Ngërçi mes studentëve dhe qeverisë Rama ka shkaktuar bujë të madhe në vend. Por, refuzimi i studentëve për të dialoguar me kryeministrin po shihet në forma nga më të ndryshmet.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu teksa i referohet opozitës, shkruan se studentët janë e vetmja varkë shpëtimi në kushtet e pamundësisë së pengimit të Reformës.
“Paniku se mos Rama plotëson kërkesat, ka intensifikuar aktivitetin agresiv dhe helmin që hedhin kudo kundër qeverisë! Studentët e kanë gati zgjidhjen, këta që ekzaltohen kanë gati SPAK!”, shkruan ndër të tjera Ndreu.
Reagimi i plotë:
Gjithë lukunia kundër Edi Ramës bën thirrje për të mos u ulë në negociata ! Afrimi i SPAK ka terrorizu ca eksponentë politikë që në sy të gjithë botës janë qartësu si penguesit e Reformës në Drejtësi. Studentët janë e vetmja varkë shpëtimi në kushet e pamundësisë së pengimit të Reformës. Paniku se mos Rama plotëson kërkesat ka intensifikuar aktivitetin agresiv dhe helmin që hedhin kudo kundër qeverisë! Studentët e kanë gati zgjidhjen, këta që ekzaltohen kanë gati SPAK!