Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Pse njerëzit mbajnë veshje të zeza për vdekjen e të afërmve të tyre?

9 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Pse njerëzit mbajnë veshje të zeza për vdekjen e të afërmve të tyre?
Ritualet e varrimit, janë praktikuar shumë kohë para agimit të qytetërimit. Për shembull, njerëzit e Neandertalit i varrosnin të vdekurit e vet që rreth 130.000 vjet më parë. Sa për njerëzit me pamjen e sotme, ne kemi varrosur njëri-tjetrin për rreth 100.000 vitet e fundit. 
 
Megjithatë, veshja e rrobave të veçanta gjatë ceremonisë funebre dhe periudha e zisë që pason, duket të jetë një traditë e kohëve të fundit (edhe pse sërish e lashtë). Një nga referencat më të vjetra shfaqet në Bibël, me Jakobin që kishte veshur një sarafan, një pëlhurë e parehatshme dhe e thjeshtë në pamje, e bërë me qimet e trasha të dhisë: “Djalin tim . . . e hëngri një kafshë e egër . . . Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një sarafan, dhe mbajti zi shumë ditë për birin e tij”. 
 
Ndërkohë të dhënat e para të rregjistruara për mbajtjen e veshjeve të zeza në funksion të zisë, fillojnë me romakët e lashtë, qytetërimi e të cilëve daton në vitin 753 P.E.S. Ata mbanin veshur një togë të errët leshi, të quajtur një toga pulla (në krahasim me togën më të njohur në ngjyrë të bardhë, toga virillis) në kohën e zisë, ose ndonjëherë në protestë, si për shembull kur protestohej ndaj një vendimi të senatit romak.
 
Më shumë lloje të njohura të veshjeve së zisë në Perëndim, filluan të shfaqen në Evropë gjatë Mesjetës. Në një shoqëri me një hierarki të rreptë, veshja pasqyronte shtresëzimin social, dhe gjatë funeralit dhe periudhës së zisë, vetëm ata të shtresave më të larta mund të përballonin veshjen me tyl të shtrenjtë të zi apo të bardhë. 
 
Gjatë kësaj periudhe pati vejusha që filluan të mbanin vello me “barërat e këqija të vejërisë”. Revolucionet sociale të shekullit XVIII-të, në të cilën klasa tregtare e Evropës dhe Amerikës vazhdoi të aspirojë për një standart më të lartë brenda komuniteteve të tyre, u shoqëruan me një shtim të numrit të atyre që investonin kohë dhe shumë para për veshjet e zisë. 
 
Për disa, kjo kërkonte blerjen e një gardërobe krejt të re, vetëm me veshje të zeza. Më të pasurit do të shkonin më tej duke mbajtur buzhiteritë e zisë, kryesisht fjogo, varëse dhe unaza. Kështu, nga mesi i shekullit XIX, kur vdiq Princi Albert (1861), dhe Mbretëresha e Britanisë Viktoria filloi të mbante veshjet e saj të zeza, pjesa tjetër e shoqërisë ishte e etur ta kopjonte. 
 
Pikërisht gjatë epokës viktoriane, kohëzgjatja e mbajtes së rrobave të zisë u bë pak a shumë e përcaktuar në Perëndim. Ndërsa e ndjekur në mënyrë jo universale, veçanërisht nganjëherë e shpërfillur nga rrethanat, një vejushë pritej të mbënte “zi të plotë” për plot një vit pas vdekjes së bashkëshortit, dhe kjo përfshinte veshjen vetëm të rrobave të errëta, si dhe mbajtjen e një velloje mbi fytyrë kur dilte nga shtëpia, për të shmangur ngjarjet e pahijshme. 
 
Vitin e ardhshëm, ajo do të mbante “gjysmën e zisë”, gjatë së cilës mund të vishte ngjyrat të çelura si jargavani dhe vjollca, si edhe disa bizhuteri normale. Prindërit dhe fëmijët e të ndjerit pritej të visheshin me rroba të thjeshta dhe të errëta për dy vjet rresht. Diçka më pak pritej burrat e mbetur të ve, që mbanin veshur një kostum dhe doreza të zeza vetëm për një një vit. Vëllai dhe motra e të ndjerit apo të ndjerës, duhet të mbanin veshjen e rëndë të zisë për gjashtë muaj, pas së cilës ata duhet të visheshin vetëm në të gri, të bardhë apo të zezë. 
 
Natyrisht me kalimin e kohës këto rregulla u zbutën në mënyrë të konsiderueshme, me përjashtim të Luftës së Parë Botërore, kur numri i njerëzve që mbanin zi për shkak të vdekjes së një njeriu të tyre të dashur, përfshiu një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, kryesisht në Evropë. Por deri fundin e viteve 1960, disa mbetje të traditave të vjetra praktikoheshin ende në Perëndim. 
 
Për shembull, shmangia e mbrëmjeve të vallëzimit, festave publike dhe tërheqjes së vëmendjes së partnerëve të mundshëm për të paktën një vit ishte një normë, dhe edhe pse disa aktivitete, si ato sportive u lejuan, të afërmit e të vdekurit priteshin të mbanin veshje me ngjyra të zymta.
 
Sot, ndërsa rregullat të tilla janë zvogëluar në mënyrë drastike në lidhje me atë që është e përshtatshme për zinë (thuajse çdo gjë), kur merret pjesë në një funeral, një veshje e caktuar, zakonisht e zezë ose së paku e errët është ende e pritshme në Perëndim, përveç rasteve kur ata që organizojnë funeralin u kërkojnë pjesëmarrësve të vishen në një mënyrë të veçantë, si për shembull me ngjyrën e preferuar që kishte i ndjeri kur ishte gjallë, apo nëse vetë i vdekuri e kishte lënë amanet për së gjalli, që funeral i tij të kishte një natyrë festive.
Tags: afërmitmbajnënjerëzitte zezavdekjenveshje

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
NDOTJA E AJRIT/Kur mediat nuk dinë të lexojnë raportet; Ja sa njerëz humbën jetën në vitin…

NDOTJA E AJRIT/Kur mediat nuk dinë të lexojnë raportet; Ja sa njerëz humbën jetën në vitin...

Kryemadhi, Ramës: Makthi yt janë britmat e njerëzve të varfër

Kryemadhi, Ramës: Makthi yt janë britmat e njerëzve të varfër

Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion

Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave
Politikë

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

by mirseda
14:24 | 17/01/2026
0

Edi Rama: Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetin vendor për të...

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

12:47 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com