Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Protesta/Si Zëri i Amerikës “zhduk” Monika Kryemadhin (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Foto pikante/Gjithçka nga tubimi opozitar

Protesta e opozitës gjatë ditës së djeshme ka marrë vëmendjen e mediave si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndërkohë një fakt është vënë re gjatë ditës së djeshme, ku Zëri i Amerikës në “Ditarin informativ” ka raportuar për protestën e opozitës, ndërsa emri i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi nuk është përmendur fare në kronikën e përgatitur.

Kronika nga fillimi në fund fliste për kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili adresonte problematikat dhe dështimet e qeverisë Rama. Ndërkohë ditë më parë, Kryemadhi i ka dërguar një letër ambasadorit Lu në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, pasi sipas saj, ajo është zgjedhur në rrugë antikushtetuese.

Në kthimin e përgjigjes së letrës së Kryemadhit, vetë ambasadori Lu ka rikonfirmuar  qëndrimin e mëparshëm, ndërsa është shprehur se ai mbështet alternativën jo me 3/5 e votave, por bazuar tek propozimet e EURALIUS dhe OPDAT.Partia e Kryemadhit është në një betejë të hapur me SHBA dhe BE për reformën në drejtësi, gjë që u vu re edhe në fjalimin e Kryemadhit në protestë

Raportimi i “Zërit të Amerikës”

Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale.

Zoti Basha tha se sot është dita e largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Shqipëria e Edi Ramës ngjan me shtetet e falimentuara të Afrikës dhe Azisë, trafiku i drogës drejtohet nga i pari i vendit, si Nikaragua ku fushata financohet me milionat e drogës, si Afganistani, ku vëllai i kreut të ekzekutivit është trafikanti më i madh i drogës” – tha ai.

Zoti Basha tha se banda në qeveri po realizon projektin e saj për pushtet absolut me përqëndrimin në pak duar të pushtetit politik dhe ekonomik të vendit, me eksodin e shqiptarëve, me izolimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka as Europë, as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se opozita do një qeveri të dalë nga vota e lirë, e lirë nga krimi dhe oligarkia, për të punuar dhe ndërtuar, dhe që prodhon mirëqenie për të gjithë, një shoqëri me dinjitet për të gjithë.

“Ne duam drejtësinë që ka Europa, duam lirinë dhe dinjitetin që ka Europa, duam qeverisjen e Europës, shtet të drejtë për të gjithë. Jo për t’u bërë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan” – tha ai.

Kryetari i opozitës tha se sfida e PD-së është përballja dhe rezistenca kundër kësaj të keqe, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat njerëzore.

Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim. Qindra forca rendi u kujdesën për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e përplajseve dhe proishjen e qetësisë publike.

Tags: AmerikësKryemadhinprotestaVideoZerizhduk

TË LIDHURA

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës
Politikë

Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës

17:57 | 03/02/2026
Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët
Politikë

Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët

17:39 | 03/02/2026
Next Post
Buffon feston 40 vjetorin (Foto+Video)

Buffon feston 40 vjetorin (Foto+Video)

Protesta/Vasili: Rama drejt kolapsit, s’përmbahet “uragani” popullor

Protesta/Vasili: Rama drejt kolapsit, s’përmbahet “uragani” popullor

Shkëlqen elbasanasi, rikthehet me supergol (Video)

Shkëlqen elbasanasi, rikthehet me supergol (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

by mirseda
18:21 | 03/02/2026
0

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është...

Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës

Takimi i Salianjit në Fier: Kritika të forta ndaj Berishës

17:57 | 03/02/2026
Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët

Ervin Salianji nis takimin në Fier, pritje e entuziaste nga demokratët

17:39 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

17:12 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com