Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse shqiptarët për Vulinin janë ‘shiptari’?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse shqiptarët për Vulinin janë ‘shiptari’?

Autor: Nevena Bogdanoviq/ Fjala ‘shiptar’ nuk është përdorur asnjëherë që të thuhet ‘shqiptar i mirë’, por vetëm kur dikush dëshiron të distancohet nga diçka, thotë për Radion Evropa e Lirë, gazetari nga Kosova, Idriz Seferi, i cili ka 12 vjet që jeton në Beograd. Komentet e tij, pasojnë deklaratat e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili edhe një herë shqiptarët i ka quajtur me termin ‘shiptari’.

Vulin ka deklaruar ditë më parë se është urgjente që të përcaktohet vija kufitare me shqiptarët, apo siç ka thënë ai me ‘shiptart’. “Mendoj se deklarata është dhënë në kontekst që të thuhet se sa do të ishte mirë që përcaktimi i kufirit me ata që janë ‘shiptari’“, ka thënë Seferi. Ai ka thënë se terme apo fjalë ofenduese ka edhe për gjermanët, serbët dhe të tjerët, por të cilat nuk duhet përdorur asnjëherë, aq më tepër në media apo në fjalorin politik.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar, por nuk ka marrë përgjigje nga kabineti i ministrit Vulin, për arsyen pse ai e përdor këtë fjalë apo term, edhe pse tashmë ekziston një aktgjykim në Serbi, sipas të cilit fjala ‘shiptar’ është politikisht jokorrekte dhe term ofendues dhe se shqiptarët e përjetojnë atë si fyerje. Këshilli Nacional i Komunitetit Shqiptar në Serbi aktualisht po e shqyrton mundësinë e padisë ndaj ministrit Vulin, ka thënë kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.

“Me këtë përpiqen t’i nënçmojnë shqiptarët dhe t’i vendosin në qytetarë të kategorisë së dytë. Kjo është gjuhë e urrejtjes e viteve ’90. Nuk do të duhej që në këtë formë të etiketohen shqiptarët. Kjo gjuhë e Vulinit na jep mesazhin se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie“, thotë Mustafa.

Ai thekson, po ashtu, se incidentet si ai në furrën e një pronari shqiptar në një paralagje të Beogradit dhe një tjetër në rrethinën e Pançevës, janë pasojë e fjalorëve të tillë në media, por edhe disa zyrtarëve shtetërorë të Serbisë. Ministri Vulin nuk është i vetmi nga zyrtarët serbë që flet në këtë mënyrë për shqiptarët. Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një komunikatë zyrtare të lëshuar gjatë javës së dytë të muajit prill, i kishte quajtur shqiptarët me termin ‘shiptari’.

Kjo shprehje mund të haset gati se rregullisht në titujt e disa tabloideve, të cilat janë të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe partinë e tij. Ndër titujt që mund të hasen në këto media ishte edhe ai: „Šiptari napadaju sever Kosova 31.decembra” – “Shqiptarët sulmojnë veriun e Kosovës më 31 dhjetor“, e të ngjashëm Anita Mitiq, ish-aktiviste e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, kishte paditur tabloidin Informer për përdorim të gjuhës në tekstin „Fashistët sulmojnë“, në të cilin, për anëtarët e kësaj Iniciative, mes tjerash, ishte përdorur edhe termi ‘shiptari’.

Mitiq ka sqaruar se Gjykata e Apelit kishte konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë, sipas të cilit, mes tjerash cilësohej që fjala ‘shiptar’ cilësohet si gjuhë e urrejtjes. “Termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjesëtarët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë. Po ashtu, të quash ndonjë serb me termin ‘shiptar’, sipas gjykatës është e njëjtë si ta cilësosh dikë që punon kundër interesave kombëtare“, theksohet në aktgjykim, të cilin Iniciativa e të rinjve e ka vendosur në faqen e vet të internetit.

