Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Donald Lu foli me emra?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet krye lajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavën që u mbyll ai i kujtoi gjimnazistëve të Rrëshenit se në demokraci, një qeveri që nuk është në sinkron me interesa e qytetarëve përmbyset, ai sot nuk ka nguruar të përmendë me emra bandat më të rrezikshme të vendit. Bashkë me jehonën e fjalëve të Donald Lu-së kanë filluar të gëlojnë edhe hipotezat e para. Pse ka vendosur të godasë kaq fort kryediplomati amerikanë në Tiranë?

Ka nga ata që mendojnë se i gjithë zemërimi i tij ka të bëjë me qeverinë e re që megjithëse e ka marrë vetë timonin, nuk po jep asnjë shenjë reflektimi se ka ndërmend të përballet me krimin dhe bandat. Ngjarja e rëndë e Elbasanit dhe zbythja e policisë përpara të fortëve me përkrahje politike, ishte sinjali më i qartë për këtë.

Ka të tjerë që hamendësojnë se revolta e mbështetësit më të madh të reformës në drejtësi, vjen tani kur qeveria po bën përpjekjen e fundit për të kontrolluar procesin që pritet të nisë. Duke tentuar t’i zvogëlojë personelin dhe t’i shkurtojë fondet (për të cilat dyshja Lu- Vlahutin ka thënë me dhjetëra herë “it’s not a problem”) ka dyshime të prekshme se Rama do t’i mbajë varur ata që do përpiqen të luftojnë të keqen nesër.

Një hipotezë e tretë është edhe ajo e mbështetjes të drejtpërdrejtë të Fatmir Xhafës, i cilin nuk u ul në karrigen e ministrit të Brendshëm vetëm falë vullnetit të Edi Ramës. Thirrja e tij që pas Vettingut për gjyqtarët duhet nisur edhe ai për policinë duket se e ka prishur modelin e Edi Ramës për të bërë vetëm spektakël, pa prekur thelbin e inkriminimit brenda uniformave blu. Prandaj thirrja e Lu-së shihet edhe një mbështetje që ministri i Brendshëm të marrë pushtet përtej kufijve që i ka caktuar kryeministri.

Jo më kot, pasi bëri deklaratën e fortë, pasi përmendi me emra Balilin, Shullazin, Berishën, ambasadori i ShBA nxitoi të takohej me ministrin e Brendshëm. Por cilado qoftë kryesore nga këto hipoteza, apo edhe nëse të gjitha nga pak kanë përcaktuar shpërthimin e fundit të Donald Lu, një gjë është e qartë: ShBA ka filluar fazën e dytë të betejës me krimin në vend.

Kush e ka ndjekur atë e mban mend mirë se ambasadori foli qartësisht me emra, për kriminelët e politikës, si për ata që ishin në parlament, si për ata që kishin zaptuar bashkitë. Pas një procesi të gjatë, pas justifikimeve të Edi Ramës se të fortët e tij me letra ishin në rregull, se emrat i kishin ndryshuar thjeshtë si emigrantë, kjo betejë e pa fundin e tunelit. Sot politika shqiptare është shumë më e “dekriminalizuar” se katër vite më parë. Sot edhe Roshi edhe Prenga, edhe Frroku, edhe Ndoka nuk kanë më mandate politike.

Tani Donald Lu është kthyer të flasë me emra. Dhe ai sërish po bën lajm. Sepse të gjithë shpresojnë se pas etapës së parë, asaj të spastrimit të kriminelëve me kostum, të fillojë ajo e dyta, e spastrimit të bandave që kanë lidhje me politikën. (Lapsi.al)  

Tags: BalilinBerishënemraFatmir XhafaLuramaSHBAShullazin

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Basha: Rama foli si Enveri. Është i lidhur me krimin. Ka rrënuar vendin; shqiptarët nuk i besojnë më

Basha: Vendin e qeverisin bandat dhe klanet mafioze, ja cila është rrugëzgjidhja

Spanjë-Katalonjë/ Ja si do dukeshe një përballje mes tyre

Spanjë-Katalonjë/ Ja si do dukeshe një përballje mes tyre

Kujdes! iPhone 8 ka shumë defekte,  ja problemi i rëndë që ka shfaqur tani

Kujdes! iPhone 8 ka shumë defekte, ja problemi i rëndë që ka shfaqur tani

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet
Aktualitet

Ska kujdes nga shteti për të mbjellat Fermerët fajësojnë qeverinë për pesticidet

by mirseda
23:00 | 10/09/2025
0

Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe...

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

Domatja do dashuri”,Braçe: Mos bëni panik, ndëshkoni bujqërit e papërgjegjshëm

22:39 | 10/09/2025
Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

Dy persona kërcënojnë me armë efektivët e Shqiponjave në Shkodër

22:23 | 10/09/2025
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

22:03 | 10/09/2025
Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

21:33 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com