Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse të vegjlit e kafshëve ecin shumë më shpejt, sesa foshnjat e njerëzve?

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Pse të vegjlit e kafshëve ecin shumë më shpejt, sesa foshnjat e njerëzve?

Të shikosh një qengj ose gjirafë të porsalindur që hedh hapat e parë, mund të jetë njëkohësisht e lezetshme por dhe e dhimbshme. Kjo pasi hapat e para janë të vështirë dhe i vogli mund të dëmtohet. “24 deri në 48 orët e para, janë ende mjaft të vështira për to”- thotë Sarah Rid, biologe në Universitetin e Konektikatit në SHBA.

Sapo të kaloja faza e hershme e të mësuarit, i vogli i një lope, kali apo zebre është në gjendje që të ecë njëlloj si i rrituri në më pak se një javë. Shumë gjitarë të mëdhenj kullotës, zhvillohen po kështu. Megjithëse mund të duket e çuditshme nga këndvështrimi ynë njerëzor, ajo është një nga strategjitë më të thjeshta të mbijetesës.

Hapat e parë duke u luhatur të një qengji apo viçi, i shërbejnë një qëllimi:Të shmangin grabitqarët. “Ne shohim shumë kafshë që mund të bien pre e grabitqarëve, të cilët mund të qëndrojnë në këmbë sapo lindin, dhe që mund të ecin shumë mjaft shpejt”-thotë Rid.

Për kafshët e egra si zebrat dhe gjirafat që jetojnë në hapësira të hapura, e vetmja mbrojtje reale që ata kanë kundër grabitqarëve është të vrapojnë. Speciet që banojnë nëpër pyje mund t’i fshehin të vegjlit e tyre nëpër gjethe, dhe të besojnë se ato do të jenë të sigurt pa mbikëqyrje për një farë kohe.

Kjo është ajo që bën shpesh drenusha nënë për ditë me radhë me të vegjlit e saj. Por savanat dhe kullotat ofrojnë hapësira minimale për t`u fshehur. Sa më shpejt që një i porsalindur t’ia kalojë në vrapim një grabitqari aq më të mëdha janë shanset e tij për mbijetesë.

Megjithëse kafshët shtëpiake si lopët nuk vrapojnë shpesh për të mos rënë pre e grabitqarëve, paraardhësit e tyre të egër me gjasë e kanë bërë këtë. Kushtet ideale që këto kafshë të ecin menjëherë, zakonisht fillojnë që në mitër.

Pasi lindin të vegjlit e këtyre kafshëve kanë një përqindje të lartë të kockave dhe muskujve që përbëjnë peshën e tyre të trupit, thotë Rid, ndaj ato zotërojnë të gjitha mjetet e duhura për t’u ngritur në këmbë. Këlyshët e ujkut apo tigrit duken dhe sillen shumë më ndryshe disa ditë pas lindjes.

Duke qenë në krye të zinxhirit ushqimor, këta grabitqarë mund të kenë një ritëm më të qetë kur bëhet fjalë për rritjen. Ata nuk kanë pse të shqetësohen që t’i shpëtojnë thonjve të një specie tjetër. Tek këto kafshë, duhet kohë që të sapolindurit të hapin sytë dhe pastaj të ecin.

Kafshëve që zakonisht gjuajnë kafshë të tjera, u duhet më shumë kohë për të zhvilluar koordinimin dhe aftësitë motorike, aftësi që u duhen për të mbrojtur veten dhe kapur ushqimin e tyre. Ndërkohë, ne njerëzit kemi lindur me aftësi dhe tipare që duket se janë shumë ndryshe nga ato që zhvillojmë kur piqemi fizikisht.

“Ne jemi gjitarë, por një lloj gjitari shumë i çuditshëm.  Foshnjat tona lindin shumë të pazhvilluara”- thotë Tereza Still, paleoantropologe në Universitetin e Kalifornisë. Ashtu si tek gjitarët e tjerë, të gjitha qelizat muskulore që do të kemi gjatë gjithë jetës janë të pranishme qëkur lindim. Por në aspekte të tjera, foshnjat njerëzore ndryshojnë në mënyrë drastike nga të vegjlit e kafshëve.

Plot 15 për qind e peshës trupore të një fëmije të sapolindur është dhjamë – një përqindje më e lartë se sa në çdo specie tjetër. Kur lindim, boshtet e kockave tona më të gjata përmbajnë një kërc të butë, fleksibël dhe shumë nyje janë të ndara. Edhe kockat e ndryshme që përbëjnë kafkën tonë nuk janë bashkuar ende.

Në dallim nga speciet e tjera, paaftësia jonë për ta bërë këtë, është një nënprodukt i nevojave të tjera biologjike. Së pari ne lëvizim mbi dy këmbë, teksa duart i kemi të lira për të mbajtur mjete, diçka që nuk mund ta bënin të gjithë paraardhësit tanë. Kofshët tonë janë më të ngushta se tek primatët e tjerë, dhe kjo shmang animin nga njëra anë në tjetrën gjatë ecjes. Njëkohësisht, ne kemi një tru të madh: Organi ynë është rreth shtatë herë më i madh se sa tek kafshët e tjera me madhësi të ngjashme.

Ardhja në këtë botë më të pazhvilluar në krahasim me speciet e tjera,nënkupton që ne do të kalojmë shumë vite me prindërit dhe njerëzit që na ndihmojnë të rritemi. “Një nga përfitimet është se ne e kemi këtë aftësi të mahnitshme për të mësuar dhe krijuar risi”- thotë Still.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/planet-earth/why-baby-animals-can-walk-so-much-sooner-than-human-infants

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ecin shpejtkafshëtnjerëzitte vegjlit

TË LIDHURA

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

22:51 | 05/02/2026
Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Bota

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim
Bota

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Next Post
Video / Jeruzalemi nën pushtetin e raketave të Hamasit, nga Gaza

Fotot e fundit nga konflikti i rindezur Izrael - Palestinë, ka viktima të mitur

Mashtrimet me tamponët në Rinas, paguan 30 euro dhe je negativ

Mashtrimet me tamponët në Rinas, paguan 30 euro dhe je negativ

Sarandë/ Kambistit i grabisin 5 milion lekë

Tiranë / Zbardhet vra*ja e djeshme e 27-vjeçarit me armë zjarri







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com