Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pse kapja e kokainës nuk është arritje, lidhja me ‘bumin’ e ndërtimeve

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pse kapja e kokainës nuk është arritje, lidhja me ‘bumin’ e ndërtimeve

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës bëri bujë në opinionin publik, ndërsa vëmendje të madhe i kushtuan edhe mediet ndërkombëtare.

Por, teksa kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj, por edhe opozita e quajnë këtë operacion një arritje, është gazetarja Sonila Meço ajo që e quan më shumë se budallallëk ta konsiderosh të tillë.

Në një postim në Facebook, Meço shkruan se është shqiptari ai që paguajë kusuret e parasë që buron nga aktivitetet kriminale.

Por, ajo e lidh sasinë e drogës së kapur edhe me ndërtimet në vend, të cilat duhet thënë se janë rritur shumë.

Gazetarja shtron pyetjen se nga vijnë këto para dhe pse po rigjallërohet ndërtimi, kur në fakt shoqëria tkurret prej ikjes masive të shqiptarëve.

Reagimi i Meços:

Të guxosh ta cilësosh arritje kapjen e më shumë se gjysmë toni kokainë në vend, duhet patjetër të jesh nën efektin e saj.

Sepse në logjikën e çdo shqiptari duhet arritur me fakte e jo interpretime. Se është shqiptari që ka paguar e do paguajë kusuret e parasë që buron nga aktivitete kriminale. Shqiptari jeton në këtë ekonomi dhe logjika e kësaj (çartur)ekonomie është e shpjegueshme thjeshtë, e kam shkruar më herët dhe e përsëris:

Me sy të lirë, e mandej mbështetur nga statistika, modeli ekonomik e ka rikthyer timonin nga ndërtimi, një deja-vu që i ka kushtuar jo pak stabilitetit të sektorit bankar në të shkuarën. Por kësaj here bankat kanë vendosur të qëndrojnë larg, sepse nuk janë më financuesit kryesorë të sektorit e për këtë ndihen të mbrojtura. Nga po vjen kjo para dhe pse rigjallërohet ndërtimi, kur në fakt shoqëria tkurret prej ikjes masive të shqiptarëve?

Ja një tjetër sinjal i shëndetit të përkeqësuar të ekonomisë.

Sektori i ndërtimit, bashkë me biznesin e lojërave të fatit, konsiderohen si mjeti më efikas i pastrimit të parave të pista. Ndërtimi shihet si sektori me kthimin më të shpejtë të investimit dhe një metode shumë efikase për pastrimin e parasë.

Ndërtimi në periudhë afatshkurtër ka kthim të shpejtë të investimit dhe fitim të lartë, por, në periudhë afatgjatë, këto investime nuk janë produktive. Thënë ndryshe, nuk gjenerojnë punësim dhe të ardhura. Por, nëse në të shkuarën, flluska i plasi në duar sektorit bankar, kush do të lagë mirë e mirë duart kësaj here?

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2017 janë dhënë gjithsej 310 leje ndërtimi, nga të cilat 65 në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në gjithë Shqipërinë ishin dhënë vetëm 145 leje. Ndërsa për gjithë 9 mujorin janë dhënë gjithsej 608 leje, 167 prej e të cilave kanë qenë në Tiranë. Ekspertët vërejnë se kjo ofertë që po krijohet me apartamente është me e lartë sesa kërkesa dhe flluska mund të çahet duke e rrezikuar tregun e ku banesat të mbeten pa shitur.

Sërish kapitale të mobilizuara në llaç e tulla, kur Shqipëria ka nevojë për prodhim. Thënë thjeshtë ekziston rrreziku të vijnë të pista për t’i pastruar llaçi dhe tulla.

Sa pallate ndërtohen me 183 milionë euro (ekuivalenti i 6 kuintalëve kokainë)?

Tags: “lidhja”arritjee ndërtimevekapja e kokainësme ‘bumin’nuk ështëpse

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Dosjet e korrupsionit/Si u pasurua në 14 vite “kapoja” i Prokurorisë së Përgjithshme

Dosjet e korrupsionit/Si u pasurua në 14 vite “kapoja” i Prokurorisë së Përgjithshme

Kur aktorët kërkonin një teatër të ri, shikoni sa arrogant ka qenë Rama ndaj tyre

Kur aktorët kërkonin një teatër të ri, shikoni sa arrogant ka qenë Rama ndaj tyre

Kokaina në Durrës/Lala: Po hetohen lidhjet e biznesmenit me eksponentë të PS-së

Kokaina në Durrës/Lala: Po hetohen lidhjet e biznesmenit me eksponentë të PS-së

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com