Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Berisha ka vënë në shënjestër dyshen Rama-Vuçiç

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Berisha ka vënë në shënjestër dyshen Rama-Vuçiç

Nga: Andi Bushati

Që prej ditës që u bë nismëtari i një rezolute të hedhur poshtë nga shumica socialiste, për dënimin e genocidit serb në Sebrenicë, në mënyrë të vazhdueshme dhe me një këmbëngulje gati manjakale, Sali Berisha po sulmon dyshen Rama-Vuçiç. Këtë e përsëriti edhe gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD, aty ku ky forum ishte mbledhur për të zgjedhur kryesinë e re të partisë dhe jo për të ridizenjuar politikën e jashtme të kësaj force.

Duket qartë se Berisha ka vendosur të shfrytëzojë çdo rast për të treguar me gisht lidhjen okulte të dy njerëzve të fortë të Tiranës dhe Beogradit.

Në pjesën më të madhe të atyre që thotë, ai ka të drejtë. Edi Rama dhe presidenti serb kanë krijuar një marrëdhënie që e tejkalon në mënyrë të dukshme suazën e detyrave që ata mbajnë. Kryeministri ynë ka shkelur edhe mbi vijat e kuqe të politikës sonë të jashtme, sa herë që i është dashur të mbrojë partnerin e vet në Beograd.

Ai ka kritikuar të gjithë liderët e Kosovës, pa përjashtim, duke qenë në krah të Vuçiçit. Ai, ndryshe nga gjithë vendet e perëndimit, ka fajësuar qeverinë e Prishtinës për mospërparimin e dialogut serbo-kosovar, duke thënë se këta të fundit e përdorin atë për qëllime të politikës së brendëshme. Ai nuk ka gjetur dot një fjalë për të dënuar mospranimin e fqinjit tonë sllav për ti vënë sanksione Rusisë, ndërkohë që ka vizatuar një tabllo të rreme, duke glorifikuar vetëm rreshtimin e Beogradit përkrah botës perendimore, me votën në OKB kundër agresionit mbi Ukrainë.

Po ti shtosh këtyre edhe falenderimet e Vuçiçit, se Edi Rama e ka mbrojtur Serbinë në NATO, deklaratat e tij se ne “do ta pengojmë votimin e një rezolute kundër genocidit serb në parlamentet tona mike”, qëndrimi i Berishës për shndërimin e Tiranës në një “Beograd të vogël” zë edhe më shumë peshë.

Por pyetja shtrohet: pse po e bën ai këtë? Pse po këmbëngul me kaq forcë? Pse po insiston, kur dihet se nga kjo kauzë nuk merr ndonjë përfitim të ndjeshëm elektoral?

Ndonëse e pa, që kur thirri një tubim proteste për të kundërshtuar vizitën e Vuçiçit në Tiranë, ai u bojkotua, ndonëse e ndjen që ky ligjërim, që në Kosovë mund të ndezë gjakrat, në Shqipëri përcillet me indiferencë, Sali Berisha vazhdon ti bjerë me kokë të njëjtit mur.

Natyrisht që ai e ka një qëllim, i cili më shumë sesa nga një ekses i papritur patriotizmi, nxitet nga një kalkulim i pastër politik.

Së pari, ndryshe nga apatia e deritanishme e PD-së bashiste, ai e ka kuptuar se një nga kolonat e lobingut ndërkombëtar të Ramës mbështetet mbi premisën e krijimit të paqes në këtë rajon, përmes afrimit të liderëve të dy kombëve më të mëdhenj të tij.

Ai ka qenë i pari që, për ta kundërshtuar këtë, u bë flamurtari i betejës për mos shkëmbimin e territoreve dhe popullësive. Ai e ndjeu se një projekt i tillë, që kishte nga pas edhe Aleks Sorosin edhe Toni Blerin edhe mjaft personalitete të perëndimit, që e patën shpënë atë deri në zyrën e Xhon Boltonit, do hapte rrugën e sundimit të gjatë të Vuçiçit dhe Ramës mbi vendet e tyre. Ai e di gjithashtu se të njëtët faktorë janë sërish në lojë, duke kthyer xhaketën e mbrojtësit të një Ballkani me kufij të pastër etnikë dhe me mure të ngritur dhe duke u shndërruar në predikuesit e një hapsire pa barierra dhe pa kufij, si “Open Balakn”.

Por, që nga projekti, tashmë i lënë pas, i shkëmbimit të territoreve e deri tek tjetri, që nisi fillimisht me emrin mini-shengen, në jetën politike të Sali Berishës ndodhi një ngjarje jo e vogël.

Ai u shpall non grata nga SHBA me gjithë konseguencat e një izolimi të thellë ndërkombëtar që mund të jenë rrjedhojë e një ndëshkimi të tillë.

Prandaj beteja aktuale e Berishës në denoncimin e dyshes Rama-Vuçiç nuk bëhet vetëm për të moslejuar që ata ti imponohen popujve të tyre përmes aureolës së faktorit të patejkalueshëm të stabilitetit rajonal. Më shumë sesa për të luftuar këtë binom, halli i Berishës është personal. Ai do të çajë rrethimin diplomatik që i ka ardhur si pasojë e dekretit të sekretarit Blinken.

Dhe për për të arritur këtë nuk ka rrugë më të mirë sesa ti shkelë syrin të gjithë faktorëve që janë kundër projekteve të dy autokratëve të Tiranës dhe Beogradit. Berisha është i ndërgjegjshëm se Gjermania e minoi deri në ekstrem idenë ogurzezë të ndryshimit të kufijve. Ai e di gjithashtu, se nga Merkel tek Scholz kanë këmbëngulur për procesin e Berlinit duke e injoruar “Ballkanin e hapur”.

Prandaj goditja e pareshtur e binomit Rama-Vuçiç i ngjan në thelb dashurisë befasuese dhe të papritur që lideri demokrat pati në moshë të thyer për vlerat e konservatorizmit. Si njëra dhe tjetra janë lëvizje për të peshkuar aleatë të rinj në arenën ndërkombëtare.

Ndonëse Berisha është i ndërgjegjshëm se nuk i shkakton ndonjë dëm të madh elektoral Edi Ramës duke e vizatuar si pro serb, ai e ka këtë një lojë për konsum të jashtëm. Një nga rrugët më të sigurta që ka, për të kapërcyer izolimin e non grata-s, është që të bëjë për vete ata ndërkombëtarë, jo të pakët, që janë afishuar vazhdimit kundër projekteve personale të liderve të Beogradit dhe Tiranës. /Lapsi.al

 

Tags: ramaVucic

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Kleçka e punësimit, rritja më 2021 erdhi nga pensionistët. Për popullsinë në moshë pune kishte rënie

Kleçka e punësimit, rritja më 2021 erdhi nga pensionistët. Për popullsinë në moshë pune kishte rënie

Reshje të izoluara shiu në zonat veriore, si parashikohen temperaturat për sot

Reshje të izoluara shiu në zonat veriore, si parashikohen temperaturat për sot

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Vlorë, ja kush është pronari i “Audit”

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Vlorë, ja kush është pronari i "Audit"







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com