Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse duhet rinovuar shtëpinë e Xhafer Devës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse duhet rinovuar shtëpinë e Xhafer Devës

Nga: Veton Surroi

…dhe përse duhet lexuar edhe ndonjë gjë tjetër pos titullit të tekstit
1.

Pse duhet rinovuar shtëpinë e Xhafer Devës

Ky është titulli i këtij teksti dhe gabimi në të nuk është mungesa e pikëpyetjes. Titulli në këtë rast, është fjali shpjeguese, nuk është pyetëse. Pra, titulli i përket tekstit që duhet të shpjegojë përkrahjen time për projektin e përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Komunës së Mitrovicës së jugut dhe UNDP-së për rinovimin e godinës së bërë më 1930 nga pronari i saj Xhafer Deva. Kështu, që të mos ketë kurrfarë dileme: e përkrah plotësisht këtë projekt.

E projekti është rinovimi i një vlere arkitektonike të një godine publike të Mitrovicës, në mënyrë që t’u shërbejë nevojave kulturore të Mitrovicës dhe rrethit të saj të gjerë – mes tjerash, edhe duke krijuar hapësirë galerie të arteve pamore.

Pra, gabimi në titull është faktik. Godina për të cilën bëjmë fjalë ka qenë e ndërtuar nga familja e Xhafer Devës më 1930 dhe ka qenë pronë e saj deri më 1945, gjithsej 15 vjet. Pastaj, në forma të ndryshme e pushtete të ndryshme, kjo godinë ka jetuar për gati tetëdhjetë vjet si pronë publike.

Kjo pronë publike, që ka vlerë arkitekonike (pra, artistike) duhet rinovuar, aq më shumë kur rinovimi i saj do t’i japë jetë artit në qytet dhe rrethinë.

2.

Gabimi faktik është fajtor për njërin prej dy problemeve me dimension politik që u paraqitën rreth këtij projekti.

Problemi i parë është ai i perceptimit të gabuar se këtu bëhet fjalë për rinovim të shtëpisë së Xhafer Devës, pra edhe një përpjekje për rehabilitim apo varësisht prej perspektivës që shikohet figura e tij, lartësim të asaj figure. Brenda këtij gabimi është përshtypja që ka marrë ambasadori gjerman në Kosovë, i cili shkroi se është shumë i brengosur lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtori e protagonisti nazist të divizionit famëkeq SS Skanderbeg.

Dhe, ambasadori që vjen nga vendi shembullor në trajtimin e kulturës së kujtesës, nxitur nga traumat e Luftës së Dytë Botërore, shtoi: “mos e shtrembëroni të vërtetën mbi Holokaustin apo krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre vendorë”.

Problemi i dytë pastaj ishte po aq rrjedhë nga ky gabim. Një numër personalitetesh publike që bëjnë prononcime publike (përfshirë edhe një politikan që kishte qenë i dërguar i Rusisë) u vunë në mbrojtje të figurës së Xhafer Devës. Pyetja përmbledhëse e të gjitha këtyre reagimeve qe pothuajse : “e pse të mos rehabilitohet/lartësohet Xhafer Deva?”.

3.

Problemi i parë nuk është i vështirë të zgjidhet. Po, godina ka qenë e ndërtuar prej një njeriu i cili njëmbëdhjetë vjet pas ndërtimit u spikat si figurë e spikatur kolaboracioniste e nazistëve nga shqiptarët; nga serbët e në të njëjtën fotografi me Xh. Devën, së bashku me një oficer të Abwehrit doli vojvoda çetnik Kosta Peqanci. E megjithatë, godina lëre që ka ndërruar pronar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por ajo nuk mund të bartë mëkatet e pronarit të saj parësor.

Këtë e dinë shumë mirë kulturat dhe civilizimet që kanë kultivuar kujtesën dhe ndër to është Gjermania shembullore. Madje, ambasadori e ka shumë afër relacionin mes godinës dhe kujtesës, sepse vetë Ministria e Jashtme gjermane është e vendosur sot në Berlin në një godinë e cila dikur ishte Banka Qendrore e Rajhut nazist e në periudhën 1959-1990 ishte Komiteti Qendror i partisë komuniste (Socialiste punëtore) të RDGJ-së. Fakti që në zyrat e sallat e asaj godine merreshin vendime kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit të qytetarëve gjermanë gjithandej e të atilla që duhej të ruanin interesat e “diktaturës së proletariatit” nuk i ka penguar Qeverisë së Gjermanisë së bashkuar që aty të vendosin njërën prej ministrive më të rëndësishme në botën e sotme të diplomacisë.

