E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Pse Evropa nuk e ngre zërin ndaj Izraelit?

Nga Catherine Cornet “Internazionale”

Në fund të muajit prill, organizata joqeveritare amerikane Human Rights Watch (HRW), publikoi raportin “Një prag i kaluar”, në të cilin denoncoi shkeljet e të drejtave palestineze të kryera nga Izraeli, të cilat mund të klasifikohen si një krim i Aparteidit, sipas përkufizimit të vetë Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).

Një muaj më vonë “The New York Times”, përmes një artikulli të titulluar “Ata ishin thjesht fëmijë”, të shoqëruar me fotot e 67 fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, dhe 2 fëmijëve izraelitë të vrarë nga raketat e lëshuara nga Hamasi, kapërceu një prag të ri në luftën mediatike izraelito-palestineze.

Për herë të parë, gazeta e madhe amerikane e ndryshoi qasjen e saj duke treguar se edhe “jeta e palestinezëve ka rëndësi”. Sot në Kongresin Amerikan në Uashington, parlamentarët progresistë po kërkojnë më shumë drejtësi mbi këtë çështje.

Pesëqind njerëz që punojnë në stafin e Partisë Demokratike dhe që morën pjesë në fushatën zgjedhore të Joe Biden i dërguan një letër të përbashkët presidentit, duke i kërkuan atij një “qasje më të ekuilibruar” ndaj kësaj çështje. Sipas ekspertit të Lindjes së Mesme H.A.Helljer nga qendra e studimit Carnegie “pyetja që duhet ngritur nuk është nëse do të ndryshojë politika e SHBA-së përkundrejt kësaj çështje, por kur do të ndodhë kjo”.

Ndërkohë, në Evropë qasja ndaj këtij konflikti duket se ka mbetur e njëjtë si 20 vjet më parë. Po çfarë po ndodh me Evropën, që ka qenë gjithnjë një kampione e së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare, dhe që sot duket se është bashkëpunëtore në shkeljet serioze në këtë fushë?

Kjo pyetje është shtruar në jo pak raste në Evropë. Ajo u diskutua së fundmi në një seminar që u zhvillua në internet më 31 maj, të organizuara nga 3 qendra evropiane kërkimore: Instituti Ndërkombëtar i Biznesit në Romë, Instituti Universitar Evropian i Firences dhe Universitete i Shkencave në Paris.

Amxhad Iraki jeton në Haifa dhe shkruan për uebsajtin izraelit “+972 Magazine”. Si një qytetar palestinez i Izraelit, ai buzëqesh para se të komentojë pozicionin e Evropës mbi këtë konflikt:“Evropa duhet të kuptojë se në çfarë pike kanë arritur diskutimet në terren.

Ajo duhet të përditësojë qasjen e saj. Askush nuk flet më për zgjidhjen me2 shtet. Për të gjithë është e qartë se tani ekziston një shtet i vetëm, Izraeli”.  Sipas tij është qesharake të shohësh evropianët që përpiqen të ëmbëlsojnë fjalimet e së djathtë sapo së djathtës ekstreme izraelite, duke justifikuar veprimet që disa izraelitë i kryejnë pa ndjerë asnjë lloj turpi. “Nëse kryeministri Benjamin Netanjahu thotë:Unë mbështes aneksimin e Bregut Perëndimor, evropianët e përkthejnë:Oh jo, në fakt ai e mbështet ende zgjidhjen me dy shtete. Nëse qeveria izraelite thotë:Kemi miratuar një ligj mbi shtetin-komb hebre, nën të cilin hebrenjtë kanë më shumë të drejta, Bashkimi Evropian e përkthen:Izraeli është një demokraci që ofron të drejta të barabarta për qytetarët e saj. Evropianët duhet të pushojnë së justifikuari gjithmonë dhe në këtë mënyrë Izraelin!”

