Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Provimi i policisë nuk merret me 5 mijë euro, por e vërteta është se…”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Provimi i policisë nuk merret me 5 mijë euro, por e vërteta është se…”

Pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili duke iu referuar “qytetarit dixhital”, shprehej se për të kaluar testin e provimit për shkollën e policisë duhet të paguash një shumë prej 5 mijë eurosh për t’u pranuar ka reaguar Ministria Brendshme.

Institucioni i MB-së njofton se statusi i publikuar nga Berisha në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i një gënjeshtari recidivist me qellim baltosjen e policisë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme:

Lidhur me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku një prej aplikantëve pretendon se pas përfundimit të testimit për “Patrullë e Përgjithshme” nuk është njohur me pikët dhe nuk janë publikuar ende listat duke aluduar për favorizime, sqarojmë se:

Në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua testimi i kandidatëve që konkuruan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin ‘Patrullë e Përgjithshme’.

Faza e parë, ishte testimi me shkrim që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik.

Në këtë testim morën pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkuruan për 150 vende në Policinë e Shtetit.

Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA.

Sqarojmë opinion publik, se në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë.

Rezulatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korigjimi.

Gjithashtu në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale apo në email, të gjithë ata aplikantë që kanë kërkuar ndihmë për t’u njohur me rezultatin u është kthyer përgjigje menjëherë duke iu dërguar linkun e shpalljes.

Ditën e hënë, datë 22 tetor, do të njoftohen aplikantët që do shpallen fitues të fazës së parë për të vijuar fazat e tjera të konkurimit.

Çdo aludim tjetër është dashakeq dhe me qëllimin e vetëm për të përbaltur procesin tejet transparent që po zhvillohet.

Statusi i publikuar, në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i radhës i një gënjeshtari recidivist.

Përsëri një tentativë për të hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit.

Organizimi i provimit ishte model, një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, që autori i shpifjes nuk mund ta kuptojë pasi në kohën e tij, studentët i zgjidhte Partia dhe për më teper ai është autori i mbylljes famëkeqe të shkollës së lartë të Policisë që i solli një dëm të jashtëzakonshëm Policisë duke i hapur rrugën medioritetit dhe pa aftësisë profesionale.

Ministria e Brendshme fton çdo aplikant që ka paqartësi apo ankesa t’i drejtohet Akademisë së Sigurisë, Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, si dhe SHÇBA-së, duke iu garantuar profesionalizëm dhe paanësi në trajtimin e çdo shqetësimi apo ankese.

Denoncimi i plotë i ish-Kryministrit Berisha:

Pazari me provimin e policise arrin ne 5000 euro! sb

Mirembrema Doktor . Sot u zhvillua provimi me shkrim per akademine e policise . Megjithese ishte nje teze super skandaloze nga ministria e arsimit , na thane qe pergjigjet do ti marrim menjeher pas peefundimit te testimit , meqense sipas tyre cdogje korigjohet me sistemin scantron , pra elektronike .

Si ka mundesi qe akoma nuk kane dale pergjigjet , kur ka kaluar gjysma e dites .

Ku eshte transparenca dhe modernizmi i policise se shtetit . Turp i madh , sepse testimi ishte me Laps te zi dhe mundesh shume leht ti fshije apo ndryshoje pergjigjet , manipulim super i lehte .

Pse nuk dalin dhe ta pranojn se lista e Fituesve qendron nen sirtaret e drejtuesve te policise , ku vetem sipas merites nuk ka perzgjegje te fituesve . 3- 5 mij euro ishte zarfi nën dore per te qen fitues .

Turp se na mburret ai i gjati per meritokraci .

Anonim tlt se kan per te na iheq fare edhe ato pike qe i kemi tonat .

Tags: ështëeuroi policisëme 5 mijëmerretpor e vërtetaprovimi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
Dështon operacioni për kapjen e Klement Balilit

Dështon operacioni për kapjen e Klement Balilit

Video mallëngjyese/Granit Xhaka dhe Leonita surprizojnë tifozin e veçantë

Video mallëngjyese/Granit Xhaka dhe Leonita surprizojnë tifozin e veçantë

Skënderbeu ngjitet në krye, vendosin John dhe ‘perla’ e Bregut (Video)

Skënderbeu ngjitet në krye, vendosin John dhe ‘perla’ e Bregut (Video)







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com