Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse SHBA-ja nuk po “ia mbledh dot” Iranit dhe Koresë së Veriut

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
SHBA ofron 10 mln dollarë për gjetjen e tyre, kush janë dy “kokat” që kërkohen

Nga: David E. Sanger “The New York Times”

Presidenti Donald Trump, hyri në vitin e ri 2020, duke u përballur me 2 kriza të shkaktuara nga 2 kundërshtarë të vjetër, Irani dhe Koreja e Veriut, që po sfidojnë direkt synimin e tij për të rikonfirmuar fuqinë amerikane në mbarë botën. Ndërsa sulmi i mbështetur nga Irani ndaj ambasadës amerikane në Bagdad u vu shpejt nën kontroll, ai lindi gjithsesi shqetësimin se diplomatët dhe trupat amerikanë në Lindjen e Mesme, janë shënjestra të lehta për armikun, dhe e vë në pikëpyetje tërheqjen ushtrake të SHBA-së nga rajoni.

Në Korenë e Veriut, deklarata e Kim Jong-Un të mërkurën, se bota do të “njihet me një armë të re strategjike”, duket se i dha fund një eksperimenti 18-mujor, gjatë të cilit Trump besoi më shumë sesa duhet në forcën e personalitetit të tij, duke menduar se do të zgjidhte një problem, që kishte munduar 12 paraardhësit e tij në detyrë.

Dhe koha e sfidave të reja është domethënëse:Si iranianët ashtu edhe koreano-veriorët, e shohin pozitën delikate të një presidenti nën impeachment dhe që përballet me një fushatë zgjedhore, duke u përpjekur t’i kthejnë këto ngjarje në avantazhin e tyre.

Protestat në Irak u qetësuan të mërkurën, dhe Kim nuk e ka zbuluar ende “armën e tij strategjike”. Por ngjarjet e ditëve të fundit, kanë nënvizuar naivitetin e Trumpit një vit më parë, kur tha se Irani ishte “një vend shumë ndryshe”, pasi ai ia kishte rrënuar ekonominë, përmes bllokimit të të ardhurave nga shitja e naftës.

Po shumë njerëz i besuan deklaratës së tij të famshme në rrjetet sociale:”Nuk ka më asnjë kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut!”. Tashmë shumë ekspertë të politikës së jashtme, thonë se ai gaboi rëndë në reagimin e tij ndaj 2 kundërshtarëve kryesorë të Amerikës.

Problemi kryesor, mund të ketë qenë bindja e presidentit Trump se vetëm stimujt ekonomikë – fitimet e naftës në Teheran, dhe perspektiva e investimeve të huaja në Korenë e Veriut – do të kapërcenin të gjitha interesat e tjera kombëtarë.

Ai nuk e vlerësoi vendosmërisë së Iranit për të qenë forca më e fuqishme në rajon. Dhe e nënvlerësoi bindjen e Kimit se arsenali i tij bërthamor, është polica e tij e vetme e sigurisë për të mbajtur në këmbë një nga regjimet e fundit staliniste të kontrolluar nga një familje.

“Pas 3 vitesh pa kriza ndërkombëtare, Trump po përballet me një krizë me Iranin, për shkak se e ka refuzuar diplomacinë, dhe një tjetër me Korenë e Veriut, pasi pretendoi shumë nga diplomacia”- thotë Riçard Has, presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ai nuk përdori asnjë nga nga mjetet e diplomacisë tradicionale. Por përsëriste vazhdimisht parrullën e tij, se Irani nuk do të lejohet të zotërojë kurrë armë bërthamore, dhe se Koreja e Veriut është e angazhuar për një denuklearizim të plotë.

Ndërkohë Trump, nuk ka as edhe një plan gjithëpërfshirës për të bashkuar aleatët e SHBA-së në një kurs veprimi të përbashkët. Dhe mungesa e një qasje të përbashkët është shumë dëmtuese, sidomos në rastin e Iranit. Kur Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke e cilësuar atë si të “të tmerrshme”, ndihmësit e tij ishin të sigurt se Evropa, Kina dhe Rusia do të bënin të njëjtën gjë.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Madje Evropa është përpjekur të kundërshtojë sanksionet amerikane kundër Iranit, duke këmbëngulur që marrëveshja të mbetet në fuqi. Ndërkaq Rusia dhe Kina kanë ndërmarrë hapin tjetër. Javën e kaluar ato kryen një stërvitje të përbashkëta detare, së bashku me Iranin në Gjirin e Omanit.