Sipas Ines Razek, që drejton fushatat e sensibilizimit në Institutin Palestinez për Diplomacinë Publike, tha se në kontekstin e braktisjes ndërkombëtare të kauzës palestineze,  Bashkimi Evropian konsiderohet si i parëndësishëm, pasi ka mbetur “i mbërthyer në labirintin e një procesi paqeje,që ka çuar vetëm në burokratizimin e Autoritetit Palestinez”.

Evropa ka gjithmonë dy përfaqësime diplomatike:një në Tel Aviv për të folur me Izraelin, një në Jeruzalem për të biseduar me palestinezët. Evropianët pretendojnë ende se ekzistojnë dy shtete, dy parti. “Por sot panorama ka ndryshuar plotësisht për shkak të aneksimeve izraelite. Vetëm evropianët vazhdojnë të flasin në negociata për “dy shtete”. Në fakt nuk ka më një konflikt mbi të cilin mund të negociohet, por një situatë koloniale aparteidi”- thekson Razek.

Edhe për Daniela Huber, shefe e Programit Mesdhetar dhe Lindjes së Mesme në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare, pozicioni i evropianëve që sot është“jashtë realitetit”, nuk ka qenë përherë i tillë:“Para marrëveshjeve të Oslos, komuniteti evropian i përbërë nga 12 vende anëtare e kundërshtonte fuqishëm qasjen e SHBA-së, dhe fliste për të drejtën e vetëvendosjes dhe kundër vendbanimeve të reja e të paligjshme hebraike në Palestinë”.

Për Huber, ndryshimi ndodhi në vitet 1990, kur Shtetet e Bashkuara i përfshinë evropianët në procesin e Oslos. Në atë moment, Evropa filloi ta ndryshojë fjalorin. Vendbanimet nuk ishin më “të paligjshme”, por “jo legjitime”.

Ri-pozicionimi evropian, shpjegon Huber, ndodhi në një kohë kur rendi ndërkombëtar po dominohej nga Shtetet e Bashkuara:në një BE në zgjerim e sipër, pozicioni amerikan pëlqehej nga të gjithë. Historikisht, ky qëndrim ka siguruar më shumë “një mbulesë” sesa një zgjidhje për konfliktin.

Tani po ndodh e njëjta gjë. “A është ai një reflektim i një Bashkimi Evropian të paralizuar nga ndarjet e tij të brendshme”- shkruan francezja “Le Monde”, dhe “nën presionin e numrit në rritje të udhëheqësve të ekstremit të djathtë, si Viktor Orban i Hungarisë, që kishte një aleancë të fortë me Netanjahun?”

Benjamin Hadad, shqyrtoi në detaje arsyet e këtij ndryshimi evropian në një artikull të botuar së fundmi në “Foreign Affairs”:“Ky mutacion është simbol i diçkaje më të thellë. Përballë sulmeve terroriste të viteve të fundit, evropianët e kanë parë gjithnjë e më shumë Izraelin si një vend që përballet me sfida të ngjashme”- shkruan ndër të tjera ai.

Aurora Berzhe, zëdhënëse e République En Marshe, partisë së presidentit Makron deklaroi në parlamentin francez:“Ne kemi një front të përbashkët me Izraelin:luftën kundër terrorizmit islamik. Kjo është ajo që na afron dhe që shpjegon ndryshimin e qasjes diplomatike të Evropës”.

Gjithsesi Huber sheh ndryshime të vogla në nivelin evropian. Në universitete, studimet e historianit palestinez Rashid Khalidi mbi kolonializmin izraelit, po studiohen gjithnjë e më shumë, dhe në rezolutat evropiane, sidomos nën presionin e vendeve nordike, po kërkohet rikthimi në“rrënjët” e konfliktit izraelito-palestinez.

Parlamenti irlandez miratoi në maj një rezolutë që dënon“aneksimin de facto” të territoreve palestineze nga autoritetet izraelite. Ai është i pari nga 27 vendet e Bashkimit Evropian që e bën diçka të tillë.

burimi: https://www.internazionale.it/opinione/catherine-cornet/2021/06/07/europa-israele-palestina

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...