E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Ambasadori serb në SHBA: Për Serbinë, Kosova është djepi i identitetit kombëtar

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka folur në lidhje me procesin e dialogut midis vendit të tij dhe Kosovës. Ai është shprehur se Serbi është plotësisht i vetëdijshëm për realitetin me të cilin po përballet me Kosovën.

Sipas tij, është e nevojshme që të “gjendet një zgjidhje e drejtë”, me të cilën të dyja palët do të ndaheshin të kënaqura në mënyrë të barabartë, por tha se e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të Serbisë

“Kosova për neve serbët është djepi i identitetit kombëtar. Mbretërit dhe shenjtorët tanë prehen në Kosovë, por po ashtu ka një komunitet të vogël që arrin të mbijetojë si minoritet”, është shprehur Gjuriq për Uashington Diplomat. Ne serbët besojmë se Kosova është pjesë e territorit tonë.

Ne duam që të përmbyllet çështja në mënyrë që asnjëra nga palët të mos ndjehet e lënduar – që të dy palët të jenë të kënaqura pjesërisht. Nuk është e lehtë. Ne duhet të nisim bisedimet, sepse është më mirë për të folur mijëra ditë sesa që të përfundojmë një ditë në konflikt”, tha ai.

Gjuriç ka thënë se Serbia pret që të ketë punë të vështirë me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

“Pres që do të kemi punë të vështirë me qeverinë e re, për shkak të Kryeministrit Albin Kurti i cili që në fillim të mandatit të tij ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet”, ka deklaruar Gjuriç.

Lexo edhe :   Osmani nuk humbet kohë/ Pas shkarkimit të Dakës, emëron kreun e ri të KQZ-së
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...