Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pse nuk duhet t’i zëmë shumë besë kujtimeve tona

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Pse nuk duhet t’i zëmë shumë besë kujtimeve tona

Nga: Robert Nash “Business Insider”

Kujtesa juaj nuk është dhe aq e mirë sa mund ta mendoni. Ne mbështetemi tek kujtimet tona jo vetëm për t’ua treguar ngjarjet miqve, apo për të mësuar nga përvojat tona të së kaluarës. Por i përdorim ato për gjëra të rëndësishme si krijimi i një identiteti individual.

Por të dhënat shkencore tregojnë se kujtesa jonë nuk është aq e qëndrueshme sa do të dëshironim të mendonim. Më keq akoma:Shumë shpesh ne i ndryshojmë faktet duke shtuar detaje të rreme, pa e kuptuar aspak këtë gjë. Për të kuptuar pak se si funksionojnë kujtimet, le të përpiqemi të mendojmë për lojën e “telefonit të prishur”.

Në këtë lojë, një person i pëshpërit në vesh dikujt një mesazh, dhe ai ia kalon tjetrit sërish duke i përshpëritur në vesh. Sa herë që mesazhi kalon nga një person tek tjetri, disa pjesë mund të ngatërrohen ose keqkuptohen, të tjera ndryshohen, përmirësohen ose harrohen pa dashje. Kësisoj,hap pas hapi mesazhi mund të bëhet shumë i ndryshëm nga origjinali.

E njëjta gjë mund të ndodhë me kujtimet tona. Ka shumë arsye pse shfaqen gabimet ose zbukurimet sa herë që kujtojmë ngjarjet e së kaluarës:nga ajo që ne besojmë se është e vërtetë, tek ajo që dëshirojmë të ishte; tek diçka që dikush tjetër na tha në lidhje me ngjarjen në fjalë, apo tek ajo që do të donim që të mendonte ai person.

Kur ua përshkruajmë kujtimet tona njerëzve të tjerë, ne përdorim mënyra të ndryshme për t’i rrëfyer ato, dhe që janë në përputhje me atë që po dëgjon. Ne mund të kemi dilemën nëse është e rëndësishme t’i përmbahemi fakteve apo ta bëjmë të qeshë bashkëbiseduesin tonë. Në varësi të karakterit ose mendimit politik të dëgjuesit, ne mund të dëshirojmë të ndryshojmë disa detaje të historisë. Disa studime tregojnë se kur u tregojmë kujtimet tona audiencave të ndryshme nuk ndryshon vetëm mesazhi, por ndonjëherë edhe vetë kujtesa.

Kjo dukuri është e njohur si “efekti i përshtatjes sipas dëgjuesit”.Në një studim mbi këtë efekt, pjesëtarëve në eksperiment iu tregua një video e një sherri në një lokal. Në video, shfaqen dy burra të dehur. Njëri prej tyre u përlesh fizikisht me mikun e tij, pasi tjetri e përjetoi keq humbjen e ekipin e tij të preferuar të futbollit.

Më pas pjesëmarrësve të studimit iu kërkua t’ia tregonin një të huaji atë që kishin parë. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njërit grupi u komunikua se i huaji në fjalë nuk e pëlqente njërin nga dy burrat në video. Grupit tjetër iu komunikua se i huaji e pëlqente personazhi në fjalë.

Siç mund të parashikohej, ky informacion shtesë diktoi mënyrën se si njerëzit do t’ia përshkruanin videon të huajit. Të bindur se ishte i padëshiruar nga i huaji, subjektet ia përshkruan negativisht sjelljen e personit në video. Dhe më e rëndësishmja, mënyra se si njerëzit e rrëfyen më vonë historinë e tyre, ndikoi tek mënyra e të kujtuarit sjelljen e personit në video.

Kur më vonë pjesëmarrësit në eksperiment u përpoqën që ta kujtonin atë përleshje në një mënyrë neutrale dhe të paanshme, të dyja grupet dhanë dëshmi disi të ndryshme nga ajo që kishte ndodhur vërtet, duke reflektuar për herë të parë qëndrimin e audiencës të pranishme. Pra, në një farë mase historitë që pjesëmarrësit treguan, kishin përfunduar duke u bërë kujtimet e tyre.

Eksperimente të tilla tregojnë se si kujtimet tona mund të ndryshojnë spontanisht me kalimin e kohës, si rezultat i mënyrës, kohës apo arsyes pse u jemi qasur atyre. Ndonjëherë, veprimi i thjeshtë i modifikimit të një kujtimi, mund të jetë pikërisht ajo që do ta bëjë atë të ndjeshëm ndaj një ndryshimi.

Kjo dukuri njihet si “sugjestionalitet i zgjeruar i rikthimit”.Në një studim klasik të këtij efekti, pjesëmarrësve iu tregua një film i shkurtër, dhe një ditë më vonë iu nënshtruan një testi të kujtesës. Në kohën midis shikimit të filmit dhe testit të kujtesës, ndodhën dy gjëra të tjera.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu dha një test kujtese për t’u trajnuar, ndërsa të gjithëve iu dha një përmbledhje e filmit, por që përmbante detaje të rreme të historisë. Synimi ishte të kuptohej se sa detaje të rreme do të kalonin në testin e kujtesës përfundimtare.

Qindra studime tregojnë tashmë se njerëzit shtojnë padashur detaje të rreme të këtij lloji në kujtimet e tyre. Por të njëjtat studime, tregojnë gjithashtu diçka edhe më magjepsëse. Pjesëmarrësit që i ishin nënshtruar testit të trajnimit, pak para se të lexonin informacionin e rremë, ishin ata që kishin më shumë gjasa ta riprodhonin atë në testin përfundimtar.

Pra, pavarësisht nëse vëreni apo jo ndryshime të mëdha ose të vogla që kanë ndodhur tashmë, kujtimet tuaja më të dashura nuk ka gjasa të jenë 100 për qind të vërteta. Ato janë po aq të besueshme sa historia më e fundit që i kemi treguar vetes.

Burimi i lajmit: https://it.businessinsider.com/i-nostri-ricordi-sono-affidabili-molto-meno-di-quanto-pensiamo-gli-scienziati-spiegano-perche/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: besëkujtimestil

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Gjekmarkaj: Basha ka për detyrë të marrë mandatin dhe të mbrojë partinë

Gjekmarkaj: Basha ka për detyrë të marrë mandatin dhe të mbrojë partinë

Ambasadori serb në SHBA: Për Serbinë, Kosova është djepi i identitetit kombëtar

Ambasadori serb në SHBA: Për Serbinë, Kosova është djepi i identitetit kombëtar

“Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

“Inxhineri” 89-vjeçar zbulon gabimet e rindërtimit të banesave

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”
Aktualitet

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”

by mirseda
20:37 | 10/07/2025
0

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet...

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

20:25 | 10/07/2025
“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

20:21 | 10/07/2025
Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

19:43 | 10/07/2025
Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com