Opozita ka dalë sërish në mbështetje të banorëve të “Astirit”, të cilët sot e kanë zhvendosur protestën e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda. 11 prej tyre, do të njihen me masën e sigurisë nga gjykata, ndërsa deputetët e PD kërkuan të ndjekin seancën nga afër.
Kanë qenë deputetët e PD ata që janë përplasur me policinë, pasi nuk kishin konfirmim për pjesëmarrjen e tyre në seancë. Pas këmbënguljes së deputetëve të PD, ata janë lejuar të kalojnë në derë të gjykatës.
Deputeti Ervin Salianji shkruan në Facebook se nëse proteston dhe mbron banesën, qytetarët përfundojnë në burg.