Zëvendësadmirali iranian Golamreza Tahani, u citua në “Financial Times”, të deklaronte se “arritja më e rëndësishme e stërvitjes”, ishte mesazhi “që Republika Islamike e Iranit nuk mund të izolohet”. Kishte gjasa që strategjia e administratës Trump të jepte “frytet” e veta. Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo bëri gjithçka që mundi javët e fundit, për të mbështetur iranianët që po protestonin në Iran.

Por historia e protestave të kaluara – më së shumti e atyre të vitit 2009 – ofron pak shpresë se ato mund të kërcënojnë qeverinë. Qindra protestues se janë vrarë deri tani nga forcat iraniane të sigurisë. Iranianët e ndjejnë se fushatat e “presionit maksimal”, funksionojnë në të dyja drejtimet.

Ata janë të ndjeshëm ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji. Por edhe Shtetet e Bashkuara janë të ndjeshme ndaj sulmeve publike ndaj trupave dhe cisternave të naftës. Sulmi në muret e jashtme të ambasadës amerikane në Bagdad, edhe pse zgjati pak dhe shkaktoi pak dëme, synonte t’i dërgonte një mësazh ndihmësve politikë të zotit Trump, që e mbajnë mend mirë se një krizë pengjesh, solli humbjen në zgjedhje të presidentit Xhimi Karter 40 vjet më parë.

Iranianët e kanë bërë të qartë, se çfarë duhet të bëjë Trump për të rihapur negociatat: Ai duhet të rikthehet në thelb tek marrëveshja e arritur nga Obama, duke hequr sanksionet që vendosi që

në majin e vitit 2018. Dhe ka sinjale që Trump mezi po pret të rifillojë bisedimet, përfshirë përpjekjen e tij për të joshur presidentin Hasan Ruhani gjatë një bisede telefonike, kur lideri iranian ishte në Nju Jork shtatorin e vitit të kaluar, me rastin e çeljes së sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo nismë diplomatike, do të vazhdojë sigurisht në fshehtësi. Por iranianët kanë gjetur një armë të re, në aftësinë e tyre për t’i kthyer protestat në Irak në protesta kundër trupave amerikane, të shoqëruara me parrullën e njohur të Iranit “Vdekje Amerikës”. Koreja e Veriut është një problem edhe më i vështirë, pasi Trump kishte filluar një proces diplomatik të guximshëm me Kim Jong-Un.

Por ai bëri disa gabime elementare. Nuk arriti të garantonte një marrëveshje për ngrirjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut, në këmbim të takimit dypalësh. Trump anuloi stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për zotin Kim.

Ndoshta ai i kishte bërë llogaritë gabim, bazuar në raportin personal që krijoi me liderin komunist.

Në fund të 2 takimeve, nuk pati asnjë marrëveshje mbi “denuklearizimin e Gadishulli Korean”.

Sot Trump përballet me testet e reja raketore të Phenianit. Kjo do të thotë që Kim nuk është fare i interesuar për procesin e denuklearizimit. Ai është i interesuar vetëm të vazhdojë bisedimet për kontrollin e armëve, siç ka bërë SHBA bërë për dekada me Rusinë. Dhe kontrolli i armëve, do të arrinte atë që Kim, babai tij dhe gjyshi i tij, kanë synuar përherë:një policë sigurimi për familjen.

TIRANA TODAY

Tags: IraniKorea e veriutSHBA

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Binjakët, shenja më me fat e ditës

Socializohen që në barkun e nënës, ja çfarë nuk dini mbi binjakët

Shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare

Demokratët në zi, ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur

I plasi fishekzjarri në fytyrë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

I plasi fishekzjarri në fytyrë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet
Bota

Serbi/ Studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad, forcat policore të Vuçiç rrethojnë fakultetet

by mirseda
18:19 | 05/09/2025
0

Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” do të mbahet sonte në Novi...

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vdekur dhe dy të plagosur

18:11 | 05/09/2025
Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

Kryeministri Bayrou rrezikon të humbasë votëbesimin, Macron kërkon emërimin e pasardhësit para grevave në 18 shtator

18:04 | 05/09/2025
Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

17:22 | 05/09/2025
Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

17:14 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com