Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse në dallim nga njerëzit, kafshët nuk e humbasin asnjëherë rrugën?

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Pse në dallim nga njerëzit, kafshët nuk e humbasin asnjëherë rrugën?

Në muajin prill të vitit të kaluar, kompania Apple prezantoi një aplikacion të ri të quajtur AirTag, një gjurmues që do të aplikohej mbi objekte për t’i lokalizuar ato lehtësisht në rastin  humbjes së rrugës.

Aplikacione të ngjashme ekzistojnë prej disa kohësh dhe janë të integruara në pajisje të tjera, dhe nëse dëshironi mund të aplikohen edhe tek kafshët shtëpiake për të shmangur humbjen e tyre në ambientet jashtë shtëpisë.

Por ky aplikacion zbulon mjaft qartë hendekun e madh që ekziston midis aftësisë sonë për t’u orientuar në hapësirë ​​dhe asaj të kafshëve. Historitë e kafshëve shtëpiake të humbura dhe që pastaj e kanë gjetur rrugën e tyre për në shtëpi, duke udhëtuar në distanca të konsiderueshme për t’u rikthyer tek pronarët e tyre, kanë qenë gjithmonë të shoqëruara me habi por ndonjëherë edhe me dyshim.

Por është një fakt i njohur dhe i vërtetuar, se shumë kafshë janë në gjendje që të ndërmarrin udhëtime shumë të gjata nga pika A në pikën B pa e humbur kurrë rrugën. Si është e mundur kjo gjë, është një nga pikëpyetjet të cilave po mundohen t’i japin përgjigje shkencëtarët të fushave të ndryshme.

Gazetarja e “The New Yorker”, Kethrin Shulc, me këtë shkrim fitoi në vitin 2016 Çmimin Pulitzer. Ajo shkruante se të gjitha kafshët lëvizin kryesisht për të njëjtat arsye:për t’u ushqyer, çiftuar ose për t’i shpëtuar grabitqarëve. Ky është funksioni evolucionar i lëvizshmërisë së tyre, shkruan Shulc, duke përmendur raste të njohura dhe mbresëlënëse të kësaj aftësie, siç është peshku salmon.

Pas daljes nga veza në fund të ujërave të ëmbla, salmoni i Atlantikut zbret nga lumenjtë për t’u drejtuar drejt oqeanit, dhe pasi kalon 3-5 vjet në det, është në gjendje të rikthehet tek ujërat e ëmbla për të lëshuar vezët dhe për të filluar një cikël të ri jetësor. Dhe ky është një udhëtim që ata e ndërmarrin, duke përshkruar distanca prej qindra kilometrash, të udhëhequr nga shqisa e tyre e nuhatjes.

Aftësia e frikshme e disa lloje pëllumbash për të gjetur sërish rrugën drejt folesë së tyre – pëllumbi transportues, një shembull tjetër i njohur – është shfrytëzuar gjatë gjithë historisë si një mjet komunikimi. Pëllumbi transportues, është në gjendje të udhëtojë më shumë se 1 mijë kilometra për t’u rikthyer në folenë e tij.

Shulc thonë se ekzistojnë disa aspekte që i bëjnë këto aftësi të mahnitshme, duke filluar me ato që kanë të bëjnë me vetë fiziologjinë e kafshëve. Ato janë të pajisura me sisteme efikase të lundrimit. Për shembull, edhe kafshët shumë të vogla si kolibri i kuqërremtë, një zog me peshë 3 gramë dhe me gjatësi 8 cm, migrojnë për distanca që i kalojnë 6 mijë kilometra.

Zogjtë migrues udhëtojnë në shumë raste gjatë ditës dhe natës, dhe për disa ditë me radhë. Kjo nënkupton që ata ndryshojnë vazhdimisht të gjitha referencat që mund t’u duhen për orientim, nga pozicioni i diellit tek gjatësia e ditës.

Në librin “Busulla e natyrës”, etologët Xhejms dhe Kerol Gulld përshkruajnë lloje të ndryshme të strategjive, që përdorin kafshët për të qëndruar në kursin e duhur gjatë udhëtimit. Disa lëvizin në drejtim të një sinjali, ose në drejtimin e kundërt të tij.

