Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Rama i përkulet Trumpit dhe jo shqiptarëve?!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Rama i përkulet Trumpit dhe jo shqiptarëve?!

Nga Artur Zheji /Kishte padyshim një nevojë të madhe KM-ja shqiptar, për një foto dhe një dorështrëngim me Trump.

Mbërritën ndër ne, banorët e “turmës” së Fshatit Shqiptar, foto dhe versione të ndryshme të Samitit të të mëdhenjve të NATO-s, ku edhe KM-të e vendeve më pak të rëndësishme apo të vogla, ftohen për të krijuar një dekor shumëngjyrësh të “Takimit të madh”.

Sidoqoftë, me zotësi dhe me shkathtësi, KM-ja shqiptar, ja mbërriti të “shkrepet” dhe të përjetësohet afër Trump, të thithë ajër nga ajri që thith ai, të ndajë 1m2 së bashku me të, të fotografohet ndoshta nga retina e syrit të tij, por ndoshta e mbi të gjitha, u solli shqiptarëve dhe turmave, një “Kupë”-foto, që vlen sa mijëra komente.

Dhe mijërat e komenteve erdhën, “U takuan!”, “Ndoshta u pajtuan!” “Trump e fali! Iku kjo punë…mjerë Opozita tani!”

Tjetër punë se sa sekonda ndenjën në atë 1m2, KM-ja dhe Trump, fotoja rri e palëvizshme edhe me vite dhe mbart, më shumë se sa një video, etiketa dhe komente të porositura sa të duash.

Turmat, e marrin si delet mesazhin, thotë logjika e “komunikuesve” zanatçinj, tani pra, delet mund të hanë të qeta barin e tyre të ditës, sepse bariu nga Tirana, u pa dhe u fotografua puç-puç, në “Stanin e Barinjve të mëdhenj të Botës”…

Dhe nuk është se e kanë shumë gabim “komunikuesit”, të cilët e njohin trurin e deles-popull, ashtu si trurin e deleve të tjera.

E dinte edhe Enver Hoxha vite më par kur u thoshte deleve të tija: “Edhe bar do të hamë” dhe unë nuk iki nga pushteti, dhe ashtu ndodhi derisa diktatorin e morri Perëndia.

Nëse Shqipëria është një “DeleStan”, ashtu do të ndodhë edhe këtu, kot të shpresojmë ndryshe. Nuk e ka pra fajin KM-ja, në fund të të fundit, por “Delerija” dhe DeleStani ku jetojmë.

“Març o KM nga ditët tona!”, kjo këngë mungon ende… por me sa duket do të vijë edhe dita.

KryeBariu më i fuqishëm i Botës, shkëmbeu djersë dhe preku lëkurë të dorës, me Bariun nga Tirana, çiftelia dhe sharkia epike duhet ta përjetësojë këtë. Edhe sazet duhet t’ja marrin fort kësaj dasme, sa të buçasin Fusha e Male…

Vetëm se… a ka bar mjaftueshëm për delet? Kjo është në të vërtetë çështja…/360 gradë

Tags: përkuletramashqiptarëveTrumpit

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Emrat+Foto/Era e rëndë fundos dy bosët shqiptarë

Emrat+Foto/Era e rëndë fundos dy bosët shqiptarë

Shuhet shqiptari i famshëm i Hollivudit, donte t’i ndryshonte vendit imazhin në botë

Shuhet shqiptari i famshëm i Hollivudit, donte t’i ndryshonte vendit imazhin në botë

Emrat/Të punësuar për të ndihmuar 15 shtetas të huaj, pranga 4 personave

Emrat/Të punësuar për të ndihmuar 15 shtetas të huaj, pranga 4 personave







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com