jojobetjojobet girişholiganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse me Berishën, pse tani…?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse me Berishën, pse tani…?

Nga: Alfred Lela

E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar, të paktën për celularin tim. Qindra mesazhe e telefonata, nga urueset e deri te habitoret. Rrjedhë normale e gjërave, në fakt. Dhe, nuk po e shkruaj këtë editorial ‘të fundit’ në Politiko, i ngacmuar nga mesazhet; as për të shkarkuar te ky komunikim barrën e vendimit, por për të thënë se në jetën e një profesionisti, gjithmonë vjen një ditë kur i duhet të ndeshet me predikimet e tij. Të zgjedhe t’i jetojë ose të vazhdojë t’i priftërojë ato.

Hapja ka qenë predikimi kryesor i editorialeve dhe debateve televizive ku kam marrë pjesë, duke nënkuptuar si të tillë ‘daljen’ e PD në shoqëri dhe ‘futjen’ e shoqërisë në PD. Me shumë kolegë të tjerë, ia kemi kërkuar këtë, në emër të përveçëm, Sali Berishës, herë si detyrim, herës si diversion, herë si provokim, e herë si mision.

Pyetja është se çfarë bën ti me predikimin tënd kur ai kthehet e të troket në derë. Do ta lësh të të zbulojë si diversionist, si hipokrit apo si dikë që sheh, te opozita në këtë rast, një investiturë kolosale të interesit publik. Edhe më shumë në një vend si Shqipëria, ku thuajse të gjitha gjërat flasin nën hyqmin e qeverisë dhe mazhorancës politike, administrative e konjukturale, që e shoqëron atë.

Vjen gjithmonë ajo ditë.

Hapje, hapje, hapje. Por, kush e bën hapjen, kush duhet dhe mund ta bëjë? Ka nga ata që do presin që hapja të çelë lule dhe, kur të jetë në frytëzim, të shpejtojnë me shportat gati për të vjelë atë që në horizont duket si ideja e pushtetit dhe benefitet e tij.

Ka nga ata që i tremben Amerikës dhe non grata-s. A thua se ata që janë, ata që duan, dhe ata që do t’i bashohen një PD-je në vështirësitë e kësaj stigmate, e bëjnë për t’i shpallur luftë Amerikës. A thua se PD, me në krye Sali Berishën, nuk qenë ata që i dhanë fund luftës me Amerikën, pikërisht asaj çmendurie totale të nisur nga paraardhësja e asaj partisë tjetër që tani luan amerikançen, me të njëjtën lehtësi që dikur hidhte jugosllavçen, sovjetikçen dhe kinezçen.

Nuk është, sigurisht, hapja e PD me shoqërinë e vetmja që kjo forcë ka për detyrë të komunikojë dhe të bëjë. Eshtë edhe mbyllja e Shqipërisë para hundës së të gjithë atyre mijëra bashkatdhetarëve që ikin. Nga frustrimi, nga pamundësia, nga mosshpresa, e me radhë. Komunikimi i Shqipërisë që po zbrazet dhe mbushja e enës së shpresës nuk është detyrë e lehtë. As ngecja e vendit te portat e integrimit. As komunikimi i ‘mosmarrëveshjes shqiptare’ në Ballkan dhe puna për ta kthyer atë në marrëveshje.

A mund të bëhen të gjitha këto që duken të lehta për t’u thënë? Partitë tona nuk e kanë një mision statement dhe as një kredo. Të cilën duhet ta kenë. Sali Berisha e artikulon një të tillë, me barrën e veprave të veta, një radhë çliruese, e një radhë penguese.

Çlirimi nga të dyja, si nga madhështia që adhuruesit ia përsërisin me fjalë e duarshtrëngime, ashtu edhe nga ‘qind të ligat’ që kundërshtarët ia recitojnë, mund ta kthejnë atë, edhe njëherë, në një prijës që kupton kohën dhe sidomos veten në raport me të.

Për autorin e këtyre radhëve është hera e parë. Për të kjo është hera e tretë. Në këtë kuptim, që hapja të kuptohet si hapje atij i duhen shumë vetë të herës së parë, shumë akte të herës së parë, shumë shndërrime të dorës së parë.

Kjo është forca e ndryshimit që mund të komunikohet. Ky është komunikimi që mund ta ndryshojë. Sali Berisha është ndërkohë lider historik. Nuk është më historia që kërkohet prej tij, por e kundërta: dalja prej saj. Vetëm me historinë nga pas nuk mund të hapesh dhe as të rishpikesh.

Si mund të jetë pra, një burrë, edhe traditë, edhe e ardhme? /politiko.al

Tags: alfred lelaBerisha

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Berisha paralajmëron shqiptarët: “Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës”

Berisha paralajmëron shqiptarët: “Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës”

50 mln euro në ditë?! Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet, si renditet Dua Lipa

50 mln euro në ditë?! Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet, si renditet Dua Lipa







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Irani dhe Izraeli nuk ndalojnë kërcënimet, paralajmërojnë për sulme të reja
Bota

Irani dhe Izraeli nuk ndalojnë kërcënimet, paralajmërojnë për sulme të reja

by mirseda
19:51 | 21/03/2026
0

Komandanti i marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) pretendoi se ka shënjestruar baza në Emiratet...

“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”

“Egli Tako flet për raportin me Redonin: A janë në lidhje?”

19:47 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos të martën

19:03 | 21/03/2026
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë

19:02 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com