Ish-deputeti i PD-së, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Imami ka folur shkurt për mediat teksa ka thënë se u largua, pasi mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.
“Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë. Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thashë në mbledhje”, ka thënë Imami, i cili njihet si një ndër kritikët e kreut të PD-së.