Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përtej politikës, si mund të ishin të Majtët dhe të Djathtët në Shqipëri

Nga: Ben Andoni

Është e hapur pakënaqësia e partive të vogla, sidomos nga ana e të Djathtëve për zgjedhjet lokale. Edhe pse përçarja e PD-së dhe lodhja e PS-së në pushtet u kanë dhënë të gjithë mundësinë për të drejtuar fushatat e partive të tyre por më shumë se kaq të jenë kurajoze për të caktuar njerëz dhe për të përshfaqur qëllimet e tyre, ato thjesht vegjetojnë në pritje…të zgjidhjes së Ngërçit Godo.

Në vend të një ndërmarrje, përpjekja zhvillohet për Këshillat Bashkiakë dhe Komunarë sepse aty mund të identifikohen me rehatimet e militantëve dhe ndonjë punë që mund t’i interesojë partisë për zgjedhjet e përgjithshme, kur punojnë me të gjitha bateritë. Është momenti i vetëm ku justifikojnë katër vite vegjetim. Në orët e fundit kryetari i Partisë Agrare e ka thënë hapur se: “Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”, ka përfunduar Duka.

Në fakt, sikleti i Shqipërisë është edhe më i madh pasi votuesi nuk ka më asnjë forcë me votën e tij. Publiku nuk zotëron dot pushtet sepse vota e tij nuk ka asnjë lloj force domethënie, që do të thotë t’i bëjë politikanët dhe të zgjedhurit që të detyrohen.

Dikur publiku me mllefin apo me ngazëllimin i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet, kurse sot, janë kryetarët që vendosin për gjithë publikun, që i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet. Sot, janë vetëm e thjesht kryetarët që vendosin për gjithçka. Është e pamundur sesi publiku dhe grupet e interesit nuk shikojnë dot figura alternative lokale përballë socialistëve, që në votimet e fundit e kanë pothuaj të gjithë pushtetin lokal nën emrat e tyre. Votuesi shqiptar njësoj si ai kudo në Evropë e gjetkë nuk ndryshon dot më ndonjë gjë me votën e tij. “Çështja e besimit në demokraci është çështje pushteti. Që të dimë se sa forcë ka fletë-votimi në dorën e votuesit duhet të dimë se çfarë ka votuesi në dorën tjetër”, shprehet Krastev. Dhe, nëse kohë më parë kishte pushkën, nëse vendit të tij i kanosej rreziku; veglat e ndërtimit, nëse do të duhej të derdhte energji për ndërtim, tashmë ka vetëm një fletë, që shpërdorohet nga politikanët, sepse këta nuk kanë më nevojë për votën. Publikut i merret vota, sipas rregullit demokratik…

Ky ishte momenti që partitë e vogla duhet të gjuanin për interesat e tyre dhe falë individëve të nderuar të tregonin sfidën. Nuk është e vështirë nëse në vende të caktuara dhe do të garonin të bashkuar. Por, kjo mungon, sepse liderët e partive i kanë punët e tyre të rregulluara ashtu si shumë syresh prej tyre, që i ndjekin dhe po mbajnë këtë status quo. Kriza politike e Shqipërisë nuk është vetëm nga mënyra sesi ushtrohet demokracia prej partive të mëdha, por nga mënyra sesi e shfrytëzojnë partitë politikën në kurriz të tyre.

 Në çdo qytet mund të përballësh premtimet e kandidatëve të shkuar por edhe gjendjen aktuale të hapësirave publike sa i përket ndotjes, gjelbërimit dhe sidomos betonizimit, por për këtë nuk ka shumë kohë. Partitë e vogla e kanë mendjen vetëm sa t’u ngjiten sërish partive të mëdha, kurse këto të fundit të munden të fusin duart dhe në pushtetin lokal, që po bëhet gjithnjë e më larg njerëzve. Kurse vetë njerëzit duke u bërë gjithnjë e më apatikë përballë një politike që nuk i përfaqëson, po shkatërrojnë atë që mezi u ngrit në Shqipëri e ngado. “Vdekja e demokracisë nuk ka gjasa të jetë një atentat nga ndonjë pritë aty-këtu. Do të jetë një zhdukje e ngadaltë nga apatia, indiferenca dhe kequshqyerja”, shkruan Robert Maynard Hutchins. E me sa duket ndaj sot presin edhe partitë e vogla. Tek e fundit, çfarë u duhet kjo lloj demokracie?! (Javanews)

 

Tags: ben andonikandidatepartite

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Koço Kokëdhima: I kënaqur me Armand Dukën, njeriu i duhur për futbollin shqiptar

Koço Kokëdhima: I kënaqur me Armand Dukën, njeriu i duhur për futbollin shqiptar

Shërbim dentar në “Fundjavë Ndryshe”. Investimi i “Tirana East Gate”, falas për shtresat në nevojë

Shërbim dentar në "Fundjavë Ndryshe". Investimi i "Tirana East Gate", falas për shtresat në nevojë

Indeksi i emocioneve, Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan në 2021

Indeksi i emocioneve, Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan në 2021







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë
Bota

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

by mirseda
18:46 | 30/10/2025
0

Izraeli ka marrë eshtrat e dy pengjeve të pajetë që mbaheshin në Gaza. Eshtrat u transferuan në...

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

18:13 | 30/10/2025
Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

Basha pas daljes nga SPAK: U thirra si person në dijeni

17:40 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com