Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Erdogani kërkon pajisjen e Turqisë me armë bërthamore

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Erdogani kërkon pajisjen e Turqisë me armë bërthamore

Nga: James Dorsey “Lobelog”

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka të ngjarë të provokojë zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare, me synimin e tij për një program të armëve bërthamore. Megjithatë, kërkesa e tij që Turqia të ketë të drejtë ta bëjë këtë, nxjerr në pah sfidën ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, si dhe ndryshimin e realiteteve rajonale.

Vënia në pikëpyetje e rendit ndërkombëtar nga ana e Erdoganit, mund të reflektojë mendimin e pashprehur të liderëve të tjerë rajonalë, mbi një botë në të cilën Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme me Rusinë.

Uashingtoni u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mbi programin bërthamor të Iranit. Ndërsa vende si Kina dhe Rusia, janë të gatshëm t’i shesin vendeve të tjera teknologji bërthamore. Shtojini kësaj dështimin e komunitetit ndërkombëtar, për të parandaluar Pakistanin dhe Korenë e Veriut të bëhen fuqi bërthamore, dhe standardet e tij të dyfishta teksa Izraeli zhvilloi një arsenal bërthamor të vetin.

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshjet me Rusinë dhe Iranin, janë vetëm 2 nga shembujt e një shkelje shumë më të gjerë të ligjit, normave dhe procedurave ndërkombëtare. Kjo e nxitur nga përbuzja e presidentit amerikan Donald Trump, për shtyllat kryesore të rendit të pas Luftës së Dyë Botërore të udhëhequr nga SHBA-ja.

Trump është larguar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës, nga Partneriteti Trans-Paqësor, teksa ka hedhur dyshime mbi angazhimin e SHBA-së ndaj shumë marrëveshjeve shumëpalëshe, përfshirë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Bashkimin Evropian dhe G7, që bën bashkë ekonomitë më të mëdha të Perëndimit.

Rivalet e Amerikës, Kina dhe Rusia, por edhe Irani, Turqia dhe Arabia Saudite, e kanë kundërshtuar njëanshmërinë e SHBA-së, duke bërë thirrje për forcimin e multilateralizmit. Në këtë të fundit, ata mund ta përdorin tregtinë e armëve për të forcuar peshën e tyre gjeopolitike. Por edhe për të zhvilluar luftëra me një mosrespekt absolut mbi pasojat njerëzore, si dhe duke shtypur brutalisht minoritetet e çdo lloji, etnik, fetar apo politik.

Qasja e Trump “Amerika e Para”, ka inkurajuar të tjerët që mbështeten nga Rusia dhe Kina, përfshirë edhe Erdoganin, që të sfidojnë në një mënyrë më agresive rendin ekzistues, dhe dhunuar më me ngulm themelet e tij. Sigurisht, në pamje të parë deklarata e fundit e Erdogan, se është e papranueshme që vendet që kanë aktualisht armë bërthamore, ta pengojnë vendin e tij të ketë armët e saj bërthamore bën, duket se ka kuptim.

Turqia jeton në një rajon plot me konflikte të dhunshme, në të cilin gara e armatimeve është aktiviteti kryesor. Si të mos mjaftonte kjo, Turqia është e rrethuar nga fuqi de fakto apo fuqi që do të bëhen një ditë bërthamore, teksa bashkësia ndërkombëtare vazhdon të zbatojë standarde të dyfishta.

Shtetet e Gjirit Persik, dy prej të cilave, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nuk kanë raporte shumë të mira me Turqinë, janë ndër vendet që shpenzojnë më shumë për ushtritë e tyre në botë. Izraeli, një komb tjetër i Lindjes së Mesme, me të cilin Turqia ka mosmarrëveshje, e sheh epërsinë e vet ushtarake dhe teknologjike, si thelbin e strategjisë së vet të mbrojtjes.

Dhe ky vend e ka lënë prej kohësh të nënkuptohet, por nuk e ka konfirmuar publikisht, se zotëron armë bërthamore. Ndërkohë një fuqi bërthamore është edhe Pakistani,  i mbërthyer aktualisht në një tension të përshkallëzuar me Indinë mbi çështjen e rajonit të Kashmirit. Megjithë mohimin e prerë, Irani dyshohet se dëshiron të jetë një fuqi bërthamore, dhe ka aftësinë ta arrijë diçka të tillë, sidomos nëse hedh përfundimisht poshtë marrëveshjen e 2015-ës.

Një zëdhënës iranian tha këtë fundjavë, se Irani ka nisur të përdorë një grup centrifugash të përparuara për të pasuruar uraniumin, në shkelje të hapur të marrëveshjes bërthamore.

Lëvizja e Teheranit në këtë drejtim, shton rrezikun e një gare bërthamore në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, besohet se ka nisur tashmë ndërtimin e impianteve për pasurimin e uraniumit. Pretendimi i Erdoganit për të drejtën e Turqisë për të ndërruar armë bërthamore, është sa një përgjigje ndaj zhvillimeve rajonale dhe globale, aq edhe një përpjekje oportuniste për të forcuar pozitat e lëkundura, dhe për ta pozicionuar Turqinë si një udhëheqëse të botës myslimane.

Kjo ambicie është e ndërlikuar nga mosmarrëveshja me Shtetet e Bashkuara, për blerjen e një sistemi anti-raketor rus, dhe konflikti me Rusisë mbi fushatën ushtarake ruso-siriane në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve sirianë.

Brenda vendit, kjo kërkesë i mundëson Erdoganit ta projektojë veten si një udhëheqës që lufton për atë, që Turqia mendon se duhet të jetë vendi i saj i duhur në rendin e sotëm ndërkombëtar. Në nivel global, ajo është një mënyrë për të sfiduar hapur një rend ndërkombëtar, të cilin Erdogan gjykon se po e mban prapa vendin e tij.

TIRANA TODAY

 

 

 

Tags: Rexhep Tajip ErdoganTrumpTurqia

TË LIDHURA

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

22:40 | 27/05/2025
Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale
Bota

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
‘Çmendet’ moti: Temperaturat arrijnë nivele të pabesueshme
Bota

‘Çmendet’ moti: Temperaturat arrijnë nivele të pabesueshme

19:28 | 27/05/2025
Next Post
1966: Bota pranë Luftës së Tretë Botërore, për shkak të disa bombave bërthamore amerikane (video)

1966: Bota pranë Luftës së Tretë Botërore, për shkak të disa bombave bërthamore amerikane (video)

Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Shkarkohet kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Keqkuptimi i madh me komisionin antiPresident

Keqkuptimi i madh me komisionin antiPresident

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com