Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse shqiptarët e Maqedonisë duken më pak se janë?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse shqiptarët e Maqedonisë duken më pak se janë?!

Nga: Kim Mehmeti

Më në fund u publikuan rezultatet e regjistrimit të popullsisë së Maqedonisë. Dhe, siç pritej, të gjithë janë mosbesues ndaj përqindjeve të shpallura zyrtarisht, kështu që shqiptarët besojnë se janë dyfish më shumë seç thuhet, ndërkaq maqedonasit janë të bindur se për nga numri janë sa kinezët dhe se, në Maqedoni, jetojnë më shumë priftërinj ortodoksë sesa shqiptarë.

Por ku ta dish, ndoshta ka ardhur koha kur shqiptarët e këtushëm nuk duhet të merren vetëm me atë se sa janë, por do duhej të përballeshin edhe me të vërtetën se si janë. Pra, mirë do bënin nëse do t’i shpjegonin vetes pse ndihen inferiorë ndaj palës maqedonase dhe pse duken e veprojnë sikur të ishin më pak se janë?

Mbase ata ndihen më të paktë seç janë shkaku se në shoqërinë e këtushme shqiptare u shtua numri i profesorëve të rrejshëm, i doktorëve të rrejshëm të shkencave, i hoxhallarëve të rrejshëm, i patriotëve të rrejshëm, i politikanëve hajdutë të ndershëm… me çka këtë shoqëri e mbuluan plehrat helmues të vlerave të rrejshme, plehra që ua djegin rrënjët luleve sapo ato të kenë mbirë.

Me çka pra del se shumica e shqiptarëve të këtushëm marrin diploma për ta mbuluar mosdijen dhe punësohen në administratën shtetërore që të mbeten askush. Pra, e plotësojnë kushtin e rëndësishëm të qarqeve antishqiptare, që thotë: nëse do t’i shkatërrosh shqiptarët, atëherë atyre duhet t’u japësh diploma, por jo edhe dije.

Duke qenë në shumicë të paditurit e diplomuar, ata edhe u bënë BDI-stë, ASHistë, Alternativistë…, pra, partiakë të fortë, por mbetën shqiptarë të dobët, shqiptarë të cilët më shumë u përkulen leckave partiake, sesa flamurit kuq e zi.

Për shqiptarët e Maqedonisë thuhet se janë fetarë të devotshëm dhe se e kanë frikë Zotin, gjë që për shumëçka nuk është gjithaq e saktë. Sikur ata të kishin frikë Zot e të nderonin njeri, nuk do lejonin që shumë nga vendbanimet e tyre të kenë xhami një milion euroshe, por jo edhe ambulancë e bibliotekë. Me çka kanë faltore ku t’i luten Zotit, po nuk kanë si t’i plotësojnë dy kushtet e rëndësishme të fesë islame: të mos rritësh fëmijë aty ku nuk ka mjek dhe ku s’ke çka të lexosh!

Pra, sikur shumica e shqiptarëve të këtushëm të ishin aq fetarë sa duan të tregohen, ata nuk do t’i shndërronin lumenjtë në depo mbeturinash, nuk do ta ngushtonin udhën e madhe, për ta zgjeruar oborrin e vet, pra, nuk do mendonin se atë që ta ka dhënë Zotit, nuk duhet ta mbrosh dhe se atë mund ta vjedhë çdokush.

Por, si duket, shumë shqiptarë të këtushëm shkojnë në xhami vetëm sa për ta mbuluar sa nuk e njohin fenë që praktikojnë, sa nuk e kanë frikë Zotin e nuk e nderojnë njeriun, e me çka e plotësojnë edhe kushtin e dytë të qarqeve antishqiptare: shqiptarët lëri të jetojnë nëpër “mëkatore” e të falen nëpër faltore!

Po pra, rezultatet e fundit, të dala nga regjistrimi i popullsisë, thonë se me banim të përhershëm në Maqedoni ka rreth njëzet e pesë për qind shqiptarë. Që i bie të jenë përafërsisht aq sa edhe votuesit e partive politike shqiptare. Pra, aq sa i janë nënshtruar kryetarit të përjetshëm të BDI-së, i cili vendos cili do jetë dekan e profesor universiteti, cili mësues fshati, cili hoxhë katundi dhe cili do jetë artist i popullit. Gjë që me të drejtë i çon shqiptarët e këtushëm të dyshojnë se ndoshta vetëm një vasal i përmasave të tij mundet palës maqedonase t’ia plotësojë dëshirën, që shqiptarët e këtushëm të mos jenë aq sa janë, por aq sa i duhen Maqedonisë që ajo të mbetet “vetëm” e maqedonasve.

 

Tags: kim mehmetirregjistrimi i popullsiseshqiptaret e Maqedonise

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Presidenti i Vllaznisë-FSHF: S’mund të talleni me ndjenjat e një qyteti

Presidenti i Vllaznisë-FSHF: S’mund të talleni me ndjenjat e një qyteti

Ministri Manja me deklaratë të jashtëzakonshme: Të shkrihet Kadastra në Durrës

"Rasti Bllako"/Manja: Ta lëmë Reformën në Drejtësi të bëj punën e saj

Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile

Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS
Aktualitet

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS

by mirseda
13:34 | 23/02/2026
0

Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga...

Deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë

Deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë

13:19 | 23/02/2026
Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

13:10 | 23/02/2026
Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

13:01 | 23/02/2026
Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

12:59 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com