Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse dhunohen dhe vriten femrat?!

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kulti i banalitetit në media

Ende sot shumë njerëz mund të qeshin kur flitet për të drejtat e grave, pabarazitë që ende ato kanë dhe pasigurinë e jetës. Madje jo vetëm merren me shaka këto diskutime, por shpesh përfundojnë me konkluzione se gratë mjaft kanë arritur dhe kaq.

Ka dhe nga ata ose ato që mendojnë se të drejtat e fituara i kanë të tepërta, sepse fundja ç’mund të kërkojnë më shumë gratë, apo duan të bëhen burra?! Ironi dhe nënqeshje gjejmë edhe nëpër emisione televizive ku temat mbi feminizmin transformohen si ide abstrakte dhe absurde.

Ndërkohë që aty qeshet, diku jashtë një burrë me seriozitetin e tij i merr jetën një gruaje. Më tej analizohen edhe kronikat e dhunës apo përdhunimit, por sërish theksohet ideja se faji mbetet i viktimës.

I drejtojnë jo pak herë gishtin vajzës se ajo e joshi me fustan, shikim apo buzëqeshje duke e shfajësuar abuzuesin me justifikimin e natyrës mashkullore. Po ta mendojmë pak çfarë faji kanë ato vogëlushe që ende pa mbushur moshën shkollore abuzohen?

E duke vijuar kështu, duket sikur shoqëria jonë po bëhet imune nga lajmet e dhunës apo dhe të vdekjes duke ngritur supet sikur është fati që e ka në dorë. Ky shekull i virtualitetit dhe shpikjeve të mëdha nuk e zhvilloi ashtu siç duhet njeriun brenda tij.

Thelbin ja la po ashtu duke e kalbur, larg shpresës për përmirësim. Akoma gjejmë mendësi të prapambetura ku thuhet se të lindesh burrë është ende privilegj, ndërsa të jesh grua është taksirat i njëmijë gjërave që duhet të mbartësh, kafshime të qindra herëve të gjuhës për fjalët që ndalohen, të fshehjes së dëshirave aty në shpirt, të kapardisjes çdo minutë të ekzistencës.

Këtë gjë madje e vërtetojnë edhe emrat e vajzave të reja të cilat që në lindje emrin e kanë Mbarime, Sose, apo Helme, pasi prindërit nuk u gëzuan aq shumë për gjininë  e tyre.

Jo vetëm kaq, por kushdo vajzë apo grua sot është e rrezikuar, qoftë ajo sanitare, rrobaqepëse, e papunë apo dhe gjyqtare.

Është një rrezik që të fut ankthin dhe tmerrin duke menduar që një jetë gruaje vlen kaq pak nëse ashtu dëshiron apo i teket një burri. Mos iluzioni se duke parë gratë që shkojnë në punë, hipin urbanit e zbresin makinave kanë arritur mirëqenien që duhet.

Mbrapa dyerve të shtëpive askush nuk sheh se sa shumë prej tyre iu kërkohet llogaria e çdo qindarke të shpenzuar apo minute të vonuar.

Ka dhe disa prej tyre që punojnë, mbajnë familjen dhe sërish burrin ia quajnë shtyllën e shtëpisë, sepse ashtu e do zakoni.

Ndaj duhet reflektuar seriozisht, duke çuar zakone të tilla njëherë e mirë në muze. Ndërsa në institucione dënimi të shkojnë dhe aty të mbeten të gjithë ata që gruan e konsiderojnë pronën e tyre, apo e sundojnë sepse mendojnë se munden.

Barazia nuk është lojë fjalësh, por jetësore për çdo qenie njerëzore duke i dhënë vlerë qenies dhe jo gjinisë.

(TIRANA TODAY)

*Sociologe

Tags: barazia gjinoreburratdhunohenfemratgruajapsevriten

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

Ende alarmante situata nga zjarret, shënohen 10 vatra në 24 orët e fundit

Gafa e UEFA-s: De Biasi ende trajner i kuqezinjve

Gafa e UEFA-s: De Biasi ende trajner i kuqezinjve

Koreja e Veriut tjetër test bërthamor, shkakton tërmet artificial 6.3 ballë

Koreja e Veriut tjetër test bërthamor, shkakton tërmet artificial 6.3 ballë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com