqipëri janë evidentuar gjithsej 856 raste me koronavirus.

Deklarata e plotë:

Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.
Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla.

Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec. Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera 10268

Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

 

TË LIDHURA

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën
Aktualitet

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën

21:56 | 17/04/2026
Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike
Aktualitet

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

21:41 | 17/04/2026
Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë
Aktualitet

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

21:35 | 17/04/2026
Next Post
Organizoi grumbullim fermerësh në kohë pandemie, Salianji procedohet penalisht

Organizoi grumbullim fermerësh në kohë pandemie, Salianji procedohet penalisht

Akuzat se kush është fajtor/ Koronavirusi krijon përçarje midis SHBA-ve dhe Kinës

Akuzat se kush është fajtor/ Koronavirusi krijon përçarje midis SHBA-ve dhe Kinës

Pamje të rënda/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen nënë e bir (VIDEO)

Punëtorët e një firme interneti i zë korrenti gjatë punës, njëri prej tyre humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën
Aktualitet

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën

by mirseda
21:56 | 17/04/2026
0

Familja e Sali Berishës është prezente në protestën e thirrur nga kreu i të PD-së. Argita Malltezi,...

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

21:41 | 17/04/2026
Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

21:35 | 17/04/2026
Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

21:30 | 17/04/2026
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

21:24 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com