Me këtë rast, gjykata e kishte gjobitur gazetën Informer edhe me para, si dëmshpërblim për shkak të gjuhës së përdorur, ndonëse këtë gjobë ky tabloid, sipas Mitiqit, nuk e ka paguar. Ndërkaq, lidhur me fjalorin që ministri Vulin dhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë po e përdorin në raport me shqiptarët, Mitiq thotë se gjuha e urrejtjes vetëm sa do t’i përkeqësojë raportet me Kosovën dhe do të ndikojë në rritjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Analisti politik nga Prishtina, Imer Mushkolaj, thotë se është për keqardhje që termi ofendues ‘shiptari’ nuk përdoret vetëm nga tabloidët, por edhe nga zyrtarët e shtetit serb. Sipas tij, ky është tregues se edhe pas 20 vjetëve të përfundimit të luftës, politika në Serbi me ndihmën e disa mediave të atjeshme, nuk e kanë ndryshuar qasjen karshi shqiptarëve. “Jo vetëm ministri i atjeshëm i Mbrojtjes, Vulin, por edhe shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka përdorur zyrtarisht këtë term, duke iu referuar shqiptarëve. Kjo tregon shumë se si edhe 20 vjet pas luftës në Kosovë, politika e Serbisë me ndihmën e mediave të kontrolluara nga pushteti, nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve dhe vazhdojnë ta kultivojnë fyerjen dhe mosdurimin ndaj shqiptarëve”, konsideron Mushkolaj.

Sipas tij, një gjendje tjetër është në Kosovë, ku as nga politika dhe as në media nuk mund të hasen më terme ofenduese për serbët. Ndërkaq, gazetari Idro Seferi thotë se me këso deklarata, vetëm sa po ngrihen mure ndarëse ndërmjet dy popujve. “Në këtë mënyrë vetëm se po ngrihen mure ndarëse ndërmjet njerëzve dhe kjo nuk i kontribuon bashkëjetesës. Ngase cilado që të jetë zgjidhja për Kosovën, prapë se prapë disa shqiptarë dhe disa serbë do të duhet të jetojnë së bashku“, thotë Seferi. Andaj, nënvizon ai, zyrtarët nuk duhet të kontribuojnë në thellimin e ndarjeve, por të përpiqen të gjejnë zgjidhje paqësore.

Sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve, narracioni në mediat në Serbi, shpesh varet edhe nga gjendja në terren. Kur gjendja është normale dhe pa tensione, shqiptarët quhen shqiptarë, kurse kur gjendja është më e tensionuar, përdoren edhe terme ofenduese si ‘shiptari’.

Në Serbi, termi ‘shiptari’, ka një konotacion negativ, ngase për më gjatë se një shekull. Ndërlidhet me njerëz që janë primitiv dhe jo të civilizuar. Sidoqoftë, një arsye e mjaftueshme pse shqiptarët nuk duhet të quhen me këtë term, besohet se është edhe fakti se ata nuk duan që dikush t’i quajë ashtu dhe e konsiderojnë këtë term si fyerje.

Tags: janëShiptarishqiptaretVulinin

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Patentat e reja shqiptare nuk njihen në disa vende të BE-së, zbulohet arsyeja

Patentat e reja shqiptare nuk njihen në disa vende të BE-së, zbulohet arsyeja

Polemikat Rama-Haradinaj për Samitin e Berlinit, Cakaj: Çfarë tha kryeministri

Polemikat Rama-Haradinaj për Samitin e Berlinit, Cakaj: Çfarë tha kryeministri

Hetimi i fejesës së djalit dhe plani i supozuar për vrasjen e diktatorit nga Mehmet Shehu

Hetimi i fejesës së djalit dhe plani i supozuar për vrasjen e diktatorit nga Mehmet Shehu







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…
Aktualitet

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

by mirseda
12:27 | 31/01/2026
0

31 janar 2026 – Gjatë komunikimit të tij virtual me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha, u dha përgjigje...

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

11:01 | 31/01/2026
Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

09:12 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com