E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Pse e kemi shpesh problem të flemë në vende të panjohura më parë?

Pavarësisht nëse janë në avion, apo në dhomën e pritjes në spital, disa prej nesh e kanë shumë të vështirë të flenë në vende të panjohura. Me siguri komoditeti mund të jetë një problem në hapësira të kufizuara, jo-konvencionale, sikurse është një karrige e ngushtë në aeroport.

Por edhe dhomat më të rehatshme dhe komode të hotelit,përbëjnë një problem për njerëzit në të gjithë botën. Shumë nga ne përpiqen qëtë bëjnë një gjumë të mirë në çdo vend të ri. Ky fenomen, i njohur si Efekti i Natës së Parë (FNE), ndikon tek shumë njerëz si dhe tek disa kafshë. Por çfarë ndodh brenda trurit tonë gjatë këtyre netëve të para të trazuara?

Eksperimenti i parë i regjistruar në lidhje me FNE,ka ndodhur më shumë se 50 vjet më parë, dhe ende sot shkencëtarët nuk po e kuptojnë plotësisht atë. Një studim i vitit 2016, i botuar në “Current Biology” zbuloi se gjatës natës së kaluar në një vend tëri, hemisferat e trurit nuk bien në gjumë në mënyrë të barabartë.

Zakonisht, në vendet e njohura, si ana e majtë dhe e djathtë e trurit bien në gjumë në të njëjtën mënyrë. Sidoqoftë, gjatë FNE ka një asimetri midis hemisferave, me anën e djathtë që fle rregullisht dhe me hemisferën e majtë që qëndron vigjilente për të monitoruar një mjedis të panjohur gjatë natës.

Në thelb, truri juaj nuk është ende plotësisht i kënaqur me “skenarin” e ri. Prandaj, mbetet disi vigjilent gjatë gjithë natës – duke ruajtur këtë qëndrim mbijetese edhe kur jeni në gjumë.

Në studimin e vitit 2016, ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Masako Tamaki përdori teknika të avancuara të imazheve neurologjike, për të parë brenda trurit të 11 vullnetarëve, duke studiuar se si truri i tyre do të reagonte ndaj stimujve gjatë gjumit.

Pasi bënë zhurmë, ata panë se ana e majtë e trurit reagonte ndryshe nga e djathta. Valët elektrike në një elektroencefalogram – një provë që gjurmon aktivitetin elektrik në tru – u zhvendos më shumë në anën e majtë. Përtej reagimit, hemisfera e majtë nxiste veprime, duke e zgjuar trupin më shpejt.

Pra nëse një grabitqar mbërrin aty kur ju jeni duke fjetur në një mjedis të panjohur për herë të parë, ana e majtë e trurit tuaj do të ishte ajo që do t’ju zgjojë në mënyrë që të vraponi ose të përlesheni me të. Një zgjim i tillë, nuk u vërejt kur vullnetarët flinin në vende të njohura.

Ana e majtë e trurit është e famshme sepse është më analitike dhe logjike, ndërsa ana e djathtë është më krijuese dhe imagjinare.

Në realitet, ky dallim është thjeshtuar shumë; ana e majtë dhe ajo e djathtë e trurit ndryshojnë në shumë aspekte, dhe janë përgjegjëse për funksione të ndryshme. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për FNE-në, ekziston edhe një dallim i qartë midis dy hemisferave.

Në studimin e Tamakit, studiuesit hipotetizuan se hemisfera e majtë e trurit,reagon më shumë sesa e djathta, pasi atje rrjetet e rajoneve të trurit janë më interaktive. Por duhen hulumtime të mëtejshme për të kuptuar vërtet se çfarë i shkakton këto luhatje elektrike.

Truri nuk do t’ju lejojë që të pushoni plotësisht në një vend të ri për shkak të FNE. Por netët e tjera nuk duhet të përbëjnë ndonjë problem:Asimetria e trurit nuk ishte më e dukshme gjatë seancave të mëparshme të gjumit.

Sipas studiuesve, kjo ndoshta ka ndodhur pasi njerëzit janë mësuar me mjedisin e tyre, dhe truri mund të relaksohet dhe të pushojë. Sidoqoftë, studime të tjera kanë raportuar se FNE mund të vazhdojë të prishë gjumin e njerëzve deri në 4 netë në një vend të ri.

FNE nuk është një dukuri që shfaqet vetëm tek njerëzit. Disa kafshë, si qentë e shtëpisë, e kanë gjithashtu të vështirë të flenë të qetë në vende të panjohura, pasi truri i tyre nuk është mësuar të qëndrojë vigjilent gjatë gjithë natës.

Zogjtë dhe delfinët flenë me njërin sy hapur për të qëndruar vigjilent. Por njerëzit e bëjnë atë në mënyrë metaforike. Ne nuk flemë me njërin syhapur, por me njërën anë të trurit tonë që mbetet zgjuar.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/trouble-sleeping-in-new-places-its-probably-your-brains-fault

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...