Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse në qytetet e mëdha shumë të dendura, jetohet më mirë sesa mund të mendohet

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Pse në qytetet e mëdha shumë të dendura, jetohet më mirë sesa mund të mendohet

“Nju Jork ka një nivel dendësie, që është shkatërrues. Duhet të ndalet tani. Qyteti duhet të zhvillojë një plan të menjëhershëm për të zvogëluar dendësinë”.

Kështu shkroi në Twitter Endrju Kuomo, guvernatori i Nju Jorku kur ky shtet hyri për herë të parë në bllokim për shkak të Covid-19.

Frika rreth dendësisë urbane, dhe thirrjet për ta zvogëluar kanë vazhduar. Ka pasur raporte për zbrazjen e qyteteve – një eksod i mundshëm masiv i njerëzve që i lënë qendrat urbane me dendësi të lartë, për të shkuar në qytete më periferike dhe rurale për t’i shpëtuar virusit të Covid-19.

Një sondazh i zhvilluar në muajin maj nga Këshilli Ndërkombëtar i Qendrave Tregtare zbuloi se 27 për qind e të rriturve në SHBA, po shqyrtonin mundësinë e zhvendosjes me shtëpi për shkak të krizës së Covid-19. Akoma më i madh, 43 për qind ishte numri i të rinjve që po mendonin të njëjtën gjë.

Por, pavarësisht të gjitha pretendimeve se pandemitë e vërtetojnë se dendësia urbane është diçka e keqe, studimet e fundit sugjerojnë të kundërtën. Të dhënat e mbledhura nga 284 qytete kineze nga Banka Botërore, zbuluan se dendësia urbane mund të mos jetë dhe aq armik në luftën ndaj koronavirusit.

Në fakt, qytetet me dendësi shumë të madhe të popullsisë si Shangai, Pekini dhe Shenzheni, kishin shumë më pak raste të konfirmuara për 10.000 njerëz, sesa qytetet me dendësi më të të vogël. Ngjashëm, një studim nuk gjeti asnjë lidhje midis dendësisë së popullsisë në 36 qytete të botës dhe numri të rasteve pozitive apo vdekjeve nga Covid-19.

Edhe një studim i 913 qarqeve metropolitane të SHBA-së, zbuloi se dendësia nuk lidhet në mënyrë të konsiderueshme me një shkallë më të lartë të infeksioneve me Covid-19. Dhe kjo mund të ketë të bëjë më shumë me sjelljen, sesa hapësirën që është në dispozicion.

“Ne zbuluam se njerëzit janë më të kujdesshëm në lidhje me kërcënimin në zona të dendura, dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje mbrojtëse”- thotë Shima Hamidi, asistent/profesoreshë e Shëndetit Amerikan në Universitetin Xhon Hopkins.

Hulumtimi i saj tregon se prirja e banorëve në zonat e populluara më dendur, është që të jenë më të kujdesshëm, të ndjekin më mirë praktikën e distancimit social, të shmangin vendet e mbushura me njerëz, dhe të qëndrojnë në shtëpi. Kjo duket se është vërtetuar nga nivelet relativisht të ulëta me koronavirus në zona të shumta metropolitane, shumë të dendura si Singapori, Hong Kongu, Tokio dhe Seuli.

Ndërsa këtu përfshihen edhe variabla të tjera – si një normë më e lartë e mbajtjes së maskave në vendet aziatike, dhe fakti që koronavirusi ndikon në mënyrë disproporcionale tek pakicat racore dhe etnike – studimi duket se mbështet konceptin se dendësia në përgjithësi nuk lidhet  me shkallën e infeksionit nga Covid-19

“Problemi nuk është vetë dendësia, rëndësi ka se si menaxhohet ajo”– thotë Sameh Vahba, drejtor global për Menaxhimin e Rrezikut Urban, të Rrezikut të Fatkeqësive në Bankën Botërore. Në fakt, dendësia mund të jetë diçka pozitive për ne, dhe më në përgjithësi është provuar se jep shumë përfitime të habitshme shëndetësore dhe mjedisore.

Një studim zbuloi se jetesa në zona më kompakte, dhe më të dendura përkundrejt zonave më të shtrira,sjell një ndryshim prej rreth 2.5 vitesh në jetëgjatësinë e njerëzve. Hong Kongu, një nga qytetet më të populluara në botë ka jetëgjatësinë më të lartë në planet.

Kjo mendohet se ndodh kryesisht për shkak të zgjedhjeve në stilin e jetës. “Njerëzit që jetojnë në zona të dendura, kanë shumë më shumë gjasa të kenë aktivitet fizik. Dendësia na jep mundësinë të jemi fizikisht aktivë; ecja, biçikleta, vrapimi, dhe më pak të ngjarë të ecim me makinë. Sëmundjet kronike si mbipesha, diabeti, ato kardiovaskulare, janë më të lidhura me jetën në zona më të shtrira”- thotë Hamidi.

Ndërkohë, zonat metropolitane me dendësi të madhe, kanë gjithashtu tendencën të kenë një qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor, objekte të niveleve më të mira, shërbime më të specializuara, si dhe kohë më të shpejta të reagimit ndaj urgjencave. Në fakt, një studim zbuloi se njerëzit që jetojnë në zona më të shpërndara kanë 3 herë më shumë gjasa të pësojnë një aksident fatal, sesa ata që jetojnë në zona më të dendura.

Gjithashtu, ka më pak të ngjarë të jeni obezë kur jetoni në një zonë me një dendësi të madhe të popullsisë. Një studim nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Hong Kongut, tregoi se në 22 qytete britanike, njerëzit që jetonin në zona më të dendura kishin nivele më të ulëta të mbipeshës, dhe stërviteshin më shumë sesa banorët në shtëpitë e shpërndara në periferi.

Gjithsesi, dendësia urbane që mbështet dhe lehtëson këto përfitime, është e mundur vetëm me planifikim të mirë urban dhe sigurim paraprak të infrastrukturës dhe hapësirave publike. Përndryshe sëmundjet e urbanizimit  si bllokimi i trafikut, ndotja, krimi dhe dhuna, mund të dalin shpejt jashtë kontrollit.

Një ndikim me rëndësi në cilësinë e jetës dhe shëndetit në një qytet, ka edhe niveli i të ardhurave. Ata që kanë të ardhura më të ulëta, ka më shumë të ngjarë të kenë qasje të zvogëluar në ushqim të shëndetshëm, komoditete publike dhe private, dhe më shumë sëmundje kronike. Disa studime, raportojnë se nivelet e vdekshmërisë në lagjet më të varfra janë më shumë se dyfishi i atyre në zonat më të pasura.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20201201-the-surprising-upsides-to-living-in-cities

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Aktualitet

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Next Post
“Kam frikë skenarin italian”, Skënder Brataj ‘përplaset’ me Saimir Kodrën

CoVid-19/ Brataj, qytetarëve: Mos u masakroni me medikamente, iu dëmtojnë

Banorët e Krushës të indinjuar me uljen e dënimit për kriminelin serb të luftës

Banorët e Krushës të indinjuar me uljen e dënimit për kriminelin serb të luftës

U infektua me Covid-19, infermerja shqiptare lind gjatë intubimit

U infektua me Covid-19, infermerja shqiptare lind gjatë intubimit

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com