Pra, nga ky këndvështrim është madje e mirëseardhur që shtëpia që dikur i përkiste Xhafer Devës të jetë një qendër kulturore në Mitrovicë.

Problemi i dytë është më i thellë dhe gabimi në cilësimin e pronarit të shtëpisë shërbeu vetëm si katalizator për të nxjerrë në shesh problemin e historiografisë kritike në Kosovë, gjegjësisht të kulturës së kujtesës. Në mungesë të një vlerësimi kritik historik, bazuar në dokumente meritore e sot të bollshme gjithandej që nga Londra deri te Berlini e Roma, figura e Xhafer Devës sillet në rrjete sociale si një e barasvlershme me demokracitë perëndimore. Problemi i këtij narracioni është se ndeshet në jokonsistencën e parë: të jesh njëkohësisht bashkëpunëtor shembullor i nazizmit dhe demokrat ekzemplar perëndimor nuk shkon. Siç nuk shkon narracioni tashmë gjithëpërfshirës shqiptar për shpëtimin e hebrenjve; në Kosovë mund të tregojmë për trimërinë e disa familjeve që shpëtuan hebrenjtë në kohët më të këqija, por në Jerusalemin zyrtar, politik e akademik, ekzistojnë dosje të bollshme për Divizionin SS Skanderbeg.

Thellësia e këtij problemi të dytë bëhet më e madhe kur vihet në kontekstin e shekullit XX, shekullit ndaj të cilit sot kemi distancë të mjaftueshme historike. Nëse ende nuk kemi një qëndrim të kujtesës sonë kolektive ndaj nazizmit dhe kolaboracionizmit me të, pra nëse ende vazhdon në rrëfimet tona Lufta e Dytë Botërore, me çfarë instrumente të kujtesës do të ballafaqohemi me tërë një periudhë të rëndë e sfiduese çfarë ishin epokat e ndryshme që pasuan Luftën e Dytë Botërore?

4.

Mungesa e kulturës së kujtesës përmban në Kosovë një paradoks të brendshëm, të cilin do ta zbulojmë për sa ecën koha dhe për sa do të ketë investim serioz apo joserioz mendor në të. Në Twitter, për fundi fotografisë së oficerit nazist, Vojvodës çetnik Kosta Peqancit dhe Xhafer Devës (që bridhnin pa brenga rrugëve të Podujevës më 1941) shënova që pavarësia e Kosovës u arrit “dhimbshëm, por më në fund si fitore e antifashizmit, të forcës Transatlantike që i mundi këta të tre nga fotografia”.

Formulimi i këtillë qe pjesë e besimit tim (të bazuar në lexim e përvojë jetësore) se ideja për vetëvendosjen e Kosovës, e formuluar gjatë luftës kundër fashizmit nazist në Konferencën e Bujanit, u bë përpjekje për ta legjitimuar lirinë e Kosovës si pjesë të Aleancës Atlantike. Gjysmë shekulli e ca më vonë, pas sakrificave e mundit të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Kosovës, kjo Aleancë mundësoi një proces vetëvendosjeje e në kundërshtim me fashizmin serb./koha.net

 

Tags: shtëpiaveton surroiXhafer Devës

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Basha i kalon pas krahëve, Berisha: Armiku më i rrezikshëm të rri pas shpine

Basha i kalon pas krahëve, Berisha: Armiku më i rrezikshëm të rri pas shpine

Ka tre vajza, i ngulin gozhdën në kokë për të lindur djalë

Ka tre vajza, i ngulin gozhdën në kokë për të lindur djalë

Basha shakaxhiu i vettingut

Basha shakaxhiu i vettingut

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga
Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

by mirseda
22:43 | 01/09/2025
0

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën...

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

22:38 | 01/09/2025
Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com