Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse Emmanuel Macron po e humbet me shpejtësi popullaritetin e tij në Francë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pse Emmanuel Macron po e humbet me shpejtësi popullaritetin e tij në Francë

Nga: Lionel Laurent “Bloomberg”

“E mbani mend kur të gjithë i besuam Emmanuel Macron-it?”. Pyetja nuk vinte nga një sindikalist i zemëruar, por nga një komedian në Paris, përballë një turme protestuesish. Një përgjigje në korr “Po” dëgjohet nga turma, shumë prej të cilëve e kaluan dimrin duke u angazhuar në grevat e transportit publik, për shkak të reformës së pensioneve.

Me presidentin francez po ndodh një paradoks: ai po bëhet gjithnjë e më pak popullor, sa më shumë suksese arrin të ketë. Vlerësimet mbi punën e tij kanë rënë ndjeshëm pas zgjedhjes si president në vitin 2017, në mesin e një sërë reformash të guximshme.

Popullariteti i tij ra nën 30 për qind në fund të vitit 2018, kur protestat e Jelekverdhëve kundër planeve për rritjen e çmimit të benzinës, ishin në kulmin e tyre. Ai renditet ende rreth 25 për qind në sondazhe, madje arriti një kompromis me sindikatën më të madhe të Francës, për të lehtësuar bllokimin e transportit publik.

Por tashmë zhgënjimi ka nisur të depërtojë edhe në bazën e tij elektorale, atë të profesionistëve të rinj, urbane, në bllokun borgjez të punëtorëve të bardhë të qendrës së majtë dhe të djathtë të qendrës së djathtë, të cilët janë pro reformës dhe pro BE-së. Parisi, ku Macron mori 90 për qind të votave në vitin 2017, mund të rizgjedhë kryebashkiakun e tij socialist në zgjedhjet lokale të marsit.

Barometri i ndjenjës anti- Macron, duke filluar nga zhgënjimi deri tek protestat e dhunshme në rrugë, tek kërcënimet me vdekje ndaj politikanëve, nuk ka të bëjë fare me ecurinë e ekonomisë, apo dështimin e mbajtjes së premtimeve për reforma.

Ekonomia franceze u rrit 2.3 për qind në vitin 2017 dhe 1.7 për qind në vitin 2018; papunësia ra në normën më të ulët të një dekade në vitin 2019; ndërkohë janë rikthyer investimet e biznesit. Por një tkurrje e befasishme në 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar, e vendosi rritjen vjetore të 2019-ës në vetëm 1.3 për qind.

Por ekonomisti i bankës “Barclays” Fransua Kabo është optimist. Ai pret që reformat e ndërmarrë nga administrata Macron dhe partia e tij “En Marche”, të nisin të japin së shpejti frytet e tyre. Instituti iFRAP, thotë se Macron ka mbajtur pjesën më të madhe të premtimeve që ka dhënë.

Gjithsesi, ai se ka humbur mbështetjen e popullit francez. Disa prej arsyeve janë personale: Qëndrimi i tij prej një nxënësi ekselent, e kombinuar me arrogancën rinore. Disa të tjera janë institucionale: Nëse Macron sillet si një sundimtar monarkik, kjo ndodh sepse Republika e Pestë ka përqendruar shumë pushtet ekzekutiv tek presidenca, dhe asnjë palë zgjedhje midis 2 zgjedhjeve presidenciale, nuk e shqetësojnë partinë në pushtet.

Dhe disa janë politike: disa nga burokratët që mbushin radhët e partisë së Macron, u fokusuan shumë tek planifikimet afatgjata, e nënvlerësuar tërësisht lëvizjen e Jelekverdhëve, dhe nuk arritën të krijonin bazën e nevojshme për të negociuar mbi reformën e pensioneve.

Pastaj është edhe natyra në ndryshim e shoqërisë franceze. Jeta po bëhet më pak komode se dikur, siç e thotë Pier Breshon i Universitetit Shkenca Po. Që nga viti 2000, disa kambana alarmi kanë rënë për establishmentin politik: Një rritje e ndjeshme e votave për ekstremin e djathtë, që për pak sa nuk e fitoi presidencën në vitin 2002; një referendum “jo” për Traktatin Kushtetues të BE-së në vitin 2005; dhe dështimi i të djathtës dhe të majtës, për të fituar rizgjedhjet e kandidatëve të tyre në vitet 2012 dhe 2017.

Pavarësisht pabarazisë relativisht të ulët të të ardhurave, dhe të një shteti të mirëqenies sociale në degradim e sipër, Franca nuk ka arritur të ngushtojë ndarjet midis linjave socio-ekonomike dhe kulturore, të cilat sipas analistit Xherom Furke, kanë krijuar një “arqipelag” ishujsh të ndryshëm shoqërorë.

Ndikimet e epokës së pasluftës të katolicizmit dhe komunizmit po zbehen, media tradicionale po zhduket, dhe teoritë e konspiracionit si “gjurmët kimike nëpër qiej” dhe argumentet kundër përdorimit të vaksinës të përhapura nga mediat sociale, janë në rritje.

Macron ishte një përfitues i madh i kësaj atmosfere anti-elitiste në vitin 2017, si një rishtar në politikë, dhe që drejtonte një parti të re. Tani në vitin 2020, ai është duke i harxhuar të gjitha kreditet e tij. Ata që mendojnë se Franca ka ndryshuar që nga viti 2017, dhe do të ndryshojë edhe në vitet e ardhshme janë në pakicë, midis 30-40 për qind.

Kjo nuk do të thotë se revolucioni është pranë. Mbështetja për protestat kundër reformës së pensioneve është dobësuar, ndërsa përqindja e njerëzve që e përkufizuan veten si Jelekëverdhë në fund të vitit 2018 dhe fillimin e vitit 2019, luhatej midis 10-20 për qind.

Sido që të jetë, ritmi i reformës ka të ngjarë të ngadalësohet. Qeveria e Macron ka hequr tashmë dorë nga masat më drastike. Është ende herët për ta shpallur fundin e Macron, por nëse historia e fundit na ka mësuar ndonjë gjë, ky lloj jopopullariteti është thuajse i pamundur të rikuperohet.

TIRANA TODAY

 

Tags: Emmanuel MacronFrancepopullariteti

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
I mori jetën gruas prej xhelozisë, Gjykata lë në burg Lulzim Cukun

I mori jetën gruas prej xhelozisë, Gjykata lë në burg Lulzim Cukun

Hitleri përballë Stalinit: Fuqia vdekjeprurëse e paranojës

Hitleri përballë Stalinit: Fuqia vdekjeprurëse e paranojës

E shkarkuan nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj padit Kuvendin

E shkarkuan nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj padit Kuvendin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com