Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse kaq shumë epidemi e kanë origjinën në Azi dhe Afrikë

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse kaq shumë epidemi e kanë origjinën në Azi dhe Afrikë

Nga Suresh V.Kuchipudi “The Conversation”

Sëmundja e koronavirusit, e njohur si COVID-19, përbën një kujtesë e frikshme të kërcënimit të menjëhershëm global që na vjen nga sëmundjet infektive. Edhe pse epidemitë kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë njerëzore, ato duket se janë sot në rritje.

Vetëm gjatë 20 viteve të fundit, koronaviruset kanë shkaktuar 3 shpërthime të mëdha epidemike në të gjithë botën. Ç’është më shqetësuese, distanca kohore midis këtyre 3 pandemive, është bërë më e shkurtër. Unë jam një virolog dhe drejtor i asociuar i Laboratorit Diagnostikues të Kafshëve në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, dhe studimet e mia laboratorike studiojnë viruset zoonotike, pra ato që kërcejnë nga kafshët dhe infektojnë njerëzit.

Shumica e pandemive, e kanë të paktën një gjë të përbashkët:Ata e nisin veprimtarinë e tyre vdekjeprurëse në Azi ose Afrikë. Dhe arsyet se përse mund t’ju ​​habisin. Një ndryshim i paparë më herët në popullatën njerëzore, është një nga arsyet pse më shumë sëmundje, e kanë origjinën në Azi dhe Afrikë.

Një urbanizimi i shpejtë po ndodh në të gjithë Azinë dhe rajonet e Paqësorit, ku jeton tashmë 60 për qind e botës. Sipas Bankës Botërore, gati 200 milionë njerëz janë zhvendosur në zonat urbane në Azinë Lindore, gjatë dekadës së parë të këtij shekulli. Sa për të krijuar një ide:200 milionë njerëz, mund të formojnë vendin e tetë më të populluar në botë.

Ky emigrim në këtë shkallë, do të thotë që zona të tjera pyjore janë shkatërruar, për të krijuar zona të reja banimi. Kafshët e egra, të detyruara të lëvizin më pranë fshatrave dhe qyteteve, takojnë pashmangshëm kafshët shtëpiake dhe popullsinë njerëzore.

Kafshët e egra, bartin shpesh viruse. Për shembull lakuriqët e natës mund të bartin me qindra prej atyre viruseve. Dhe viruset, duke kërcyer nga specia në specie, mund të infektojnë në fund edhe njerëzit. Dhe kësisoj në fund, urbanizimi ekstrem shndërrohet në një cikël të mbrapshtë:Më shumë njerëz, shkaktojnë më shumë shpyllëzime, dhe ekspansioni njerëzor dhe humbja e habitateve natyrore i vret në fund grabitqarët, përfshirë edhe ata që ushqejnë brejtësit.

Me zhdukjen e grabitqarëve – ose të paktën me pakësimin e ndjeshëm të numrit të tyre – rritet ndjeshëm popullata e brejtësve, dhe kryesisht minjve. Dhe siç e tregojnë studimet në Afrikë, shtohen edhe rreziqet e sëmundjes zoonotike. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Azisë Lindore, jeton ende në zona rurale. Por urbanizimi është një proces që pritet të vazhdojë për dekada. Rajonet tropikale, të pasura me biodiversitet, përmbajnë tashmë një mori patogjenësh, duke rritur mundësinë e shfaqjes së një patogjeni të ri.

Këtu nuk ndihmon as sistemi bujqësor në Afrikë dhe Azi. Në të dyja kontinentet, shumë familje varen nga bujqësia, si dhe nga mbarështimi i bagëtive. Kontrolli i sëmundjeve, plotësimi i ushqimit dhe strehimi i këtyre kafshëve, është jashtëzakonisht i kufizuar.

Lopët, pulat dhe derrat, që mund të bartin sëmundje endemike, janë shpesh në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. Dhe jo vetëm në ferma:Tregjet e kafshëve të gjalla, të zakonshme në të gjithë Azinë dhe Afrikën, shfaqen në mjedise të mbushura me njerëz dhe me një përzierje të specieve të shumta, përfshirë njerëzit.

Edhe kjo luan një rol kryesor në atë se si mund të shfaqet një patogjen vrasës, dhe të përhapet midis specieve. Një tjetër rrezik:gjuetia e kafshëve të egra, dhe shitja e mishit të tyre, që është veçanërisht e përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.

Këto aktivitete, pasi kërcënojnë speciet shtazore, dhe ndryshojnë ekosistemet në një mënyrë të pakthyeshme, bëjnë bashkë njerëzit dhe kafshët e egra. Gjuetia e këtij lloji, është një rrugë e qartë dhe parësore për transmetimin e sëmundjes zoonotike.

Po kështu është mjekësia tradicionale kineze, e cila synon të sigurojë kura për një mori të gjendjesh shëndetësore si artriti, epilepsia etj. Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur shumicën e pretendimeve, Azia është një konsumator i madh i produkteve të mjekësisë tradicionale kineze.

Tigrat, arinjtë, rinocerontët, pangolinat dhe speciet e tjera vriten, në mënyrë që pjesët e trupit të tyre të mund të përzihen në këto ilaçe të diskutueshme. Dhe kjo praktikë kontribuon shumë në rritjen e ndërveprimeve mes kafshëve dhe njerëzve.

Për më tepër, kjo kërkesë ka të ngjarë të rritet, pasi marketingu në internet po rritet së bashku me rritjen e pamëshirshme ekonomike të Azisë. Viruset, mijëra prej tyre, vazhdojnë që të evoluojnë. Dhe është vetëm çështje kohe, para se të ndodhë një shpërthim tjetër epidemik në këtë rajon të botës.

Të gjitha koronaviruset që e shkaktuan epideminë e kohëve të fundit, përfshirë COVID-19, u përhapën nga lakuriqët e natës tek një kafshë tjetër, përpara se të infektonin njerëzit. Është e vështirë të parashikohet saktësisht se çfarë lloj zinxhiri ngjarjesh e shkakton një pandemi.

Por një gjë është e sigurt:këto rreziqe mund të zbuten, duke hartuar një strategji për të minimizuar efektet njerëzore, të cilat kontribuojnë në shqetësimet ekologjike. Sikurse e ka treguar epidemia aktuale, një sëmundje infektive që nis në një pjesë të botës, mund të përhapet globalisht në thuajse gjithë botën në çfarëdolloj periudhe.

Ndaj ka një nevojë urgjente për strategji konstruktive të ruajtjes, për të parandaluar shpyllëzimet, dhe për të zvogëluar ndërveprimet kafshë-njerëz. Dhe një sistem gjithëpërfshirës të mbikëqyrjes globale, që të monitorojë shfaqjen e këtyre sëmundjeve, do të ishte një mjet i domosdoshëm për të na ndihmuar të luftojmë kundër këtyre epidemive vdekjeprurëse dhe të tmerrshme. /TIRANA TODAY

Tags: afrikeaziepidemiorigjinën

TË LIDHURA

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

22:57 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla
Bota

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave
Bota

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025
Next Post
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, Rama uron 7 Marsin

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, Rama uron 7 Marsin

Koronavirusi/ 17 viktima në SHBA, ndërrojnë jetë 2 persona nga Florida

Koronavirusi/ 17 viktima në SHBA, ndërrojnë jetë 2 persona nga Florida

“Po testohen më shumë njerëz për koronavirus”/Bino: 60% e rasteve nga Tirana

“Po testohen më shumë njerëz për koronavirus”/Bino: 60% e rasteve nga Tirana

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com