Nga ana tjetër, kafshët e tjera orientohen përmes një lloj busulle të brendshme dhe e mbajnë drejtimin e tyre falë zbulimit të vazhdueshëm të pozicionit. Sisteme të tjera, përfshijnë një “vlerësim” të shpejtësisë së udhëtimit ose kohës së kaluar që nga largimi nga një pozicion i mëparshëm.

Por ekzistojnë strategji edhe më komplekse. Secila prej tyre është e lidhur me mekanizmat biologjikë, që në varësi të rastit, kërkojnë aftësi specifike shumë të zhvilluara, siç janë memoria e shkëlqyer apo njohuri të hollësishme mbi mjedisin përreth.

Mekanizmi më i lehtë i udhëtimit është ai që ngjan me të njeriut, pra bazuar në një kombinim të shikimit dhe kujtesës. Në disa eksperimente laboratorike, minjtë emirë-trajnuar nuk ishin më në gjendje të orientoheshin në një labirint, kur ku i fundit ndryshonte pozicion.

Dhe kjo pasi rezultoi se minjtë përdornin si pikë referimi tavanin e laboratorit. Sisteme të tjera navigimi, shfrytëzojnë shqisa krejt të panjohura për qeniet njerëzore. Kështu, disa kafshë të tilla si gjirafat, pëllumbat dhe balenat, janë në gjendje të zbulojnë imazhe të cilat përhapen qindra kilometra nga ajri me distanca edhe më të mëdha se deti.

Peshkaqenët mund të lëvizin në kërkim të gjahut duke shfrytëzuar ndjeshmërinë që kanë ndaj fushave të dobëta magnetike dhe elektrike, të perceptuara përmes receptorëve të veçantë në fytyrë. Ndërkohë lakuriqët e natës nuk përdorin vetëm ekolokacionin, aftësinë e tyre të njohur për të shfrytëzuar pasqyrimet e valëve të zërit që ata lëshojnë.

Për udhëtime në distanca të gjata ata përdorin një lloj busulle magnetike duke përdorur polarizimin e dritës, e përdorshme edhe në ditët kur dielli është i mbuluar nga retë. Sisteme të ngjashme janë gjithashtu të pranishëm edhe tek disa insekte si efemoptera, karkalecat mantis dhe hardhucat.

Një nga hipotezat më të përbashkëta, që shpjegon orientimin e kafshëve të ndryshme, mbështetet në përdorimin e mundshëm nga ana e tyre të fushës magnetike të Tokës. Për shembull, disa eksperimente tregojnë se pëllumbat transportues të lëshuar mbi një minierë hekuri, e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e tyre derisa të jenë larg minierës.

Edhe në studime të tjera, studiuesit kanë zbuluar praninë e sasive të vogla të magnetitit – mineralit me vetitë më të forta magnetike në Tokë, tek sqepat e zogjve të ndryshëm por edhe tek delfinët, breshkat, dhe kafshë të tjera.

Duket sikur këto kafshë shfrytëzojnë gjilpërat e një busulle “të integruar”, që megjithatë funksionon në një mënyrë jashtëzakonisht komplekse dhe krejtësisht të ndryshme nga busullat tona. Me funksionimin e plotë të sistemeve fiziologjike, kafshët janë në gjendje të zbulojnë polaritetin, intensitetin dhe pjerrësinë e terrenit ku po udhëtojnë.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/05/07/animali-orientamento/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: humbin rrugenkafshëtnjerëzit

TË LIDHURA

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit
Bota

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

13:32 | 11/03/2026
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë
Bota

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Next Post
‘Nuk isha unë, më thanë që vdiq’/ Shokon 58-vjeçari që ekzekutoi bashëshorten

'Nuk isha unë, më thanë që vdiq'/ Shokon 58-vjeçari që ekzekutoi bashëshorten

PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

PD mund t’ia dalë sipas modelit të Jugosllavisë

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Koronavirusi/ 89 raste të reja, ulet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit
Bota

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

by mirseda
13:32 | 11/03/2026
0

Një automjet u përplas me një portë të Shtëpisë së Bardhë pak para orës 7 të mëngjesit...

Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste

Kokainë në Lushnje, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që e shiste

13:31 | 11/03/2026
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

SPAK dorëzon aktet hetimore për Veliajn në Burgun e Durrësit, do të njihet me dosjen me 61mijë faqe

12:53 | 11/03/2026
Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

12:37 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com