Vendet nga mbarë bota kanë filluar që të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese, të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit.
Mirëpo disa vende po përballen me një vale të dytë të pandemisë, gjë që mund të çonte në rikthimin e këtyre masave.
Me një valë të dytë po përballet Irani dhe e njëjta gjë ka nisur të ndodhë edhe në disa shtete të SHBA-ve.
Profesori i GeorgeWashington University School of Medicine, Jonathan Reiner, është shprehur se një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para.
“Neve do të na duhet të përballemi me realitetin e vështirë pasi në disa shtete mund të na duhet që të vendosim karantinën sërish.
Kjo për shkak të lodhjes së krijuar nga karantina, për shkak të efekteve ekonomike që ajo ka, një raund tjetër karantinash mund të ketë efekte më të mëdha në biznese që janë në gjendje kritike për momentin”, tha ai.
Ai shtoi se vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë, si dhe duke respektuar distancimin social dhe fizik.