Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse po sulmohen ambasadorët?

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse po sulmohen ambasadorët?

Lavdrim Lita/Krijimi i “agjenturave të jashtme” dhe i armiqve të brendshëm ishte një specialitet pervers i diktatorit Enver Hoxha, i cili në mënyrë ciklike anatemonte të tjerët me çfarëdolloj fjale për të zhvendosur vëmendjen nga varfëria dhe izolimi. Interesi personal i mbijetesës ishte shtysa parësore e krijimit të armiqve të brendshëm dhe agjenturave të jashtme për ta futur vendin në një psikozë rrethimi dhe zhgënjimi.

Shoku i ngushtë i Hoxhës në vrasje dhe mbajtje pushteti, Mehmet Shehu, kryeministër për 27 vite në fund të karrierës së tij doli “poliagjent” i jugosllavëve, amerikanëve, anglezëve, rusëve, kinezëve etj. Me vdekjen e tij regjimi siguroi një garanci 10-vjeçare pushteti.

E njëjta teknikë totalitare po përdoret kundrejt komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, veçanërisht ambasadores së Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, një grua zonjë, e cila është vënë në shënjestër nga një grup i strukturuar politik, biznesi e mediatik. Goditje ka marrë edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, por me tone më të ulëta. Shqiptarët janë frikacakë. Preferojnë të sulmojnë femrat diplomate, dhe jo Alfat e ShBA-ve.

Po pse i sulmojnë ambasadorët?

Është e qartë që tranzicionit në Shqipëri po i vjen fundi. Dhe fundi do t’i vijë kur Reforma në Drejtësi të implementohet dhe drejtësia të vihet në vendin e vet.

Politikanët, gjyqtarët, prokurorët, gazetarët etj., që janë rritur në diktaturë dhe janë rritur me marksizëm-leninizëm duhet të hapin krahun gjeneratave të reja, të rritura në liri dhe të arsimuara në universitete demokratike dhe perëndimore. Ka rezistencë të madhe në ndryshimin e status- quosë të këtyre personazheve që përdorin para, njerëz dhe media për të bërë “vrasje mediatike”.

Personalisht problemin me krijimin e “armiqve të jashtëm” në shoqëri e kam me faktin që  kur ata mbarojnë fillohet me armiqtë e brendshëm. Këtë bënte Enver Hoxha me grupet sabotatore në ekonomi, bujqësi etj. Nëse shkohet me këtë logjikë do të dalin grupe armiqësore në integrim. 

“Zëri i Integrimit”

 

Tags: agjenturat e jashtmeambasadoretreforma ne drejtesiSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ekspertët: Rënia e qeverisë mund të prodhojë krizë ekonomike

Ekspertët: Rënia e qeverisë mund të prodhojë krizë ekonomike

Italia “pezullon” Schengenin deri më 30 maj. Shkak Samiti i G7-s

Italia “pezullon” Schengenin deri më 30 maj. Shkak Samiti i G7-s

Political Crisis/EU, tired of negotiating

Political Crisis/EU, tired of negotiating







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

by mirseda
11:39 | 07/04/2026
0

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari...

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com