Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Publikohen fotot dhe emrat e fëmijëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Publikohen fotot dhe emrat e fëmijëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

E rrethuar nga ndërtesa të larta të arkitekturës komuniste, në bodrumin e një biblioteke në Prishtinë, është ekspozita që tregon për fëmijët e vrarë ose zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Libra, fletore, lodra, rroba dhe fotografi të fëmijëve të cilëve lufta u la fëmijërinë në gjysmë, janë paraqitur me kujdes për vizitorët.

Në hyrje të ekspozitës qëndron një mur i gjatë me emrat e 1,024 fëmijëve të vrarë gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99, si dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës. Pranë disa emrave është një shenjë e rrumbullaket, ngjyrë portokalli. Ajo tregon për ata që ende janë të zhdukur, e që janë 109 fëmijë.

Nga 1,133 emrat e fëmijëve, 100 i përkasin minoriteteve të tjera si serbë, romë, ashkali, egjiptas, boshnjakë etj.

Ekspozita quhet “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë” dhe është hapur nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspozita është e mbyllur, mirëpo FDH e ka bërë të mundur që ajo të shihet përmes mënyrës virtuale në internet, duke klikuar KËTU.

Kërkesa për shndërrim të ekspozitës në muze

Krijimi i këtij memoriali nga FDH është në pajtim me prindërit dhe familjarët që kanë sjellë gjësendet e mbetura. Sipas Dea Dedi, menaxhere e Qendrës së Dokumentimit në Kosovë, ekspozita është dashur të hapet edhe në Serbi në qershor të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë planet kanë ndryshuar.

Sipas saj, planet e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë janë që kjo ekspozitë të shndërrohet në muze të përhershëm.

“Ne jemi duke lobuar në mënyrë që institucionet e shtetit ta kthejnë ekspozitën në një muze të përhershëm. Kjo nuk varet prej nesh, por ne po mundohemi t’ia dorëzojmë shtetit dhe shteti ta marrë në mbrojtje,” i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

Ekspozita është hapur në mesin e vitit 2019 për të shënuar 20-vjetorin e përfundim të luftës në Kosovë që la të vrarë 13,535 persona, shumica dërmuese prej tyre ishin shqiptarë. Mbi 1,600 persona ende mbesin të zhdukur.

“Ne e kemi parë se edhe pas 20 vjetëve të mbarimit të luftës, kjo kategori – vrasja e fëmijëve – që është shumë e ndjeshme, është përkujtuar pak edhe prej institucioneve edhe nga nismat tjera vetjake. Siç dihet numri i fëmijëve të vrarë përbën rreth 10 për qind të viktimave të përgjithshme gjatë luftës”, shtoi Dedi.

Ardiana ishte vetëm gjashtëmuajshe kur u strehua në mal për t’i ikur luftës. Ditën e nesërme forcat serbe filluan ta bombardonin malin dhe copat e granatave qëlluan Ardianën.

Ajo vdiq nga plagët e marra. Fustanin, Ardiana e kishte dhuratë nga halla.

Arbëri kishte vetëm 7 vjet e gjashtë muaj dhe ishte strehuar të familja Bogujevci në Podujevë për t’i ikur luftës. Katër ditë pas fillimit të bombardimit të NATO-s ai dhe familjarë të tjerë u nxorën nga shtëpia dhe u dërguan në oborrin e një shtëpie tjetër. Aty, forcat serbe vranë 14 persona duke përfshirë Arbërin më nënën, vëllanë Albionin dhe me dy motrat e tij, Mimozën dhe Dafinën. Së bashku me ta janë vrarë edhe tre fëmijë të familjes Bogujevci.

Në ditën e vrasjeve Arbëri kishte në xhep këta kilikera, të përdorur shumë në atë kohë nga fëmijët, të cilët i a kishte blerë babai i tij, i cili, disa muaj më pas i gjeti të shpërndarë në oborrin e shtëpisë ku ishin kryer vrasjet.

Këto këpucë, Redoni, i cili ende nuk kishte mbushur dy vjet, i kishte dhuratë. Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, Redoni së bashku me motrat, Herolindën dhe Majlindën, vëllanë Altinin, nënën dhe familjarë të tjerë janë futur me forcë në një lokal picerie në Suharekë. Lokali është sulmuar nga forcat serbe ku mbeten të vrarë 45 persona, së bashku me Redonin, vëllain dhe motrat e tij. Aty u vranë gjithsej 16 fëmijë të familjes Berisha.

Një klasë me fëmijë çdo ditë vritet ose plagoset

Vrasja e fëmijëve në zona lufte vazhdon edhe sot në shumë vende të botës.

Sipas organizatës që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Save the Children, gjatë dekadës së fundit, 25 fëmijë janë vrarë ose plagosur çdo ditë në konflikte të ndryshme.

Një klasë me fëmijë është vrarë ose plagosur çdo ditë në dhjetëvjetëshin e fundit.

Fëmijët janë vrarë ose lënë të gjymtuar përjetë si pasojë e sulmeve ajrore, granatimeve, minave të vendosura në tokë si dhe mjete tjera plasëse që janë përdorur dhe ende po përdoren në vende të populluara.

Numri më i madh i viktimave është nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Somalia.

Sipas raportit të Save the Children, rreth 426 milionë fëmijë jetojnë në zona të konflikteve të armatosura në gjithë botën./REL/

Tags: Ekspozitëfemijet e zhdukurkosovelufta

TË LIDHURA

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi
Rajoni

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë
Bota

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:27 | 02/09/2025
Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona
Rajoni

Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

20:04 | 30/08/2025
Next Post
Një person me Covid-19, Greqia kthen pas autobusin me shqiptarë në Kakavijë

Një person me Covid-19, Greqia kthen pas autobusin me shqiptarë në Kakavijë

Pandemia ‘ripushton’ Italinë, mbi 21 mijë raste në 24 orë

Rëndohet bilanci në Itali, mbi 28 mijë raste të reja me koronavirus

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Manastirliu kritikon qytetarët: Po neglizhoni pandeminë, respektoni masat

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja
Bota

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

by mirseda
17:59 | 03/09/2025
0

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës në...

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025
Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

16:53 | 03/09/2025
“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë

“Prishtina, Tirana dhe Zagrebi kundër Serbisë” – Vuçiç nga Pekini: Pashë armatimet që mund të blejmë

16:50 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com