Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse l*fta në Ukrainë do të ndikojë pozitivisht për Shqipërinë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse l*fta në Ukrainë do të ndikojë pozitivisht për Shqipërinë

Nga: Spartak Ngjela

Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me sukses të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.

Suksesi i Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit të Rusisë; do t’i japë një vlerë të re historisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Në histori doli një paralele e re për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe kjo paralele ishte degradimi i Rusisë nga Ukraina. Pikërisht këtu, çështja shqiptare krijoi edhe ajo risinë e saj për të përmbyllur me sukses sigurinë e të dy shteteve shqiptare.

Falimentimi i hegjemonisë ruse do të hapë një epokë të re të historisë së Evropës; kurse Ukrauna do të krijojë një vlerë historikë për prestigjin e saj në të gjithë botën demokratike.

ll.

Më në fund, erdhi koha që pas 250 vjetësh të dalë në pahun historik vlera e vërtetë për Arbërinë, Dardaninë dhe Shqipërinë.

Dhe kjo kohë erdhi si pasojë e aleancës së madhe historike midis Shqipërisë, Kosovës dhe Perëndimit.

Kjo është e vërteta për ngjarjet e reja të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, si pritet të vijojnë këto ngjarje?

Kjo çështje tani është e zgjidhur dhe shqiptarët janë në ngjitje të personalitetit të tyre historik. Por, cili është personaliteti historik i Shqipërisë?

Kur bota e qytetëruar, si opinion publik, do të jetë plotësisht e informuar për shqiptarët; për historinë e Shqipërisë dhe për gjuhën shqipe; në opinionin publik të Perëndimit do të ketë një tronditje të madhe që do t’i vijë nga e vërteta.

Për botën e qytetëruar, e vërteta është e shenjtëruar, sidomos në qytetërimin perëndimor.

E vërteta shqiptare e fshehur në mbi dy shekuj me gënjeshtra dhe me zhdukje dokumentesh nga një fluks historik antishqiptar, do të sjellë pështjellim pozitiv në historinë e Evropës.

Askush nuk e mendonte përpara 250 vitesh se shqiptarët do të rezistonin kaq gjatë; do të ruanin të paprekur gjuhën, dhe me anë të gjuhës së tyre unike dhe më të vjetrën në Evropë, do të fillonin të provonin historinë e tyre.

Por nuk është vetëm kjo.

Sot, pas forcës që ka marrë në opinionin shkencor historia e vërtetë e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe aleanca e madhe midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkenca e historisë po e percepton gabimin e saj kundrejt të vërtetës në lidhje me shqiptarët, dhe koha akademike po sjell ndryshimin shkencor.

lll.

Këtu, në këtë kohë, ka filluar historia e re e Arbërisë. Atë tmerr që kanë kaluar shqiptarët në trevat e tyre të etnisë më të vjetër të Evropës; vetëm një popull krenar mund ta përballonte.

Luftë antishqiptare në rrafsh botëror; shpifje kundër etnisë shqiptare, blerje të krerëve shqiptarë për të pranuar pushtimet e gjata të sllavëve e otomanëve, dhe një botë politike evropiane kundër shqiptarëve, të gjitha bashkë, kanë krijuar tragjedinë e gjatë të popullit më të vjetër të Evropës.

Por sot ndryshoi; dhe kur të dalin edhe dokumentat që ruhen në Vatikan, opinioni publik evropian dhe amerikan do ta kuptojnë përfundimisht se historia ka qenë e çalë, e fshehur dhe jashtë të vërtetës, pikërisht sepse është dashur të fshihet historia e vërtetë e popullit shqiptar.

Por, a do të hapen arkivat e Vatikanit për Arbërinë?

Nuk ka dyshim, ato do të hapen edhe më tej, sepse kanë qenë të mbyllura për Shqipërinë, për arsyet që shprehëm më lart.

Në ato arkiva janë të depozituara luftërat e Arbërisë dhe të shqiptarizmit, qëndresa e shqiptarëve në histori, dhe historia, si shkencë e së vërtetës, ka nevojë për to…

Kjo është koha e Shqipërisë Etnike.

Tags: shqiperiSpartak NgjelaUkrainë

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/Mediu paraqitet në SPAK, nën akuzë Berisha dhe anëtarë të familjes së tij

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/Mediu paraqitet në SPAK, nën akuzë Berisha dhe anëtarë të familjes së tij

Sekuestrohen 2 tonë naftë në një shtëpi në Tiranë, pranga 47-vjeçarit

Sekuestrohen 2 tonë naftë në një shtëpi në Tiranë, pranga 47-vjeçarit

Kalimi i afatit për sekuestron e “RTV Ora”/ Avokatët e Ylli Ndroqit: Gjykata po e mban nën sekuestro

Kalimi i afatit për sekuestron e "RTV Ora"/ Avokatët e Ylli Ndroqit: Gjykata po e mban nën sekuestro

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë
Aktualitet

Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë

by mirseda
16:24 | 09/06/2025
0

Nëse Policia Rrugore, ajo Bashkiake dhe ARRSH nuk bashkëpunojnë mes tyre për t’u paraprirë problematikave të trafikut...

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj

15:46 | 09/06/2025
Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori

Plagosje me thikë në Çermë Sektor të Divjakës, arrestohet autori

15:34 | 09/06/2025
Presidentja Osmani cakton datën, Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor

Presidentja Osmani cakton datën, Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor

15:08 | 09/06/2025
Gjirokastër,  3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore

Gjirokastër, 3 të arrestuar dhe 1873 gjoba nga Policia Rrugore

15:06 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com