Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse me qenë shqiptar qenka një hall i madh…?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse me qenë shqiptar qenka një hall i madh…?

Nga STEFAN ÇAPALIKU 

Boll e pyes veten dhe shtrëngohem për t’u kujtuar nëse kam plotësuar ndonjë aplikim kur kam qenë ende embrion, domethënë sapo i ngjizur e në bark të s’ime mëje. Nuk kujtohem. E kam fjalën nëse kam marrë ndonjë pyetësor se ku do dëshiroja të lindja. Por, jo. Nuk kujtohem. Për të qenë edhe më i qartë, e pyes veten prapë, që edhe nëse nuk kam marrë a plotësuar ndonjë pyetësor, mos kam bërë unë vetë ndonjë kërkesë me shkrim për të lindur në Shqipëri a shqiptar? Jo. S’ka mundësi. Unë aso kohe s’ishte se dija shkrim dhe këndim. Po, mos kam bërë ndonjë kërkesë me gojë, në formë ulërime? Assesi jo. Unë mësova të flas tepër vonë, madje edhe sot ka raste kur më merret goja.

Pra, more zotni, unë jam rastësisht shqiptar. Sot më shumë se kurrë më mbushet mendja se po të më kishte pyetur kush atëherë se ku do doja të lindja, me siguri që do i kisha belbëzuar do emra si: Berlin, Paris, Romë apo… pse jo edhe Lihtenshtejn.

Pra, more i dashur mik, kjo puna e të qenurit shqiptar, duke mos rezultuar si një zgjedhje e imja, më është dukë gjithmonë si një barrë e rëndë dhe edhe e marrë, e çmendur e kam fjalën. E kam ndierë veten si me një thes çimentoje mbi shpinë. Një thes që nuk ke mundësi ta ulësh askund për të marrë pak frymë, se të laget e të bëhet edhe më i rëndë.

Ky fatalitet i yni te politikanët është përkthyer në një veprimtari hajdutllëku. Ata e kanë vjedhur dhe e kanë zhveshur këtë vend, që Zoti e ka dashtë dhe njeriu e ka mallkuar. Kaq shumë e kanë vjedhur sa tani duan edhe ta djegin, që të fshehin çdo gjurmë krimi në këtë tokë, “që s’ka qenë kurrë zgjedhje e veta”. S’e mos vetëm politikanët… Të rrimë shtrembër e të flasim drejt tani. Të gjithë ia kemi hequr nga një cifël, sapo na është dhënë rasti.

Kështu që si shkrimtar, artist e si profesor i letërsisë dhe estetikës e që për rrjedhojë s’më ka hije të hesht në këtë situatë, ju them që është e mira të mos e marrim me yrysh këtë punë. Le ta lëmë një ditë stadiumin pa spektatorë e pa tifozë. Sepse ne në të vërtetë, ende nuk kemi rënë në krizë. Në krizë kanë rënë ata. Dhe po t’u referohemi një prej kuptimeve që fjala krizë ka në greqishten e vjetër, do shohim se krizë do thotë “sitë”. Pra, ata kanë rënë në sitë për të ndarë shapin prej sheqeri.

Dhe kështu mund të përfundojë një dramë e teatrit absurd. Personazhet pyesin veten “Pse?” dhe nuk marrin përgjigje thjesht sepse përgjigjja nuk ekziston. Sepse të lindësh në një vend të bukur, me të gjitha të mirat e Perëndisë dhe të jesh i palumtur, do të thotë të mos kesh mundësi t’i japësh përgjigje pyetjes se: Pse me qenë shqiptar qenka një hall i madh…?

Tags: “hall”i madhshqiptar

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Meta pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit: S’mund të isha kukull në duart e Nanos (Video Arkiv)

Meta pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit: S’mund të isha kukull në duart e Nanos (Video Arkiv)

SKEDA/ Kreu i Bashkisë Belsh nuk justifikon rritjen e pasurisë

SKEDA/ Kreu i Bashkisë Belsh nuk justifikon rritjen e pasurisë

Deputeti gjerman: Në Qeverinë e Kosovës ka shumë kriminelë

Deputeti gjerman: Në Qeverinë e Kosovës ka shumë kriminelë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com